Rama: Operacion 6 mujor për pastrimin nga plehrat. Policia e shtetit do gjurmojë krimin mjedisor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Rama paralajmëron përmbysjen e situatës me mbetjet në vend, të cilën ai e cilëson si dramatike, përmes një operacioni 6 mujor në territorin e vendit, në mënyrë që Shqipëria të lehtësohet nga barra e plehrave.

I pranishëm në prezantimin e aksionit “Ta pastrojmë Shqipërinë” Kryeministri theksoi se qeveria është e vendosur  për ndërhyrje në gjithë territorin, por edhe për ndërtimin e mekanizmave efikasë të monitorimit të situatës.

“Sot thuhet në shifrat zyrtare se një individ gjeneron 400 kg mbetje në vit nga të cilat 40 shkojnë për riciklim, pjesa tjetër nuk dihet ku shkon.

 Pamja e hartës së fotografive të bëra është tragijke. Në një mobilizim të shpejtë të një grupi njerëzish vullnetmirë, janë fotografuar 9100 vendgrumbullimi mbetjesh.

Ka vetëm një mundësi reale për të qënë konkurues në një treg shumë të hapur dhe për të prodhuar mirëqënie: të shfrytëzojmë bukurinë e vendit, që ia ka folur zoti apo natyra.

Ne jemi shumë të vendosur që ta përmbysin këtë situatë dramatike, e për këtë arsye, aksioni nuk do mbarojë me pastrimin një ditor, por do vazhdojë me një operacion 6 mujor që do përfundojë në 24 Maj të 2018.

Do angazhohemi në territor me të gjitha forcat duke përdorur të gjitha rrugët e komunikimit, të gjitha mjetet, në çdo nivel, në mënyrë që Shqipëria turistike e sezonit të ardhshëm të jetë e lehtësuar nga barra e plehrave në të gjithë trupin e vet. “- tha Rama.

Kryeministri shtoi se në mekanizmin e inspektimeve mjedisore do të angazhohet aktivisht edhe policia e shtetit.

“Nuk mund më që policia e shtetit ti rrije larg zhvillimit kriminal mbi territorin që është bërë zakon si ngrënia e vaktit të ushqimit. Nuk mundet më që ne të jemi vetëm në pozita reaguese, kur një komunitet denoncon një vendgrumbullimi, shkon e reagon policia. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu.

Unë jam besimplotë që duke përfshirë policinë e shtetit në këtë proces dhe duke përfshirë krimin mjedisor në detyrat e policisë së shtetit, situata do të ndryshojë rrenjësisht siç ndodhi me ndërtimet pa leje që është krim në vetvete dhe ka brenda shumë vepra penale.

Duke përfituar nga eksperienca e suksesshme e planit kombëtar kundër kanabisit që na çoi në thuajse një çrrenjosje të plotë, do të vijojmë duke e ndarë Shqipërinë në parcela përgjegjësie për çdo qark. Ne do bëjmë të njejtën gjë me këto spote të papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive.”- tha Rama. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama: Operacion 6 mujor për pastrimin nga plehrat. Policia e shtetit do gjurmojë krimin mjedisor”

  1. Koke Malçi says:

    Duhet operacion i gjate dhe ne shkalle vendi PER GRUMBULLIMIN E ARMEVE DHE PAJISJEVE E MUNICIONEVE LUFTARAKE.
    Merret harta e vendit, ndahet ne kuadrate dhe çdo kuadrat spastrohet njehere e mire nga armet. Emrat e shtetasve qe jane kontolluar kalohen ne kompjuter bashke me nje deklarate ku pranojne se nuk kane arme ne shtepi.
    Nese nje dite zihen me arme ne dore apo ne banese, atehere vete deklarata e tyre i ben fajtore para ligjit, plus denimi sipas kodit penal!
    Kaq! Nuk duhet ndonje filozofi e madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *