Shpërndante “ekstazi” në gjimnazet e Tiranës, pranga 30 vjeçarit që u kthye në “tmerrin” e të rinjve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Efektivët e kryeqytetit kanë arrestuar sot një të ri që shpërndante ekstazi pranë gjimnazeve të Tiranës.

Mësohet se ai është identifikuar si Erind Krakulli, 30 vjeç.

Nga informacioni zyrtar, bëhet me dije se arrestimi i tij u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:

Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi),

• 1 (një) krehër pistolete model 54,

• 4 (katër) fishekë luftarake model 54,

• 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *