Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta!

22 Nëntor 2017, 09:06Politika TEMA

Nga Alma Nikolli

Jo më larg se dje në një nga lokalet në dukje modeste të Bllokut, kamerieri ua ngriu buzëqeshjen në buzë dy djemve. Shqiptarit të parit, dhe pas përkthimit nga shoku edhe të dytit që ishte i huaj. Sapo u ulën në tavolinën ngjitur me trotuarin e fill pas tij me rrugën, djemve jo pa buzëqeshje iu tha: “Duhet të largoheni, sepse nuk lejohet me tuta!”

E dallova skuqjen e lehtë në faqe të shqiptarit, ndërsa gati “kokëulur” duhet të dilte nga “strehëza” prej druri, kurse miku i tij e pyeste anglisht “Ça?:

Kur kuptoi se fajin e kishin tutat e tij gri, joshqiptari ia dha një të qeshure të ngrirë dhe më pas më humbën nga sytë. S’e di për çfarë do kenë biseduar, por me siguri jo mbi dëshirën për t’u kthyer më në një lokal të tillë.

Në Bllok, me aq sa di unë janë së paku tre a katër lokale të tilla. Ke tuta veshur dhe je djalë, duhet të dalësh jashtë.

Nuk kam për ta kuptuar kurrë shkallën e lartë të rrezikshmërisë publike të një djali me tuta, por më vjen keq, sepse në këto vende në të shumtën e rasteve nuk mungon mirësjellja e stafit, as muzika e mirë dhe as arredimi i rehatshëm.

Madje, madje, janë të ndërtuara në atë mënyrë që ti mund të marrësh gotën e të ulesh në shkallë për të ndezur një cigare a për të pirë një gotë. Gati aq rehatshëm sikur të ishe me tuta!

E në diskutimet me miqtë, pasi jemi përballur me realitete të tilla kemi komentuar “askund në botënuk ndodh kështu”. Normalisht, mes nesh ka pasur edhe nga ata që kanë jetuar jashtë, apo që kanë vizituar disa vende, por asnjë prej nesh s’e ka parë gjithë botën.

Por, po prapë një rast i ngjashëm nuk është hasur kurkund në glob, së paku prej atyre që njoh unë. Vetëm në Shqipëri. Pse-në nuk e di, ndoshta del dikush që na e shpjegon.

Ndërkohë shqiptarë e joshqiptarë do duhet që edhe në një moment të lirë mbasditeje të përballen me absuriditete (mos)shërbimi. Sikur nuk mjaftojnë sorollatjet e paradites dhe turinjtë e varur të punonjëseve në sportele postash, sekretari mësimore, poliklinika apo dikur kur ishte e aksesueshme, në Bibliotekën Kombëtare.

16 komente në “Në lokalet e Bllokut nuk lejohesh me tuta!”

  1. Nikiu says:

    Na thuaj emrin e lokalit qe ta bojkotojme qe nga ky moment.

  2. Beny Londer says:

    Me vjen keq qe jeni e pa dale ju dhe miqte tuaj! Ky artikull eshte per te mare klikime ose per te bere debat se cfare mendojne shqipetaret! Por ne te gjithe boten ka lokale dhe hotele resorante qe pretendojne nje dekor te vecante per te hyre ne kto ambjente.

    1. .... says:

      Hall te madhe te ka gjet moj cuce ti dhe gazeten tema.
      Duhet ta kete fajin Neranxi ose Dulja …. pa tjeter gazetaret e temes do te bejne nje investigim.

  3. kashi says:

    mua me ka ndodhur qe mos te hyja ne nje nga keta lokalet ne tirane sepse isha me pantallona te shkurta

  4. Dori says:

    Ne jetojme ne Hollande.Sa per informacion ,femijet nuk lejohet te hyjne me xhupa ne mesim.po te doni ju jap emrin e
    shkolles se mesme ku studion femija im ta konfirmoni.Cdo gje sado e vogel qe ndosh ne Shqiperi behet artikull ne gazete.Shume e cuditshme.Nuk po lexojme nje artikull per se mbari,vetem politike e kafene

  5. shqiptari says:

    E ku esht e keqja ktu dhe ne diskotek nuk te len te hysh sportiv , çfar ka per tu skandalizuar , ai esht klub serioz ka rregullat e veta , kujt nuk i pelqen te shkoj diku gjetk , nuk me duket gje e pa goditur , nuk mund te hysh e me benevrek ku te duash ti ka dhe klube seriz mos behen te ter klube banal , ai qe del per shetitje nuk del me tuta , ti mund te besh çfar te duash por ja qe nuk mund te futesh kudo me tuata , as gje te keqe nuk shof ne kte mes , rregullat i vendos pronari lokalit , mjaft ngrihen lloj lloj alabakesh qofshin ata dhe te huaj se jo te ter qe jan te huaj jan te rregullt, ka halabak e pisanjos bota qe si afrohesh dot afer , me pelqen ky rregull edhe un po te jem me tuta do zgjedh nje klub te dores dyt , rregull qe duhet rrespektar mendoj un , brravo me pelqen.

  6. Nasi says:

    Bravo Alma ….. kjo eshte nje teme qe e shqeteson shume shoqerine sot…..

  7. Moisi Golemi says:

    Tutat jane per halabake. Mashkulli vesh pantallona ose xhins. Tutat jane krijuar si veshje per vrap, stervitje, etj. Pertacia e njeriut per t’i nderruar e veshur dicka tjeter, i ka shnderruar edhe ne “veshje te castit”. Tutat ne veshje tregojne moskujdesje per veten dhe mungese stili. Mire bejne qe i ndalojne aty. Edhe ai “jo-shqiptari” edhe kjo gazetarja “moraliste” duhet ta dine se tutat ndalohen ne shume vende te botes kur shkon neper clube, bare, etj. Keshtu qe, ik pirdhu tani e gjej ndonje teme tjeter per te shkruar, se ketu s’na the gje.

    1. edi says:

      O Moisi Golemi! A e di ti se cfare cmimi kane tutat firmato???? Ata qe i dizenjojne nuk jane as halabake dhe as politikane shqiptare qe hapen bythesh me leket tona neper lokalet e bllokit, por mbi te gjitha as ”biznesmene” me kostum e kollare aparencialisht, te zhytur ne krim e korrupsion ne brendesi…. nese ne bote ka lokale qe kerkon nje standart veshjeje e ka edhe te ekspozuar diku, se kercet gjoba… ndaj ”ju te dalurit jashte” qe keni shpirtin e kundershtimit, duhet te mendoheni para se te nxirrni ”xhevahiret” e perhershme nga truri ne komente…. sa per xhupat qe nuk ja lejojne ne shkolle femijeve , mendoj qe ti ka paraprire rregullat e shkolles, nuk eshte se e ke regjistruar dhe gjate rruges te kane nxjerre nje problem te tille….. ndergjegjesohuni para se te na tregoni se ku jetoni, pasi askujt nuk i intereson…. une nuk do kisha dale nga lokali dhe do kisha kerkuar policine dhe gjithe njerezit pergjegjes per cenim personaliteti.

      1. Toronto123 says:

        O edi ,sesa shtrenjte bejne nje pale tuta firmato nuk e justifikon rastin.
        Edhe breket e Selina Gomes kushtojne 4-5mije $ USA. por kjo nuk e justifikon brekembajtesin qe te futet kudo me to.
        Standartin e lokalit (ambjentit) e cakton vete pronari ,eshte e drejta e tij per kete.
        Nese dikujt nuk i pelqen ky standart te shkoje te gjeje nje standart tjeter qe e lejon te shkoje vetem me breke(meqe i ka firmato dhe te shtrejta).
        Mbaj mend qe para 20viteve nuk u lejuam te hynim ne nje diskoteke ne Budva vetem se kishim veshur sandale pasi ishte vere.
        Edhe kur u kthyem ne Ulqin ishte i njejti rregull.Imagjinoje para 20viteve.
        Dhe nqs ti nuk del nga lokali pronari dhe JO ti, do kishte kerkuar policine per mos respektim te etikes dhe fyerje te ambjentit per shkak te veshjes jashte standartit.
        E mbi te gjitha lokali eshte PRIVAT PROPERTY – qe ti duhet ta dish mire cka do te thote ne kapitalizem.

  8. Tr says:

    Flasim per ” ambjet kafeje” e jo per ” club”… ooooo memedhetar!
    Flet gazetaria per nje kafe te perditshme…jo per hotele me 4* apo 5*.
    Ndersa ju kurvat qe komentoni,qe jam i sigurt se jeni ju qe keni ” kafene” ne fjale…mos e cani koken se heret a vone do e kini te sigurte falimentimin.
    E pastaj kerkoni shtet ju?!?!?!?!?!
    Ketu nuk te respekton privati qe te merr dhe leket…vaj halli te tjerave.
    Qe te rrini te qete qe tani,une po bej denoncimin tek#shqiperiaqeduam#…..hajde gjobe te mbare e ju shtofte puna qe ketej e tutje

  9. Arjani says:

    Teme vari lesht… ka plot lokale dhe bare qe nuk lejohesh me tuta…

    shume mire ja beri edhe atij te hujait qe e coi…. lloj lloj halabakesh te huaj qe kutjojne sikur cfare jane

    1. Eni says:

      @Tr po fol mor djale qe behet fjale per kafe se nuk e ke theksuar se per cfare behet fjale. Ky artikull duhej nxjerre ne week end sot eshte dite pune. Pak komente do te kete. Gjynah.

  10. ferdi says:

    artikull kot. ne ter boten lokalet kane kode veshje, se si pelqeu ksaj fshatarakes ktu tregon katunarizmin e saj.

  11. enter"" says:

    Autorja e shkrimit duhet ta dije mire qe psh jo me larg se Italia, jo vetem qe nuk lejohesh te hysh me tuta neper bare, klube, apo restorante, por vete kultura italiane nuk e lejon.

    Ne Amerike me tuta shkon neper kafenete e shpifura, kurse ne NY ta harrosh se mund te futesh me tuta neper klube, lounges, etj. Te ndalojne qe tek dera.

    Ne Viene, nuk te lene te hysh me tuta neper kafene a ku di une cfare.

    Ndaj, perpara se te shkruajme per pergjithesime boterore eshte e nevojeshme te behet pak kerkim.

  12. Sopoti says:

    Djemte pa tuta dhe vajzat pa brek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje