Çeku 1 milion i fushatës së Lulit për “lobim”

Nga Artur Ajazi

Jam mëse i bindur se çdo anëtar dhe militant i Partisë Demokratike, kur ka marrë lajmin e papritur të “çekut 1 milion dollarësh të fushatës elektorale”, ka shqyer sytë dhe nuk u ka besuar veshëve. Kurrkush nuk do ta besonte se, fushata e fundit elektorale nga e cila PD humbi thellë, (jo vetëm vota por edhe shpresën dhe besimin) na paskësh patur edhe goxha shpenzime financiare, për të siguruar “lobim nga SHBA”. Në rast se e marrim të mirëqenë, çfarë solli ky “lobim për fushatën elektorale” sipas dokumentacionit zyrtar, dhe thënieve të vetë kryetarit Basha, asgjë veç humbjes, dëshpërimit, dhe së fundi edhe habisë e zhgënjimit nga baza e partisë. Kjo pasi Luli, çdo gjë duhej ta bënte transperente edhe me stafin e tij të ngushtë, pasi thonë se vetëm 2-3 vetë e dinin që ai kishte siguruar deri në SHBA “lobimin amerikan për fushatën elektorale”.

Ndërkohë pas daljes së lajmit, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për burimin e financimit të 1 milionë dollarëve nga PD për “lobim amerikan”, dhe ndoshta do të kërkojë edhe marrjen në pyetje të kryetarit Lulzim Basha. Burimet thonë (dhe nuk dua ta besoj) se “këto shuma nuk figurojnë të deklaruara nga PD në KQZ si shpenzime të fushatës elektorale”. Pavarsisht se çfarë thonë këto ditë Basha, Balla apo Zguri, realisht jemi para një skandali të rëndë ku gjendet e përfshirë vula dhe emri PD, pasi transfertat e konsulencës së asaj partie për “Muzin Capitol Partners” dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP” bien ndesh me të ardhurat e saj financiare të deklaruara në KQZ-së prej 88 milionë lekësh. Pra PD na qenkësh e pasur dhe jo në pikën e hallit. Luli pretendon se me 88 milion lekët, ka paguar të gjitha shpenzimet e fushatës, por ja që rezulton se 1 milion dollarë PD, i ka nisur vetëm tek kompania e “lobimit amerikan”.

Çdo njeri pyet sot me të drejtë, se nga erdhën ato para, kush i kishte dhe kush i pagoi, pse nuk i deklaroi Partia Demokratike publikisht, pasi kjo juridikisht kjo quhet edhe vepër penale. Ndërkohë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka “thyer heshtjen” duke deklaruar se “raportet financiare të partive politike të dorëzuara në KQZ janë të verifikueshme dhe të aksesueshme në faqen e internetit në zbatim të ligjit “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit që në datën 13.11.2017”.  Realisht kjo gjë është e vërtetë, pasi flasin dokumentat, rrugët zyrtare dhe ato më pak zyrtare, por habia më e madhe tek çdo shqiptar dhe veçanarisht tek baza e Partisë Demokratike është në faktin se “partia na qenkësh goxha e pasur derisa ka paguar 1 milion dollarë një kompani amerikane për të lobuar”, dhe për çfarë, për cilin ? Çdo shërbim natyrisht sot paguhet dhe paguhet shprenjtë kur është fjala për “lobime fushatash”.

Por për çfarë fushate do të lobonte Luli, kur ai përgjatë 180 ditëve qysh para fushatës kishte bashkëqeverisje me PS, për çfarë do të lobonte Luli kur ai përgjatë 30 ditëve të fushatës nuk ngriti njëherë zëri për të gjitha ato probleme dhe kërkesa që kishte në çadër, për çfarë do të lobonte Luli kur lista e tij dihej se ishte lista e humbjes dhe e turpit, për çfarë do të lobonte Luli kur e dinte se 2/3 e kryesisë dhe kontribuesve “veteranë” në parti e kishte kundër tek shikonin se si PD po shkonte me nxitim drejt katastrofës ? Pra rezulton se “çeku 1 milion” vetëm për fushatën elektorale nuk ka patur arsye të jepej, për “arsye” të tjera ndoshta po. Opozita aktuale mirë e bën që merret me ish-ministrat e qeverisë, apo kur deklaron se “ish-ministri duhet arrestuar, apo se 865 mijë eurot ishin të Sajmirit” apo edhe deklarata të tjera, sepse kjo është detyra e saj, dhe jo “debatet dhe mocionet” e çdo të enjte. Por ajo duhet të japë edhe përgjigje të tjera që lidhen me “xhevahiret” dhe “lobimet amerikane 1 milion dollarëshe” që duhej ti siguronin asaj fitoren, dhe jo humbjen e thellë.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Çeku 1 milion i fushatës së Lulit për “lobim””

  1. Zigur Qarri says:

    Ore,keni lene ne harrese Tahirin dhe Berishen.Mbi 100 shkrime ne Jave per Bashen!Thjeshte kur
    perdorni Emrin dhe jo Mbiemrin,tregon ofendim me dashje,konfrontim ne favor te nje force tjeter
    politike.Kjo lloj publicistike(qe ne fakt eshte demagogji politike) krijon premisa per nje shoqeri konfliktuale,
    dhe ketu fillon e keqja.Mendoni vertete,qe gjith kjo zhurme kundra Bashes,do le ne hije çeshtjen Tahiri?
    Nese denohet Tahiri,atehere ju qe i bete avokatin,i bie te jeni te gjith plehra.

    1. Erjoni says:

      Nuk ka asnje prove per tahon kur te mbaroje procesi nqs do te kete nje te tille taho le te vuaje masen qe do te marre gjykata nderkohe kemi nje prove me nje fature te paguar me firmen e lylit e zeze mbi te bardhe me leke te pare deklaruara ne kqz eshte e thjeshte keta te ndershmit e PD sic pretendojne drejtesi per tahon le te na tregojne ne deleve prejardhjen e lekeve bashke me katundarin osé qytetarin dixhital. Kaq. Kuptove Guri. KLM

      1. Zigur Qarri says:

        Joni,eshte shume pozitive ardhja e Air France-KLM ne Aeroportin Nene Tereza,per udhetimet me kosto te ulet
        ne linjen direkt Tirane- Amsterdam,tre here ne jave.Ndihmon Tahirin dhe organizaten e tij qe ta zhvendosi
        aktivitetin e biznesit te tij nga Italia ne Hollande,si edhe Bashen per nevoja familjare.

    2. Bushi says:

      Zigur Qarri! Sipas teje,kjo qe ngrihet si akuze per Bashen,eshte demagogji dhe nuk eshte e vertete? E vertete sipas teje eshte çeshtja Tahiri? Eh! Mjere ti dhe ata qe jane si ty.Skandali i Bashes eshte i dokumentuar,madje dhe ne regjistrat “themeltar” te Amerikes,pa le pastaj ne vende te tjera e ne shqiperi.Por ti fiton se ne shqiperi kemi nje prokurori te kapur nga Berisha dhe Baha.Prokuroria,do beje sikur do filloi nje hetim,por ajo do dale bllof se nuk mund t’ja nxier te fshehtat e Bashes se jane te nje oborri,te nje stani.Populli nuk ka buke te haj,Basha paguan nje miljon dollar firmat lobuese ne Amerike. Nuk ka turp me te madhe.

      1. Zigur Qarri says:

        Nuk ndertohet Shqiperia vetem nga nje force politike,por vetem atehere kur Burrat (politikanet) e zgjuar te ketij kombi,
        ta shohin opoziten si partner,dhe jo si armik.(Sa per demagogjin,lexoje edhe nje here komentin me siper).

  2. Shkelcim Miri says:

    Ka paguar per te bere deputet cunin e patlixhanit te mbushur Fahri Balilit dhe nje pjese per Strazimirin , pa keta te dy PD’ja nuk do te kishte kuptim , mos i bini Lules ne qafe se vetem pershesh me kos po han ato pune i din Saliu

  3. Zigur Qarri says:

    Joni,eshte shume pozitive ardhja e Air France-KLM ne Aeroportin Nene Tereza,per udhetimet me kosto te ulet
    ne linjen direkt Tirane- Amsterdam,tre here ne jave.Ndihmon Tahirin dhe organizaten e tij qe ta zhvendosi
    aktivitetin e biznesit te tij nga Italia ne Hollande,si edhe Bashen per nevoja familjare.

  4. bela says:

    SI MUND TE KETE HAJER SHQIPERIA ME KETE SURRAT ,,,,SHIKOJENI SI QESH SIKUR PO QESH GOMARI,,///

  5. Lano says:

    BASHA, na jep llogari për dollarët e paguar për lobim!
    🔗🔗🔗🔗🔗🔗🔗🔗

  6. usa says:

    Zigur Karri. Mjaft more idiot se fatkeqesisht nuk e kupton se cfar shkruan ne kete gazete

    1. Zigur Qarri says:

      Shkruaj diçka qe argumenton te kunderten o hajdar,apo ke harruar shqipen?
      Edhe USA,edhe nuk akcepton mendimin e kundert!

  7. fantoma says:

    Për @Zigur Qarrin: Në fshatin tonë “zigur” i thonë shelegut, ndërsa “qarri” i thonë qylit…(?!) Të dyja të përshtaten plotësisht, o Zike…!

    1. Zigur Qarri says:

      Fantazmës(hijes,lugatit) ne Fshatin tuaj,fantoma i thoni ju?!
      Nese pyet nje 10 vjeçar,se çfar do te thote ne shqip,Zigur dhe Qarr,do te pergjigjet menjehere,
      pa pasur nevoje te hapi ndonje fjalor.Por ja qe ekzistokan edhe Fshatra,qe fjalet fare te qarta
      ne shqip,paskan humbur kuptimin e tyre te mirfillte!!!Problem shqetesues,vertete teper shqetesues!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *