Basha- Berisha, sulm të ulët ndaj ambasadorit Lu: Ka marre 200 mijë euro nga kryetari i Bashkisë së Laçit…

Portali i financuar nga djali i Sali Berishës, ka publikuar sot në mëngjes një lajm, sipas të cilit ambasadori i SHBA Donald Lu, ka marrë 200 mijë euro për t’i fshirë emrin nga lista e zezë kryebashkiakut të Laçit. Lajmi i referohej një profili anonim në Facebook, të quajtur Dardan Gashi, sipas të cilit ambasadori Lu ka qenë në një event më Laç kur ka bërë pazarin për këtë çështje.

Portali Berishes shkruan se  “denoncimi është bërë publik në rrjetet sociale nga Dardan Gashi në lidhje me një skandal të vërtetë. Bëhet fjalë për një ryshfet që është dhënë ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu, për të takuar dhe hequr emrin nga lista e zezë një kryebashkiaku shqiptar.

Mësohet se ambasadori i SHBA-së Lu do të shkonte në Laç dhe do të bënte edhe një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti.

Për të bërë një foto dhe për të pastruar emrin, e të mos i përmendet emri, janë paguar 200 mijë euro, shkruan Dardan Gashi në Facebook.

Sipas denoncimit ekzistojnë komunikime dhe dokumente autentike në lidhje me këtë pagesë të bërë nga kryebashkiaku i Laçit, Artur Bardhi. Ai rezulton me 5 emra, pagesë që Dardan Gashi shkruan se është bërë me ndërmjetësinë e Edi Ramës.

Dokumentet thuhet në denoncim do të bëhen publike në ditët në vijim. Dokumentat do të dorëzohen në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kujtojmë këtu se ambasadori Donald Lu është në fund të mandatit të tij.”

Sulmi u bë në stilin e “qytetarit digital”, ndërkohë që Basha është nën akuzë për një pagesë afro 1 milion dollarë për llogari të lobistëve në SHBA, të padeklaruara në Shqipëri, për të cilat duhet të përfundojë para Gjykatës.

Sulmi ndaj Lu dëshmon se ai është nën paranojën se denoncimi i pagesave i ka ardhur nga ambasadori Lu.

Në mbasdite portali i Berishës u detyrua të bëj përgënjeshtrim duke theksuar se lajmi ishte i pavërtetë dhe se ata janë përfshirë në këtë histori pasi kanë lexuar një postim në rrjetet sociale.

Ambasada e SHBA nuk ka reaguar publikisht duke marrë parasysh joseriozitetin e lajmit dhe portalit në fjalë, por duket se Berisha ka ndjerë pasojat e shpifjes që ka bërë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...