VIDEO/ Moment emocionues, fëmija pa këmbë dhe pa duar ecën për herë të parë

23 Nëntor 2017, 17:05Lifestyle TEMA

Ky është momenti emocionues kur një djalë 4-vjeçar i lindur pa këmbë dhe pa krahë ecën për here të parë.

Katie Whiddon shpërtheu në lot ndërsa shikonte djalin e saj të vogël Camden ndërsa rrëshqiste përgjatë dyshemesë së apartamentit të tyre në Teksas.

“Kemi filluar të qajmë, ishim kaq krenarë.

“Nuk e dija se kur do të vinte ajo ditë. Nuk mendoja se ai ishte gati për ta realizuar.

Unë isha kaq shumë e lumtur dhe e tronditur. Ishte kaq emocionuese dhe Ryleigh, motra e tij ishte duke u kërcyer nga ngazëllimi”- -tha 23-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve.

Në video shikohet Camden ndërsa ulet në dyshme dhe me kurajon e mamasë e babait të tij fillon të ecë.

“Unë po vij tek ju, jam duke ecur.”-dëgjohet duke thënë 4-vjeçar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje