Si mund të hiqet kryeprokurori nga duart e Ramës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Skadimi i mandatit të Adriatik Llallës duket se ka ndezur një përplasje të re në vend. Nga njëra anë janë socialistët që numërojnë ditët me gishatat e dorës, për të hequr qafe sa më parë, një njeri të vendosur me votat e dyshes Berisha- Meta. Megjithëse gjatë ushtrimit të mandatit të tij ai nuk i ka futur asnjë gjemb në këmbë Rilindjes, përpos disa deklaratave, që më shumë kanë krijuar tym sesa kanë dhënë efekte, PS po e pret me padurim çlirimin e prokurorisë nga ai që e ka etiketuar si kundërshtar dhe vendosjen atje të një njeriu të saj.

Në anën tjetër është opozita që ka ngritur alarmin se socialistët po shfrytëzojnë vakumin ligjor (Kushtetuta e parashikon që kryeprokurori i ri t’i propozohet kuvendit nga Këshilli i lartë i prokurorisë që nuk është ngritur ende) për të vendosur të zgjedhurin e tyre në këto kohë të nxehta për prokurorinë.

Pikërisht në mes të këtij debati janë futur si pykë edhe specialistët ligjorë të OPDAT – Euralius që kanë bërë një propozim kontravers. Sipas tyre Adriatik Llallës nuk mund t’i zgjatet mandati përtej fillim dhjetorit. Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet, sepse organet e parashikuara nga reforma në drejtësi, nuk janë gati ende. Prandaj ata sygjerojnë zgjedhjen e një prokurori kalimatar (siç e parasheh ligji për prokurorinë). Por, ajo që bën më çudi në propozimin e tyre është se parlamenti këtë kryeprokuror mund ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë: Pra vetëm me votat e Edi Ramës.

Dhe këtu turbullia është e madhe. A mund t’i lihet në dorë Ramës zgjedhja e kryeprokurorit në kulmin e skandalit Tahiri? A mund t’i varen atij mëlçitë në qafë kur në rrejtën e hetimeve mund të bien edhe uqër të majmë në Durrës apo Elbasan?

Pra pyetja që shtrohet është e thjeshtë: në këtë periudhë konfuze a mund të vendoset në krye të organit të akuzës një njeri i kryeministrit?

Ata që duan të paqtojnë ujrat thonë se koha e tij në detyrë do të jetë e limituar (sa të zgjidhet këshilli i lartë i Prokurorisë) dhe për pasojë efekti i tij nuk do të ndihet shumë. Por, për këtë askush nuk jep garanci. Sepse siç është shtyrë deri tani ngritja e organeve të reja mund të degdiset për në kalendat greke, apo aq sa kohë t’i duhet mazhorancës për të zgjidhur hallet e saj.

Ka dhe një pretendim të dytë që tenton të qetësojë gjakrat. Sipas tij, reforma në drejtësi, tashmë në fuqi, i ka reduktaur ndjeshëm influencat e Prokurorit të përgjithshëm, dhe çdo vartës i tij me integritet mund të vazhdojë hetimin e dosjeve të nxehta pa pyetur për shefin që ka mbi kkokë dhe pa i dhënë llogari atij.

Atëherë, relativizojnë mbrojtësit e këtij pretendimi, nuk ka kuptim gjithë kjo zhurmë e madhe se kush po e kap prokurorinë.

Por paradoksalisht, ky argument, ngërthen mbi vete edhe të kundërtin e tij. Po atëherë, kur qenka kaq e parëndësishme pse u dashka zgjedhur kryeprokurori kalimtar (I përkohshëm) vetëm me votat e PS?

Po të shikosh se si e parasheh kushtetuta zgjedhjen e kreut të organit të ri të akuzës (Pas tre propozimeve që bën Këshilli i lartë i Prokurorisë i pa ngritur ende) ai kërkon 3/5 e votave të kuvendit. Madje madje, si garanci politike u vendos një dispozitë kalimtare që herën e parë ai të zgjidhej me 2/3 votave.

Pra, nëse në këtë moment jemi në një ngërç ligjor, nëse mekanizmi i plotë i paraparë nga reforma në drejtësi nuk është vënë ende në punë, përse mos zgjidhjej edhe pasardhësi kalimtar i LLallës me një votim konsensual, ashtu sikurse parasheh fryma e kushtetutës?

Nëse vërtet donin të tregoheshin dashamirës me Ramën specialistët e EURALIUS – OPDAT-it mund të kishin propozuar këtë rrugë. Së pari ata do ta zhvishnin kryeministrin nga akuzat se po kap prokurorinë. Së dyti nëse njerzit e tij dalin të pafajshëm nga hetimen ku janë përfshirë, Rama do të lehtësohej edhe nga hamendësmet se i ka mbyllur në mënyrë okulte këto çështje.

Dhe të gjithëve juristët ndërkombëtarë do të na shmangnin debatin e kotë se kush po e rëmben vendin bosh të Llallës. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Si mund të hiqet kryeprokurori nga duart e Ramës?”

  1. Populli says:

    Zoti Sygjarper, a mund te kete nje qeveri ne bote, te mandatuar nga populli, qe ta perdhunojne njerz te pazgjedhur nga populli?

  2. Kuq e zi says:

    Pra sipas teje meqe llalla si ka futur gjemb ps-se meriton nje mandat tjeter apo shtyrje afati?
    Sepse ky ka qene thelbi asnje gjemb per politiken nga kryeprikurori kjo eshte detyra e tij te mos lejoje gjembat
    Skam pare njeri qe te kundershtoje veten me kater rreshta
    Nga nje ane thua qe llalla eshte ok dhe eshte zgjedhur me votat e berishes nga ana tjeter trembesh se ps po zgjedh nje te vetin si te perkohshem
    Pra berisha paska petk per vendosje rama jo

  3. lora says:

    Andi! Propozoj qe te ndryshojme ligjin si e do ti dhe opozita qe tu a varim juve melçite e derrit, meqense je dhe mishengrenes.

  4. Boston says:

    Vetem sahan lepires eshte ky palo gazetar. Nuk i punon logjika e arsyetimit.

  5. ÇAPAJEVI says:

    More.Bushat pse bëhesh kaq merak? Deri tani i.ka Sala dhe soi yt jo PP Por gjithë sistemin e drejtësisë dhe mediat ku je edhe ti brenda me shume çanalistë se analistë nuk kemi. Le ta prpvojmë.njëherë edhe Ramën si kryezot prokurorë
    Ti.mos çaj kryt se bukë do hash me budallallëqet e tua se ti blen salush-lulushi.
    Tung çapajevi

  6. Devolliu says:

    Me bastard se ky gazetar, zor se mund te gjesh. Po mire mor shejtan budalla, kur vet e thua se ky prokurir ka qene i vendosur nga berisha – meta dhe kjo eshte e verteta, kur thua se ky prokuror vetem ka mbyllur dosje , kur kushtetuta thot shprehimishte se i mbaroi mandati e nuk duhet te rrije asnje dite me shume, kur thuhet se parlamenti ka te drejte qe prokurorin e perkoheshem e vendos me votat e pake me shume se gjysma e parlamentit, PSE sipas mendjes tende te “ndritur” spaska te drejte kjo mazhorance ta heq kete prokurir dhe te vendos tjetrin?. Je shume i urryer, dhe si ti edhe lubonja shkullaku e ndonje tjeter, sjeni gje tjeter vec plehra te ndyra, qe me shjrimet tuaja e qelbni keq kete vend.

  7. kasapi says:

    O Nipcja I Xhaxhi Hysniut; Mos ke ngrene ndonje gje te prishur dhe tani te vjen per te vjelle? Se raca juaj eshte mesuar te lepije ne shume kazane!

  8. Shkelcim Miri says:

    Ky urith bushati ky mi kanalesh a i lexon ndonje here komentuesit , ndjekesit e shkrimeve te tij , a e kupton se sa i pa besueshem dhe i nevertishem eshte bere

  9. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Ore Andi , shume i zgjuar je , pse nuk i besohet Rames kryeprokurori ??? Sepse ceshtja Tahiri eshte ne vorbull e siper ??? Jo ore analist bythlepires , te di shume ty , vecse te kujtoj qe ne kohen e qeverisjes nga Sali berisha shperthyen shume skandale dhe kryeprokurori ishte Llalla , ti ama nuk shkruajte gje , dhe asnje nuk tha qe prokurori i Sales do manaxhoje skandalet . Tani pse te djeg ty ?? Ku e ke hallin ?? Prandaj jane te perkohshmit ose quhen ministra , ose kryetar te prokurorise , te gjithe keta e bejne punen me se miri , qe mos te them qe do ta bejne me me zell , thjesht dikush te ka thene te shkruash ne kete menyre , dike ndihmon menyra se ti zoti analist e ngre temen e kryeprokurorit , nese kemi besim tek Rama ajo eshte puna e tjetr kujt , e popullit qe e votoj , dhe jo e jotja bythlepires , lapanjoz , u bere si konoshi i Lulit , po shkruaj nje shkrim qe te te mbajme mend , jo ne favor te Edit , se ate nuk e presim por te pakten 50-50 , qe te te respektoje dhe lexuesi , jo per gje por ti paguesh dhe bene karier vetem duke te lexuar populli dhe jo duke lepire vend e pavend…….

  10. Agron says:

    Ky ish miku Rames ka me shume frike nga Rama ,sa eshte i gatshem te harroje VRASJEN ne bulevard te 5 personave te pafajshem nga banditet e Lulushit me urdher te Sali/lulush dhe nuk i hyri gjemb ne kembe pasi as prokuroria as gjykata nuk bene punen qe duhej pasi jane ushtare te Sales , qe te pakten deri me tani nuk ka goditur as vrare ndonje person. Qe ka faj se beri Saje Qorrin minister pse i duheshin votat ne Vlore prape nuk konsiderohet faj pasi ky eshte sistemi qe ndertoi Saliu dhe hordhite e UDB. Rama nuk ka mesuar gje nga Salushi qe “mishi te piqet dhe helli mos te digjet”! Per kete nuk e kuptoj kete “intelegjentin” e perkedhelur sepaku 300 vjetet e fundit ! Ka ndonje inat personal me Ramen ndryshe nuk shpjegohet gjithe ky mllef i verber ! Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *