1 miliardë lekë për lobim/ PS: Përgjegjësia e Bashës, skandali s’mund të mbyllet si me Rrugën e Kombit

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati thotë se PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA.

Përmes një deklarate për median Ferhati bën me dije se mosdeklarimi i kësaj shume është një shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.

Më tej ajo i bën thirrje Prokurorisë që të vazhdojë me hetimet dhe se ky skandal nuk mund të kalojë në heshtje, si me rrugën e Kombit.

“PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA. Basha ka detyrim ligjor që të dalë dhe të japë shpjegime për origjinën e parave.

Kryetari i PD duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën dhe pse mashtroi KQZ. Përjashtimi nga deklarimi i një milion dollarëve është shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.

Basha me një milionë dollarët porositi lajme të rreme për  vendin tonë. Skandali nuk mund të kalojë në heshtje, ai nuk mund të fshihet më sikur bëri me rrugën e Kombit. Prokuroria të vazhdojë hetimet” deklaroi Klotilda Ferhati . (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...