Massimo Oddo tranjeri i ri i Udineses

21 Nëntor 2017, 16:35Sport TEMA

Massimo Oddo është zyrtarisht trajner i ri i skuadrës së Udineses.

Klubi Friulian ka njoftuar se ka zgjedhur në krye të pankinës së tyre ish trajnerin e Pescara.

Oddo zëvëndëson këtë deytrë Delnerin i cili u larguar pas humbjes së pësuar në shtëpi nga ana e ekipit të Cagliarit.

Oddo është prezantuar tek ekipi i tij i ri duke u shprehur se objektivi kryesor do të jetë mbijetesa në Serinë A.

“Objektivi primar është të qëndrojmë në Serinë A, por mendoj se kjo është e padiskutueshme. Shoqëria më ka kërkuar që të punoj shumë dhe të çoj emrin e Udineses aty ku i takon.

Është një ambient shumë simpatik, ku do të kem mundësinë të heq epitetin e një trajneri që fiton në Serinë B dhe humbet në Serinë A. Keqardhje për Del Nerin, por futbolli kështu funksionon dhe puna jonë lidhet ngushtësisht me rezultatet”, tha Oddo. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje