“Në Shqipëri do ndërtohen dy aeroporte të rinj, ja në cilat qytete. Audit rrugës Tiranë-Elbasan, përfundon vitin tjetër”

21 Nëntor 2017, 11:36Politika TEMA

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka qenë prezent ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku ka folur për buxhetin e 2018-s dhe projektet e qeverisë.

Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë hasur probleme gjatë kësaj kohe, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës.

Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesën tjetër që shkon në Sarandë”, tha Gjiknuri.

“Do të vijojmë me plotësimin me të gjitha standardet të aksit Kashar-Rrogozhinë, si dhe përmirësimin e senetit nga Plepat në Fier, që nuk përfundoi asnjëherë, pasi ka shumë mbikalime dhe rreth-rrotullime të papërfunduara”, tha ministri.

“Do të bëjmë By-pass-et shumë të rëndësishme të Fierit dhe të Vlorës, që janë kthyer në gangrenë, dhe nyje problematike gjatë verës.

Ky buxhet i garanton. Ndërkohë, bashkë edhe me Fondin e Zhvillimit, kanë nisur rrugë si ajo e Lumit të Vlorës, si dhe do përfundojmë Kardhiq-Delvinë.

Ky buxhet do të garantojë nisjen e Rrugës së Arbrit, pasi të lidhet kontrata do të nisë puna dhe ajo do të kthehet në një nyje ndërkombëtare që do të lidhet me Maqedoninë, që do të jetë dhe nyje e rëndësishme e shkëmbimit ekonomik mes dy vendeve.

Është një buxhet i konsiderueshëm për infrastrukturën rrugore, nuk është i mjaftueshëm për gjithçka, por për infrastrukturën për këto 4 vjetë, dhe sidomos buxheti i këtij viti, bëjnë që të përfundojmë segmentet e nisura dhe hapja e të tjerave që i shërbejnë Shqipërisë për t’u kthyer në një nyje rajonale të tregtisë, duke eliminuar shumë probleme që kanë hasur qytetarët”, vijoi më tej ai.

Gjiknuri njoftoi gjithashtu edhe kryerjen e një auditi sa i takon investimit në rrugën Tiranë-Elbasan.

Projekti ka probleme serioze dhe shembull tipik i rrugomanisë. Duam që rruga të përfundojë sa më parë, por edhe të dalin përgjegjësitë”, u shpreh ai.

Gjiknuri tha se buxheti parashikon investime të tjera, siç është korridori veri-jug, që është pjesë e korridorit Ionian-Adriatik dhe që do të ndihmojë që Shqipëria të lidhet më mirë me vendet fqinje.

Ministri njoftoi edhe planet e qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend, konkretisht në Sarandë dhe Vlorë.

Kemi plane për ndërtimin e aeroporteve të reja.

Një konsorcium turk ka shprehur interes për aeroportin e Vlorës dhe po bën fizibilitetin, ndërsa synim mbetet edhe një aeroport turistik në Sarandë.

Me kapacitetet turistike që ka Saranda, ka mundësi që ta justifikojë ngritjen e një aeroporti”, tha Gjiknuri.(TemA)

17 komente në ““Në Shqipëri do ndërtohen dy aeroporte të rinj, ja në cilat qytete. Audit rrugës Tiranë-Elbasan, përfundon vitin tjetër””

  1. Kosovari says:

    Keni harruar edhe aeroportin e Ndroqit

  2. Kuq e zi says:

    Po aeroporti i kukesit do mbyllet?
    Meqe ka 5 vjet qe pret te hapet….

    1. Flamur says:

      Po pse kujtove se do vihej në punë megjithmend? Ata filluan të flasin për të vetëm se donin ti shtynin kontratën koncesionarit të Rinasit që ta shiste më shtrenjtë te kinezët. Tani për çdo aeroport të ri i zgjatet edhe më shumë kontrata atyre. Aeroporti i Sarandës nuk ka kuptim se është ai i Korfuzit …po ta ndërtonin në Gjirokastër te vendi i aeroportit ushatrak do kishte më kuptim….dhe një autostradë që ta lidhë me Sarandën.

  3. ali vlora says:

    O Kosovar ! Do te behen ki besim. Rrofsh per humorin . Tung.

  4. Ding says:

    Qfar genjeshtre keta rilindja e karit kurr nuk thojne kemi bere po do te bejme qfar propogande e mutit – e bejn me mire biznesin e droges se te tjerat njerzit vuajn per buke ata tallin bythen me popullin – rrace e qelbur

  5. Viroi says:

    O Gjiknur! Hidhi nje asfalt rruges Tepelene-Sevaster (Vlore). E kane bere italianet para 100 vjetesh, shqiptaret se shtrojne dot. Njerezit aty levizin si ne mesjete.

  6. Rakagjozi says:

    Mos harroni edhe portin e Karpenit!

  7. perkthyesi says:

    E kam thene dhe here te tjera ne komentet e mia, dhe po e perseris , rruga Tirane – Elbasan, u be si perrallat e Nastradinit!! Te kjo rruge, mendoj se jane bere vjedhje te llahtarshme, ndryshe nuk ka si shpjegohet shtyrja e saj disa here! Nuk e di ne se kam te drejte apo jo, por mendoj se as vitin tjeter, kjo arterie nuk ka per te qene gati….!

    1. mirel says:

      Po e kane radhen keta tani per vjedhje. Dhe Ramuti e Gjiknuri do brjne aeroport ne Vlore po do hapin aksin Fier Tepelene.
      Padtaj do kujtohen qe te hapin rruge dhe ne Vlore.
      Si duket aeroporti ne Vlore ju duhet per drogen, meqe skafet po i kap guardia di financa
      Ka Shqiperia per ta mjele akoma.

  8. Klimax says:

    Jo vetem pashaliman, por edhe hava liman per Vloren!!!!!

    1. Kuq e zi says:

      Po pra… per barazpeshe duhet dhe janullemenerja

  9. liu says:

    Tirane Elbasan? Po sikur e ndertoi Saliu ?! Apo do vini tabelat ju…sharlatane..

    1. Ben says:

      Qa karin beri Saliu mor te keqen beton pa ura mbi kalime po pse standarte Jan kto apo si rruga kombit me gropa e me dele lop pa mbi kalime trafik ndarset. I qin ropt salihu me lulushin me fondet

  10. Peqinasi says:

    Vallahi ne Peqin na duhet nje aeroport, se kam shtepine aty. Shume flm zoti kryeminister.

  11. Brahoo says:

    Fizibilitetin me te madh e ka aeroporti i Lazaratit.

  12. Lili says:

    Edhe nje aerodrom kosmik per me shkue ne pbbbs…ames!SE CDO GJE TJETER E KEMI REGULUAR

  13. titi says:

    edhe nje rrethrrotullim ketij timit per ti ardhur anash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje