Kush e ka mision asgjesimin e PD?

Nga Artur Ajazi

Muajt e fundit, gjithnjë dhe më shpesh në rrethet mediatike po pasqyrohet ajo ç’ka po ndodh në Partinë Demokratike, duke i rrëmbyer vëmëndjen jo vetëm të strukturave qëndrore dhe lokale të kësaj partie, por edhe të aktorëve të tjerë. Dhe në të vërtetë, çfarë po ndodh në PD, pse ka degjeneruar deri në këtë pikë kjo parti politike me dimensione kombëtare, kush dhe pse duan ta asgjesojnë PD ? Këto pyetje sot janë më evidente se kurrë jo vetëm nga ata që deri dje ishin fare pranë piramidës saj, dhe që sot janë flakur jashtë oborrit të selisë, por edhe nga shumica e anëtarësisë e cila mbetet e tulatur mes deklaratave kontradiktore që vijnë nga shumë burime si brënda ashtu edhe jashtë PD.

Realisht duket e habitshme ta mendosh se Partia Demokratike, partia e parë opozitare, të katandisej deri në atë pikë, sa opinioni publik, mediatik e politik, vazhdon të forcojë mendimin se kjo parti, është pranë asgjesimit të saj fizik e politik. Pra më qartë, në rast se PD do të hynte në zgjedhje sot, ajo do të humbiste edhe të paktën 120 mijë vota të tjera. Faktorët e tjerë politik jashtë PD, janë të interesuar për një gjë të tillë, kryesisht partitë e spektrit të majtë, dhe me të drejtë. Edhe pse ka fituar bindshëm zgjedhjet e fundit , PS si partia më e madhe e së majtës, po konsolidon strukturat e saj me brezin e ri, duke nisur nga qeverisja qëndrore, për faktin se njerëzit besojnë më shumë tek program dhe tek pushteti i saj. Padyshim të njëjtin interes kanë edhe partitë e djathta, në veçanti Partia Demokratike e cila aspiron ardhjen në pushtet, por ajo është e “mbytur” në probleme të thella. Por çfarë ka ndodhur në muajt e fundit në PD.

Aktualisht linja e fortë e konseratorëve, themeluesve dhe drejtuesve të lartë të saj që nuk janë në një mendim me “liderin” e ri janë flakur jashtë listave, jashtë selisë dhe jashtë strukturave, pasi qysh në fillim ishin ata që kërkuan nga “çadra e lirisë” të hynin në zgjedhje pavarsisht problemeve apo kërkesave të Lulit, me parimin “më mirë një betejë e humbur se tërheqja nga beteja”. Periudha që përkoi me vendimin për ngritjen e çadrës, apo periudha që përkoi me vendimet e tjera që erdhën më pas, të bën të mendosh se, kemi të bëjmë me një fenomen dominant njerëzor, që kërkon shkatërrimin dhe asgjesimin e PD, dhe ky është sigurimi i shtetit.

Duhet thënë se ai, sigurimi i shtetit, ka qenë prezent që në fillimet e krijimit në kësaj partie të djathtë, dhe për 27 vite “ata” kanë qenë në drejtimin e strukturave të saj. Gjithmonë që Partia Demokratike, është kritikuar me emra dhe mbiemra për praninë e sigurimit, apo që kanë qenë dhe eksponët të lartë të PPSH, segmente të veçanta nga partia e parë opozitare, janë mundur ti indimidojnë dhe baltosin. Në këto 27 vjet, PD është rrezikuar realisht dhe pikërisht, nga nga ky kontigjent i sigurimit të shtetit, që ka mbërthyer fort atë prej dy dekada e gjysëm, dhe po kërkon të mbyllë misionin e saj, për ta asgjesuar fizikisht dhe politikisht atë. Ka vite që PD vepron me metoda dhe mënyra marksiste , për të eleminuar mbështetësit e saj, duke përjashtuar ata nga përfaqësimi, duke dobësuar bazën e saj, apo duke mos lënë pa përmendur këtu edhe ish-të përndjekurit, pronarët e vjetër, familjet e mëdha qytetare, etj.

Në gjendjen ku ndodhet sot e djatha dhe më konkretisht PD, lind si nevojë urgjente ridimesionimi i së djathtës në Shqipëri, fillimisht për të korigjuar gabimet fatale, dhe për të kërkuar ndjesë ndaj çdo veprimi politik që ka dëmtuar kauzën opozitare. Demokracia duhet të jetë përfaqësim dinjitoz mes forcave politike që kundërshtojnë programet dhe platformat e njëra –tjetrës, për të ndërtuar një shtet ligjor. Demokracia nuk është pazar interesash personale dhe farefisnore, duke degraduar çdo vlerë dhe kontribut të idealistëve të saj. Për të gjithë demokratët, kontribuesit e themeluesit e saj mënyra se si po drejtohet dhe po funksionon Partia Demokratike sot, mbetet jo vetëm një zhgënjim i madh, por edhe një traumë politike, pasi është shpërdoruar besimi, shpresa dhe gjithçka e bukur për të cilën besuam 27 vjet më parë, se Shqipëria do të bëhej si gjithë Europa. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kush e ka mision asgjesimin e PD?”

  1. Vedi says:

    E ashtuquajtura Parti e Djathte e rilindur me en eristin valute Berisha ne krye ishte nje Mashtrim i Madh ne vazhden e varrosjes se te Djathtes qe me Aktin Antimukje. Kete detyre te fundosjes me thelle ne varr

  2. Vedi says:

    Perfdimisht, kete detyre, e ashtuquajtura e Djathte Berishiste e realizoi plotesisht, ndaj si Parti e sajuar me themelues dhe antare te sajuar domosdoshmerisht duhet te dale nga skena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *