Gjykata lë në burg të “fortin” e Shkodrës dhe grupin e tij, të akuzuar për prostitucion

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e arrestit me burg për 7 anëtarët e grupit të vënë në pranga për prostitucion pak ditë më parë në kuadër të operacionin “Balerina”.

Kreu i grupit të prostitucionit sipas policisë është Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

ARRESTIMI:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

Një armë zjarri pistoletë.

Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *