Kur Basha e pranonte të vërtetën për kanabisin dhe deklaronte: Në territoret që kanë qenë problematike, nuk ka asnjë rast kultivimi këtë vit

Ka një ngecje të Partisë Demokratike në kauzën e drogës. Mesa duket nga përçarja brenda saj dhe nga mospasja e një plani për të dalë nga ajo gjendje, Basha ka zgjedhur të vazhdojë sulmet për drogën edhe pse, ai që ishte dje garanti i tij për zgjedhjet dhe dora e syi i Bashës në qeveri, Dritan Demiraj, ka pranuar në datën 07/07/2017 se “gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.”

Megjithatë, edhe pse ka thënë kështu në korrik të 2017-tës, Basha sot ka sërish refren drogën. Edhe pse sipas guardia di finanza janë identifikuar vetëm 88 raste kultivimi këtë vit, Basha sërish flet për kanabizim. Madje këtë fushatë e ka shtrirë edhe në mediat e huaja duke i nxirë faqen Shqipërisë me gazetarë anonimë e media fantazëm.

Deklarata e Demirajt në datë 07/07/2017

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndeve narkotike Cannabis Sattiva.

Në një njoftim, Ministria e Brendshme thotë se gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Edhe nga raportimet që Ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në mase të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjesuar.

Gjithashtu ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndeve narkotike të trasheguara nga viti i kaluar, në menyre që trafikimi i tyre jashte territorit të Republikës së Shqiperisë të minimizohet dhe parandalohet plotesisht.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *