Letra e firmës lobuese për Bashën: Duam 150.000 $ për t’ju “garantuar” zgjedhjet e lira dhe të ndershme

23 Nëntor 2017, 14:00Politika TEMA
Letra e firmës lobuese për Bashën: Duam 150.000 $ për

Birn Albania publikoi shifrat e majme që partia demokratike u pagoi firmave lobuese në SHBA për të siguruar takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ndër të cilat rezultoi edhe një pagesë prej 150 mijë dollarësh për firmën Barnes & Thornburg LLP, për tre muaj shërbimi.

Lexo.al sjell letrën që firma në fjalë, i ka dërguar Lulzim Bashës para se të nënshkruhej kontrata dhe një faksimile të marrëveshjes së firmosur nga vetë Lulzim Basha.

Në letër, që nis me fjalët “I dashur lideri Basha”, shprehet kënaqësia nga ana e firmës për shërbimin që ajo do të kryejë në planifikimin e takimeve dhe komunikimit midis përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe atyre të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Firma i bën me dije Bashës se se do të lobojë për qëllimin e deklaruar të Partisë Demokratike: mbështetje amerikane për idenë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Firma po angazhohet për të ndihmuar PDSH-në në ndërtimin e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin idenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri duhet të kryhen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Kjo do të përfshijë ngritjen dhe zhvillimin e një grupi politikash të PD, brenda firmës sonë, që do të kryesohet nga Craig Burkhardt. Grupi do të ndihmojë PDSH-në zhvillimin e një marrëdhënie të ngushte pune me anëtarët e lartë të degëve ekzekutive dhe legjislative të SHBA”- shkruhet në letër.

Në letër, Bashës i bëhen të qarta edhe kostot e këtij shërbimi, duke i parashtruar atij shumën prej 150.000 dollarësh, për një periudhë tremujore 12 Prill – 12 Korrik 2017, përfshirë udhëtimet, korespondencën, riprodhimi i dokumenteve etj.

Tarifa prej $ 150,000 (USD) mund të paguhet në këste prej $ 50,000- sugjeron firma për Bashën, i cili siç duket ka pranuar ofertën duke vendosur firmën e tij mbi marrëveshje./Lexo.al

3 komente në “Letra e firmës lobuese për Bashën: Duam 150.000 $ për t’ju “garantuar” zgjedhjet e lira dhe të ndershme”

  1. Zigur Qarri says:

    Ore,qenkan maskarenj fare keta te PD-s.Qeveria jone jozhulse(e paster)duhet ta eleminoi fare opoziten.
    Çe duam?Me mire pa opozite!Keshtu mund te rikthehen perseri Arben Ndoka,
    Saimir Tahiri,Elvis Rroshi……..Pse jo edhe habilajt,qe kan kontribuar me biznesin e tyre per
    pasurimin e Shqiperise.Perderisa Vangjush Dako nxorri jasht kriminelin Lul Berisha,
    duhet ti jepet mundesia te gjitheve dhe jo ne menyre selektive.Mirsevini kriminela ne Shqiperi,
    jasht intektualet dhe te ndershmit.

  2. kashi says:

    politike fundurine si kane sy e faqe keta ti dalin popullit perpara

    1. Eri says:

      Po cfare te bejme mor zoti Zigur kta jane shqipetaret votojne edhe per kriminelet qe te dhimbsen ty ata te PD dhe per kta te ps. Kshu eshte kjo pune. Kujdes mos e merr seriozisht politiken se kalon ne depresion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje