“Pastrimi i Shqipërisë”, Rama: Ju e dini sa e dua unë Voltanën, por këtu s’ka lojëra me plehrat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar praninë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi në takimin për aksionin e madh të pastrimit të vendit.

Në fjalën që mbajti në aktivitetin  “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Rama tha se për pastimin e vendit nuk duhet të ndahemi majtas apo djathtas, s’ka lojë me plehrat.

“Ju e dini sa e dua unë Voltantën por këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra.

Boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashket, është detyra jonë që ne të heqim plehrat.

Shqiptarët edhe në shtëpitë më të varfra nuk janë pisanjosë”, tha Rama.

Më tej Rama  u shpreh se në hartën e Shqipërisë aktualisht ndodhen 9000 grumbullime plehrash, dhe u zotua se për 6 muajt e parë të vitit 2018, ndotja do të ulet ndjeshëm dhe do ketë masa drastike ndaj kujtdo që ndot mjedisit.

“Sot kemi situata dramatike, plagë të hapura në territor, në të gjitha aspektet e këtij fenomeni të tmerrshëm të ndotjes, ku prek trupin e vendit dhe të njeriut, pa mëshirë, si rezultat i mos marrjes së përgjegjësisë nga asksush.

Në shifrat zyrtare  thuhet se një individ 400 kg mbetje në vit, nga të cilat 40 kg shkojnë për riciklim, pjesa tjetër nuk dihet ku shkon. Janë fotografuar vend hedhje pa kriter , pa karar, plehrash në të gjithë hartën e Shqipërisë. Ky vend ka vetëm një mundësi reale për të qenë konkurrues në një treg shumë të hapur, për të shfrytëzuar bukurinë e vet që ja ka falur Zoti.

Është aset që çdo njeri prej nesh duhet ta ruajë si dritën e syve. Gjithë ky shpërdorim i kësaj bukurie, apo përdhunim i trupit të bukur të Shqipërisë kthehet në dëm me shumë kosto për shëndetin tonë, të fëmijëve tanë, për çdo akt papërgjegjshmërie që secili bën.

Çdo ditë do jemi të angazhuar me të gjitha forcat në territor, duke vënë në dispozion të operacionit të gjitha mjetet e mundshme, në mënyrë që Shiqëria turistike të jetë shumë më e lehtësuar nga barra e plehrave. Në këto 6 muaj do bëjmë ndërhyrje të rëndëssishme për të ndërtuar mekanizma efikasë, që ajo që do arrijmë në 6 muaj mos të përmbyset në 6 muajt e ardhshëm por të përparojmë nga starti.” – tha Rama.

Më herët para fjalës së Ramës, Voltana Ademi tha se bashkitë nuk kanë fondet e mjaftueshme, nuk kanë vende për depozitimin e mbeturinave, ndërkohë që gjobiten sipas saj dhe për këtë nuk mund të ketë zgjidhje me gjoba.

“Janë gjobitur krerët e bashkive për mungesën e vendgrumbullimit të mbeturinave. Shumë nga bashkitë nuk kanë vend të depozitojnë.

Nuk mund të operojmë përmes gjobitjeve, bashkitë nuk mund ta bëjnë kështu.

Mungojnë fondet për investime dhe operime në nivel kombëtar, duhen bërë me urgjencë”- tha ajo.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Pastrimi i Shqipërisë”, Rama: Ju e dini sa e dua unë Voltanën, por këtu s’ka lojëra me plehrat”

  1. fantoma says:

    Atë që “shqiptarët… nuk janë pisanjosë…”, ç’e deshe zoti Kryeministër…?! Nuk lahet muti me shurrë dhe … do të ishte shumë bukur, sikur gjerat të rregulloheshin “me një të rënë të lapsit”… !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *