FOTOT/ Bushati “thumbon” të rinjtë: Para "kafeneve" zgjodhën të promovojmë më tej Shqipërinë

22 Nëntor 2017, 12:24Sociale TEMA
FOTOT/ Bushati “thumbon” të rinjtë: Para

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hapur ekspozitën “ngjyrat e Shqipërisë” në qëndrën COD.

Ekspozita e konceptuar edhe si një bashkëbisedim me të rinjtë e ministrit Bushati për këtë nisme e cila ka hyrë në të tretin vit radhazi që zhvillohet dhe fituesit shpërblehen dhe me vlerë monetare.

Pikërisht ky ka qenë rasti që ministri Bushati ka zgjedhur të ‘thumbojë” të rinjtë që të jenë më të vëmendshëm ndaj aktiviteteve dhe organizimeve me rëndësi që zhvillohen në kryqytet por jo vetëm dhe të largohen nga mënyra sesi shumica e tyre e harxhojnë kohën e lirë.

Në një status në fb e tij, Ministri Bushati thotë:

“Ngjyrat e Shqiperisë”, #ColoursofAlbania, tashmë prezanton fotot më të realizuara edhe në COD, krahas disa prej vendeve kyçe të BE

Fotot më të mira, përzgjedhur mes 23 mijë fotove në garë, janë shembull i qartë për të kuptuar bukuritë dhe potencialin e pa shfrytëzuar që ka Shqipëria.

Një falënderim nga zemra për të ata të rinj që para “kafeneve”, zgjodhën të kalojnë pasditen duke bashkëbiseduar sesi mund të promovojmë më tej Shqiperinë tonë të bukur”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje