DOSSIER/ Pushtimi nga Italia fashiste, zbulohet letra sekrete që mbreti Zog i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve

23 Nëntor 2017, 14:10Dossier TEMA

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten e 18 majit 1939, në ballinë, apelin e mbretit Zog në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Mbreti i shqiptarëve i është drejtuar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Nga Aurenc Bebja

Apeli i mbretit Zog

Ja teksti i apelit të Mbretit Zog drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve :

Konferenca e Londrës në 1912-1913 dhe më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris më 1921 e patën njohur pavarësinë e Shqipërisë.

Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe kufijtë e saj u vendosën përfundimisht.

Që atëherë, dhe për tetëmbëdhjetë vjet, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie korrekte dhe të përzemërta me të gjitha shtetet dhe sidomos me fqinjët e saj, duke u dalluar kështu si një faktor i vërtetë paqeje.

Me të njëjtën frymë dhe si një shtet i pavarur, Shqipëria ka nënshkruar një traktat aleance mbrojtëse me Italinë.

Ky traktat u regjistrua rregullisht në Lidhjen e Kombeve, në përputhje me Nenin 18 të tij. Italia, në mënyrë të padyshimtë në kundërshtim me këtë traktat, si dhe me të gjitha normat drejtuese të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe më veçanërisht me paktin e Lidhjes së Kombeve dhe paktin Briand-Kellogg, dhe pa ndonjë provokim nga ana e Shqipërisë së Pavarur, ka dhunuar ushtarakisht territorin shqiptar për herë të parë më 6 prill 1939 nga ajri, dhe, pastaj me 7 prill nga bombardimet e porteve dhe qyteteve bregdetare, si dhe me zbarkimin e trupave në bregdetin shqiptar.

Ushtria shqiptare, pavarësisht numrit të vogël të trupave të saj dhe pamjaftueshmërisë së pajisjeve të luftës, i bëri ballë pushtuesit ashtu si çdo shtet i lirë duhet të bëjë për të mbrojtur pavarësinë e tij.

Një milion shqiptarë bënë sakrificat më të mëdha për të shmangur dhunën italiane.

Por, me kohën, rezistenca nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh sulmin e papritur, të bërë me të gjitha mjetet moderne, që një shtet prej 44 milionë banorësh mund të ketë në dispozicion kur ka paramenduar një akt dhune.

Duke protestuar fuqishëm dhe zyrtarisht kundër dhunës së Italisë dhe kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, e cila është anëtare e Lidhjes së Kombeve, i lutem Shkëlqesisë tuaj të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të Lidhjes së Kombeve këto fakte, duke kërkuar që pushtimi nëpërmjet gjakut dhe hekurit (dhunës) nga Italia të mos njihet dhe të merren masa për restaurimin e të drejtave të mëparshme të popullit shqiptar.

Zogu I, mbreti i Shqiptarëve. (Darsiani)


8 komente në “DOSSIER/ Pushtimi nga Italia fashiste, zbulohet letra sekrete që mbreti Zog i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve”

  1. petro says:

    oprigjinali nuk tregon gje,ska asgje te perbashket me perkthimin.kur me 7 prill 1939 mujo ulqinaku u vra nedurres nalt madhnia e tije ja kishte mbathur. jashte shtetit ne greqi.

    1. Gezim Struga says:

      Ne viti 1942 pas Conferences se Pezes kur Partia Komunistet ishte ne koalicion me Abaz Kupin,Enver Hoxha ngrente ne qiell rezistencen qe ushtria Shqiptare beri ne 7prill nen komanden e Abaz Kupit.Mbas prishjes me Kupin doli primar Kapteri I Kupit.Ne Durresi ate diten Jane vrare dhe shum te there por permendet vetem Kapteri Bazit te Canes. Look

  2. ne paris u mblodh uno-ja says:

    Matjani Aurenc Bebja e hoqi masken
    .
    Eshte artikulli i dyte qe po perpiqet qe te reabilitoje
    hajdutin,vrasesinkurvarin dhe tradhetarin Ahmet Zogu
    dhe ky eshte eshte nje mission i pamundur.
    .
    Pse nuk po del nje kerkues arshivash te nxjerre ne drite
    aktin madheshtor te Enver Hoxhes i cili per here te pare
    ne 1946 ne Konferncen e Paqes u tregua nje atdhetar aq i madh sa dhe mediat franceze
    por dhe bota perendimore mbushen faqet e gazetave:
    Thenia e Enver Hoxhes se :
    SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHEN LLOGARI PORPER TE KERKUAR LLOGARI
    eshte brilante dhe sot kur klasa politike ka mbushur breket si ne kohen e tradhetarit ahmetzogut.
    .
    Hapi arshivat franceze cfare thone per enver hoxhen ne 1946 ne konferncen e paqes…hapi arshivat franceze ne 1961 kur enver hoxha ja dhjeu brenda ne Moske fuqise nr 1 ne ate kohe aq sa nikita kryshovi tha i turperuar qe Enver Hoxha na dhjeu te tereve me fekale..
    .
    Pra zoti arenc sado te perpiqesh ahmett zogu ishte sa nje bole e enver hoxhes..dhe bolja tjeter eshte sali berisha

  3. albaniafirst says:

    Prandaj ja mbathi kembeve i vetequajturi “Mret i shqiptareve”.
    Rezistenca qe ju be pepinonve ishte nga ana e patrioteve te vertete shqiptare si Mujo Ulqinaku, por duke qene nje rezistence sporadike, e sabotuar nga keshilltaret italiane qe Zogu kishte ne ushtrine tone, zgjati vetem disa ore.

  4. Vedi says:

    Cudi indiferenca e shtetetit te Frances qe u be i gjalle, kur pas nje viti Gjermania imitoi Italine ndaj Polonise dhe ky akt ndezi Luften e Dyte Boterore, kur ne fakt e mish filluar Italia nje vit me pare.

  5. Shkelcim Miri says:

    Desh te mbronte rahatine e bythes se vet , po shen nauminin dhe vermoshin si e mbrojti hajduti

  6. Flutura says:

    Po Zogji ne asnje lloj letre a komunikimi nuk ka te shkruar ne toskerisht por vetem gegenisht. Mashtrues i pavlere o gazetaruc apo ke bere perkthimin vete?

  7. Te gjitha veset qe Djalli shpiku
    I bere prone te shpirtit tend
    Per enver hoxhen dhe enveristet
    As ferri Dantes s’do kishte vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje