Debati në mbledhjen e Kukësit, Safet Gjici shpërthen në kërcënime dhe kritika ndaj lojtarëve

22 Nëntor 2017, 11:23Sport TEMA
Debati në mbledhjen e Kukësit, Safet Gjici shpërthen në

Humbja e pësuar nga Partizani këtë javë nuk është pritur aspak mirë në ambientin e kampionëve të Shqipërisë, veçanarisht tek presidenti i skuadrës Safet Gjici.

Ky i fundit ka shpërthyer në Kritika dhe kërcënime ndaj lojtarëve të tij për rezultatet e fundit që ata kanë marrë.

“Panorama Sport” ka zbardhur debatin që është zhvilluar djë në mbledhje ku vihen re kritikat e ashpra të presidentit Gjici.

“Çfarë ishte kjo humbje, si ka mundësi që jeni kaq të pafytyrë dhe më vini këtu. Është trup që mbani veshur fanellën e Kukësit. Jemi bërë për turp për fajin tuaj. Është totalisht faji juaj që ne ndodhemi në këtë gjendje. Nuk ka faj trajneri, ai e ka bërë punën e vet sepse është profesionist, ndërsa ju jo. Po ju them që keni dy rroga gjobë, të gjithë pa përjashtim! Do e shikoni ju që paguheni kot dhe talleni me lekët e mia.

Po i marrim gjërat një e nga një, shumë prej jush do ikin nga Kukësi nëse nuk fitoni dy ndeshjet e radhës. Mund të ketë nga ju që nuk është impenjuar maksimalisht, por mjerë ai nëse e ka bërë këtë”, ishte gjuha e Gjicit në mbledhjen e zhvilluar me lojtarët.

Por, ai ka debatuar ashpër dhe me Albi Allën të ciliti kërkoi llogari për gafën e bërë në golin e dytë. “Po ti çfarë e kishe atë gol të falur, si e bën atë gabim. Kush janë arsyet, për çfarë të kam marrë unë ty dhe të paguaj gjithë ato lekë, ma thuaj? Ke kaq ndeshje që vetëm bën gabime…”.

Ndërsa, lojtari kërkon falje. “Ishte gabimi im, gjëra që ndodhin në futboll. Ishte pa dashje, por unë ju kërkoj falje”.

“Jam shumë i zhgënjyer nga i gjithë ekipi, pasi kështu siç po vazhdoni nuk marrim dot jo titull, por nuk e di ku mund të përfundojmë. Por, unë s’do e lejoj këtë gjë sepse nuk mund të hedhë dot valle asnjë mbi kurrizin tim. Ju nëse vazhdoni kështu, do të ketë për të gjithë rishikime pagash”, theksoi Gjici. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje