Skënderbeu nuk ndalet, vazhdon ngjitjen rekord në renditjen e UEFA-s

22 Nëntor 2017, 00:58Sport TEMA
Skënderbeu nuk ndalet, vazhdon ngjitjen rekord në renditjen e UEFA-s

Përditësimi i renditjes së UEFA-s sa u përket klubeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës, ka sjellë një tjetër ngjitje të skuadrës së Skënderbeut. Korçarët tashmë mbajnë pozicionin e 156 në klasifikimin e klubeve europiane, sipas të dhënave të publikuara në faqen e UEFA-s, vend të cilin mund ta përmirësojnë nëse arrijnë të marrin një rezultat pozitiv të enjten përballë Dinamos së Kievit.

Ky është një sukses i rëndësishëm i klubit korçar, i cili është shumë i shkëputur nga të gjitha skuadrat e tjera shqiptare të cilat në katërvjeçarin e fundit kanë marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare.

Pas krahëve të Skënderbeut, në vendin e 211 është Kukësi, ndërsa ndjek më pas Partizani në vendin e 329.

Laçi, Teuta, Flamurtari dhe Tirana ndajnë vendet nga 355, deri në 358, pasi përfaqësohen nga koeficienti i Shqipërisë, sepse i tyre është më i ulët si ai i kampionatit tonë.

Shkëndija e Tetovës është në vendin e 269 me koeficientin 3.500. Trepça ’89 mban vendin e 439 dhe Prishtina atë të 431-të në këtë renditje, ku koeficienti i tyre vazhdon të përllogaritet zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje