Çpo ndodh në LSI?!/ Petrit Vasili sulmon ashpër ish-ministrin e tij, Koka i përgjigjet LSI e PD: Miop që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë varrezë masive landfillesh

26 Nëntor 2017, 14:56Politika TEMA
Çpo ndodh në LSI?!/ Petrit Vasili sulmon ashpër ish-ministrin e

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka është përplasur në distancë me kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, për çështjen e inceneratorëve.

Përmes një postimin në facebook Koka ka reaguar ashpër ndaj Vasilit ku i kujton këtij të fundit se për firmosjen e inceneratorëve të mbeturinave ka qenë pikërisht ai dhe partia e tij.

Ai shkon më tej sa thotë jam krenar për këto impiante, dhe i keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.

Reagimi i Kokës erdhi fill pas postimit të Vasilit në facebook, ku ai sulmonte qeverinë Rama, duke konstatuar, se ishte një skandal ndërtimi i inceneratorëve të mbeturinave.

Për këtë Vasili i referohej një deklaratare të Organizatës Qeveritare Gjermane GIZ.

Statusi i plote i Petrit Vasilit

Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjetjeve, po GIZ-i gjerman qe e kundershton, kazan eshte?

Strategjia e trajtimit te mbeturinave duke vene ne plan te pare djegjen (incenerimin) eshte teresisht e gabuar, sigurisht qe kjo eshte bere me qellim.

Kryeministri s’ka lene vend duke folur dhe inauguruar kete medemek kryeveper, qe e ka gjetur vetem ai.

Kryeministri e ka kapur me qellim per bishti problemin shume te rende te mbetjeve. Ai po zbaton te paren ate qe duhet te bente te fundit. Kjo e fut ne rrugen me te keqe trajtimin e mbetjeve, gje qe e demton rende vendin per sot dhe per dhjetra vjet ne te ardhmen.

GIZ dhe qeveria gjermane e thone qarte, po ku degjon shkollepaku?
Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dwelle.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

Statusi i plotë i Lefter Kokës në Facebook

Të nderuar Miq,
Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri.

Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërine në nje varrezë landfillesh.

Impiantet e Prodhimit ë Energjise nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës.
Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojne 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit.

Krenar për këto impiante, I keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.(TemA)

 

5 komente në “Çpo ndodh në LSI?!/ Petrit Vasili sulmon ashpër ish-ministrin e tij, Koka i përgjigjet LSI e PD: Miop që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë varrezë masive landfillesh”

  1. Alban Dega says:

    HAJDE PETRIT SHKOLLEPERLUMI HAJDE… DR. VASILI KA SHKUAR PER LESH EDHE ME KEQ SE DOKTOR DIXHITALI
    OSE….

    Replike detyruar me nje shkollshum

    CURATE A TI MISMO DOCTOR .. !

    – Instruktoret e Donald Lu-se apo
    Chinchizkhanet e Shqiperise !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Doktor Petrit Vasili, e ndriti Shendetesine shqiptare qe e la ne agoni e koma te plote
    Shkolleshumi Petrit Vasili e shkelqeu Drejtesine qe e shtremberoj edhe me shume se Manjani e Halimi !
    Vendosi ne krye te hurgjeve burgaxhi qe u hanin edhe ushqimin kolege ve te tyre !
    Vendosi ne krye te hipotekave taksidare te LSI-se e hajna te Partise se tij !
    Profeti Petrit Vasili e shpalli veten Kryeminister para se te beheshin zgjedhjet!
    I kishte bere hesapet pa hanxhine demos !
    Petrit Vasili e sfidoi e beri karshillek kryministrit te koalicionit te tij, duke mos iu pergjigjur telefonatave te tij diten e Mukjes Nr. 2 tani !
    Pamja e tij kur Rama i futi krahun Bashes dhe i perzune nga dalla e komplotet te madh, me kujtoi nje buf kenete !
    Pasi arriti gjithe keto fitorje me gisht ne prapanice, shkolleshumi Petrit Vasili u hodh pertej Oqeanit !
    Sot Doktor Vasili i dha vetes tagrin e mesuesit dhe udhezuesit edhe te Washingtonit dhe Ambasadorit me shqiptar se ai e krejt LSI – a e marre se bashku me kuc e me mac Zotit Donald Lu !?
    Ambasadori Lu ti kerkonte Qeverise te hiqte impunitetin Tahirit, tha ish ministri i Drejtesise dhe kandidati i LSI-se per Kryeminister te Shqiperise !
    Po Pse ore derdimen shkollshume, ish minister i Drejtesise kush heq imunitetin e nje deputeti Qeveria apo Kuvendi !?
    A nuk ishte Partia jote LSI qe bashkoi votat me PD-ne e Sali Bashe dekriminalizimit ne KQZ kunder shkarkimit ne flagrance te nje ish burgaxhiu ne krye te Bashkise se Memaliajt !?
    Hajde dekriminalizim kryekriminelesh me ze e figure ne krye te tyre apo….
    Bir Vasil e Nenes
    Ke te qaje me pare!?
    Sali Pash Toptanin
    A doktore tuxhare !?
    Na mbyten shkollshumet
    Shlkollshume …
    shkollperlumet !
    Cka nuk di shkolleshumi Petrit Vasili.
    Petrit Vasili ka aq shume shkolle sa i jep mesim edhe Uashingtonit efhe Brukselit, edhe Moskovit !?
    Shkolleshumi di gjithcka !?
    Edhe me shume se Uashingtoni !
    Stop…
    Eshte nje shprehje 600 vjecare spanjolle:
    Sabelotodo es sabelonada !
    Gjithckaditesi eshte asgjeditesi !
    Edhe nje keshille shendetesore per Dr. Profesorin shkolleshume Petrit Vasili :
    Curate a ti Mismo Doctor !
    Sheroje veten Doktor !
    Nuk behet fjale vetem per shendetin fizik !
    Se pari per shendetin mendor !
    Ajo qe pranohet pa medyshje eshte qe ;
    Deliri i madheshtise eshte deliri i marrezise!
    Kuroje veten Doktor !
    Askush si ju doktoret Sali Rrumpalla, Ali Spahiu, Dritan Preshi,… Petrit Vasili nuk e semuri e rrenoi Shqiperine !
    Ia le lexuesit jo vetem shqiptar te gjykojne a jane ata shkolleshumet apo shkolleperlumet e mendjepaket e Shqiperise !
    As Chinchizkhani dora vet nuk do ta kishte rrenuar e kolapsur kaq keq !
    Paskeni kryer Shkollen e Shejtanit jo te Insanit!
    Lanet !

  2. Treviso says:

    Monika duhet te marri masa e te krijoje fonde per disa drejtues te parties se saje per ti curar per eksperjence ne perendim. Vetem keshtu injorantet e partise nuk do te sulmojne trurin qe i pergjigjet kohes.

  3. Doni says:

    BRAVO KOKA.!
    Punëtor dhe i sinqert.!
    Ty s’të lidh gjë me hajdutët!
    Merru me bisnes dhe largoju qelbësirave.!
    Ajo parti s’është për ty!
    ?????????

  4. Franci says:

    Titi i bere pazaret e se dieles familjes Meta se te ngordhi Mona……
    Titiiiii..ja ke vene syrin gruas se ndonje shoku ???
    Titiiii more karabush !!!!!

  5. "BOHOTINA" says:

    O Petrit shkolleshumi. Nuk e kupton mor njeri qe te perdor Likja e Mona. Te nxjerrin ty per budallalleqe e shpifje se ruajne veten. U prish qetesia partise se hajdutrise siç eshte LSI, nga reformat keto 4 vjet qe nuk kishte kurre me pare. Grerat kane dale nga strofka dhe hidhni tymnaja idiote. Kush me mire se ish ministri juaj mund te jepte nje pergjigje. Fjasko dhe kete radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje