SKANDALI/ “50 euro për një votë”, qytetari: Ju tregoj ofertat që mora për të zgjedhur kandidatin e...

22 Nëntor 2017, 11:02Bota TEMA

Diskutime të forta mbi procesin zgjedhor duket se nuk ka veç në Shqipëri.

Përplasje të forta, akuza dhe kundër akuza janë duke u zhvilluar edhe mes partive politike në Itali.

Mësohet se blerja e votave në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë, është objekt i një investigimi  të “Le Iene” në Italia uno.

 

 

Ismaele La Vardera, regjisori i cili në pranverë kandidoi për kryetar të bashkisë së Palermos, duke regjistruar fshehurazi bisedat me udhëheqësit e qendrës së djathtë.

Ai ka marrë dëshminë e një gruaje, të cilës i është ofruar nga një ndërmjetëse një shumë parash (50 euro) në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales.

Nga regjistrimi, gruaja që raportoi paligjshmërinë ditën tjetër pas votimit, shkoi me një kamer të fshehur të tërhiqte paratë në vendin e treguar më parë nga ndërmjetësja.

Ajo ka marrë vërtet kuotën e rënë dakord në këmbim të votës.

Më tej në emision shfaqet  një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje