Thellohet skandali/ Dokumentet e reja: Lobuesi i Bashës, lidhje të ngushta me kartelet e drogës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjashtë muaj më parë, me firmën e Bashës, 150 mijë dollarë i kaluan firmës lobuese “Barnes & Thornburg” për një shërbim që zgjati vetëm tre muaj, nga 10 prilli në 10 korrik 2017.

Kjo është vetëm një ndër tre firmat lobuese të kontraktuara nga Basha gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lexo.al ka zbuluar se kompania e quajtur “Muzin Partners” ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë dhe me disa organziata terroriste që operojnë në Lindjen e Mesme, përfshi Al-Kaedën dhe Hamasin.

Ndërkohë, kompania e lartpërmendur, ka një lidhje edhe më të rrezikshme, me disa politikanë të lidhur drejtpërdrejtë me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut.

Fernando Linares, një deputet dhe funksionar i lartë i partisë në pushtet në Guatemalë firmosi një kontratë me vlerë një milionë dollarë. (SHIH FOTOT)

Kontrata në fjalë u firmos në 26 maj 2017 dhe zgjat për të paktën 12 muaj.

Firma e hedhur në kontratë, nga Linares, vjen vetëm pak javë pasi ai u vendos në qendër të një skandali, për lidhjet e tij me kartelet e drogës dhe për shkeljen e barazisë në tendera.

Si rrjedhojë e përfshirjes në këtë skandal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës anulluan vizën diplomatike që kishte Linares, një lajme i raportuar në të përditshmen më të madhe guatemalase, “La Prensa Libre” – http://www.prensalibre.com/guatemala/justicia/eeuu-revoca-visa-a-diputado-linares-beltranena

Linares e konsideroi heqjen e vizës nga ana e Uashingtonit si një sulm politik.

Megjithatë, telashet e tij me drejtësinë nuk kanë përfunduar dhe ende nuk është e qartë nëse ai do të përfundojë përpara gjykatave me reputacion shumë të dyshimtë të vendit të tij. Përsëri, “Prensa Libre” raporton për thirrjet e opozitës për ndjekjen penale të Linaresit. http://www.prensalibre.com/guatemala/justicia/mp-pide-antejuicio-contra-diputado-fernando-linares

I gjithë ky skandal me përmasa ndërkombëtare, përfundoi edhe në faqet e prestigjiozes britanike, “The Guardian”.

Në një shkrim me titullin “trafiku i drogës dhe korrupsioni kapin politikën guatemalase”, “The Guardian” denoncon: “Paratë e drogës dhe korrupsionit janë tashmë burimi kryesor i financimit të fushatave për partitë politike në Guatemalë. Vetëm dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale, një Komision Ndërkombëtar i udhëhequr nga OKB për investigimin e pandëshkueshmërisë politike në Guatemalë, arriti në përfundimin se anonimiteti i kontributeve politike po lehtëson lidhjet me krimin e organizuar”.

Investigimi i plotë i “The Guardian” mund të lexohet në – https://www.theguardian.com/ëorld/2015/jul/17/drug-trafficking-and-corruption-bankroll-guatemalan-politics-says-report

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Basha dhe Linares kanë një marrëdhënie midis tyre. Megjithatë, ata janë të dy klientë të të njëjtes firmë lobimi, e cila mesa duket, nuk shtron asnjë pyetje mbi origjinën e parave me të cilën klientët e saj paguajnë.

Guatemala, një shtet me 6,2 milionë banorë, kufi me Meksikën dhe parajsën fiskale të Belizes, konsiderohet zyrtarisht si një “narko-shtet”, i vendosur gjërësisht nën ndikimin e fuqishëm të karteleve meksikane të drogës./Lexo.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Thellohet skandali/ Dokumentet e reja: Lobuesi i Bashës, lidhje të ngushta me kartelet e drogës”

  1. AZ... says:

    Leri gjyrmet ujku ujku mero do te caje ujku

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Nje fjale e urte popullore ” ne shtepine e te varurit nuk zihet ne goje fjala litar ” kete nuk e dinte ??? Ka kaq kohe qe na ka gervishur veshet me ceshtjen ” Tahiri” , a ore Lyli o karabush kalama esapi ………

  3. Loni says:

    TANI PO I DALIN LAKRAT BASHËS.!
    PASKA QËN MAFIOZ I MADH !😎😈

  4. Fatosi-kosove says:

    O shqiptar nuk e dija se jemi kaq te paditur,po edeh sikur toka e qielli te behen bashk,sali berisha e lul basha jo qe nuk shpallen fajtor per asnje krim,as per drogen,as per lazaratin,as per vrasjet,as per skandalin ne fjale,as per biznesin me millosheviqin,as epr gerdecin,as per 21 janarin,as per asgje ne bote sepse te gjitha thone i kane bere per EDi ramen sepse ndryshe si ka mundesi qe te flesin tere diten droge droge droge e qe dihet se droga dhe lazarati ishte tash e 27 vjet dhe sa ishin keta dy ne pushtet lazaratiishte shtet ne vete,prndaj kjo dyshe ka te drejet te beje çfar te doje dhe si te doje, e kam thene dhe po e perseris se mos qudituni nje dite kur do akuzojne Ramen se ka abuazuar me grate e te dyve dhe si rezultat i saj as sali berisha as luli nuk pranojne se janefemijet e tyre,pra kjo eshet ftyrae vertet e kesaj klike kriminale qe pa fije turpi dalin para tv-s e flasin per shtet e komb e pas tyre qendron i biri i millosheviqit fazlliqi,keso poshtersish vetem shqipatret durojne,dhe ju siguroi se keta te dy dhe vrasesit e tyre noka,paloka,salijani,strazimiri e disa pinjoll te serbise do te ndeshkohen vetem kur llalla dhe sherbetoret e tyre te futen ne burg,vetem ateher ky grup do te filloje te kuptoi se dora e shtetit po funksionon.

  5. arti says:

    Kam nje bindje se shumica e pd jane mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *