Llogaritari çalaman, Kryeprokurori dhe vdekja e klasës politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Shpëtim Nazarko

Furtuna e ngritur në “çështjen Tahiri”, historia për gjetjen e Kryeprokurorit të ri, sekuestrimi i “Santa Quaranta” dhe “vogëlsira të tjera” kanë zënë prej ditësh pothuajse të gjitha faqet e shtypit të shkruar.

Vështruar si fenomen, këto lloj skenash për lexuesit, apo brezin e vjetër të Shqipërisë, janë të njohura. Herë pas here, i gjendur në vështirësi, sistemi i Hoxhës gjente armikun e radhës për të shmangur vëmendjen e popullit nga varfëria dhe hallet e përditshme dhe për të forcuar edhe një herë pushtetin e atij që quhej i pari i vendit.

Duket se edhe kjo klasë politike e improvizuar në shumicën e kohës, po dhe shumicë e ardhur nga ish-sistemi i vjetër, nuk gjen dot mënyra të tjera për të mbijetuar. Pikërisht kjo arsye e bën shumicën skeptike dhe ndonjëherë tallëse me situatën e krijuar.

Kur filloi me trumbetë të madhe çështja Tahiri, e shumë menduan se me të do të mbarohej punë shpejt, m’u kujtua një shembull që i atribuohej një kryekomunari këtej rrotull Tiranës. E kam rishkruar edhe një herë këtë histori, që duket se endet në pragun e legjendës. Për të shpëtuar nga burgu, në këmbim të arrestimit të tij dhe një të afërmi, me të cilin kishin kryer bashkë zullumet, ai afroi “haraçin” për të shpëtuar… Por kësaj radhe ishte e pamundur dhe mospranimi u shoqërua nga një frazë legjendare, e cila, edhe nëse nuk është e vërtetë i shkon hata situatës së sotme.

Zotëri, ti na duhesh për BE-në dhe i afërmi yt për Amerikën. Kështu që nuk mund t’i shpëtosh fatit tënd të keq, sado para të hedhësh.

Në rrëmujën e ngritur me ngut për çështjen Tahiri, duket, pra, sikur ai do të duhej të luante rolin e kryekomunarit të mësipërm. Nëse varianti shkonte mirë, pra ai arrestohej apo shkonte menjëherë në burg, atëherë, në sulm e sipër, opozita do të merrte iniciativën edhe për çështjen e Kryeprokurorit, etj., etj.

Po a jemi në një situatë të ngjashme?

Mundet të themi dhe kështu, por ka disa faktorë që tregojnë se ai që quhet Vetting nuk është fare çështje personash të klasit të dytë, apo të parë. Është një çështje që, për mendimin tim, ka për të shkulur nga rrënjët një klasë të tërë politike. Për kohë të tëra në Evropë punon staf i specializuar nën komandën e Pribes, një funksionar gjakftohtë, që, veç të tjerash, njihet edhe për saktësinë gjermanike. Me të njëjtin precizion, por me specifika më të rrepta dhe të drejtpërdrejta, referuar traditës, duket se edhe amerikanët po bëjnë të njëjtën gjë në krahun e tyre.

Pra, a mund të jetë ky operacion me sukses të pjesshëm dhe shoqëria do të duhet të kënaqet ashtu si në kohën e Hoxhës me disa funksionarë që do t’i drejtohen burgut dhe pastaj loja do të rifillojë nga e para?

Në gjykimin klasik, që respekton plakun Balzak, mund të jetë edhe kështu. Në vendet me qeverisje të dobët, -thekson ai,- gati dyqind vjet më parë- ligji dhe zakoni përthyhen nga qendra në provincë, duke e dobësuar aq shumë fuqinë e tij, sa ndonjëherë përmbajtja e tij kthehet në të kundërtën e qëllimit fillestar. Balzaku thotë më tej, që në këto raste në provincë shpëton, ose me ndonjë krushqi të mirë me më të fuqishmit e zonës, ose nëpërmjet dhuratave të mëdha që dërgohen në kryeqytet, pra te vetë ata që përbëjnë qeverinë qendrore.

Po ngjarjet kësaj radhe janë të ndryshme. Evropianët dhe amerikanët e kanë ngritur ndryshe stekën dhe thelbi nuk drejtohet drejt ndëshkimeve të karakterit thjesht individual, siç mendon një pjesë e madhe e opozitës, por edhe individë të pozitës. Ka një arsye të shëndoshë. E ngërthyer në marrëdhënie të shumta me BE-në dhe NATO-n, Shqipëria është pjesë e një vendi më të madh sesa duket në hartën e saj. Janë pikërisht këto marrëdhënie, që nuk të lejojnë të mendosh si zakonisht.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë, kalimi në rrugët, doganat apo marrëdhëniet në fushën e bujqësisë, pra të ushqimit të përbashkët, imponojnë Evropën në një tjetër qasje të tipit radikal dhe gjithëpërfshirës. Brenda kësaj qasjeje, duhet parë edhe sjellja e shumë prej ambasadorëve, të cilët shpesh kritikohen me të padrejtë nga shtypi. E thënë thjesht, bazuar edhe te historia e vjetër e sistemit të Hoxhës. Nuk është detyrimi prej tij futja në një kooperativë, ku sjelljet janë të detyruara, por është kërkesa apo dëshira jonë për të hyrë aty. Dhe hyrja është e shoqëruar me kushte që duket nuk i korrespondojnë gjëkundi kësaj klase politike, që është mësuar të rrojë ndryshe dhe t’i japë llogari vetëm vetes së saj.

Nisur nga këndvështrimi i mësipërm, duket thjesht që klasa politike nuk mund të shpëtojë duke ngritur flamurin e çështjes Tahiri apo Kryeprokurorit të ri, i cili, dhe sipas dispozitave të reja, nuk do ketë më fuqinë e dikurshme.

Po a do të ketë vështirësi ky operacion i stërmadh evropiano-amerikan?

Mjafton të shikoje procesin e sekuestros së Santa Quaranta-s, për të kuptuar se çështja është më e thjeshtë sesa duket në pamjen e parë. Ashtu si ky hotel i stërmadh, në zemrën e një qyteti të vogël, “llogaritari çalaman” (kështu kam qejf t’ia vë kurdoherë emrin) e ka shumë të lehtë procesin e kontrollit të pasurisë së gjithë klasës politike, majtas e djathtas.
Edhe sikur ajo të gjente mjete të pafundme justifikuese, do të mjaftonte kontrolli i pagesës së taksave ndaj shtetit për të mos justifikuar dot pasurinë e madhe që shndrrin në fshatin e stërvarfër, e të stërmadh, që e quajmë Shqipëri.

Në thelb apo për thjeshtësi është një proces i ngjashëm me atë të Al Kapones, që e zunë mat vetëm për shpenzimet personale të pajustifikuara apo “pirje kafeje”. Ka një ironi në këtë frazë, që cilëson “gjyqin për kafetë” me ish-byroistët e dikurshëm.

Procesi mund të quhet historik në një drejtim tjetër. Klasa politike e improvizuar këto njëzet e pesë vjet pas rrëzimit të komunizmit, gradualisht shkoi në idenë se ky i fundit nuk mund të rikthehej dot kurrë, të paktën në formën e tij klasike, që presupozon “sekuestron e pasurisë” dhe pastaj dënimin fatal.

A ka cinizëm në radhët që po shkruaj?

Në pikëpamje historike, shumica e personazheve tona politike i ngjan atyre që përshkruajnë mjeshtrat e mëdhenj të satirës ruse, nisur nga Gogoli, Shcedrini apo Çehovi. Ata u kalbën gradualisht nën peshën e dhjamit të pasurisë dhe të paditurisë së tyre. Kaq do të mjaftonte të mos na vinte keq për fatin e tyre personal dhe t’i linim në udhën që e zgjodhën dhe e ndoqën me babëzinë e njohur gjithë këto vite.

Për mua, klasa politike ka vdekur dhe dënimi i saj është i sigurt. Por ajo që duhet të llogarisim, duke u pikëlluar në fatin tonë, është dëmi i shkaktuar. Dhe ky dëm nuk është ai që lidhet me pasurinë që krijuan ata këto vite. Dëmi lidhet me atë që lanë pas.

Sa miliarda duhen për të rikonstruktuar Shqipërinë e re?

Një sy i hedhur nga avioni të jep të kuptosh se shumica e shtëpive të ndërtuara në fshat e qytet, ku mund e si mund, duhet të ribëhen nga e para. Duhen 250 shtëpi,- thoshte Frashërlliu i madh,-për të bërë një fshat. Ndryshe nuk duhet bërë kurrë, se nuk dalin kostot…

Sa tuba uji, elektriku, rrugë nga e para duhen bërë? Si do t’i bëhet fati atyre mijëra pikave të karburantit, kafeneve, agjencive turistike e bizneseve pafund, që harxhuan milionat apo miliardat, që në shumicën e rasteve u krijuan me mund, djersë dhe sakrificë nga rrugëtimi i shqiptarëve në gjithë anët e botës.

Ky është problem real dhe aspak qarja e një klase politike, që e ka zgjedhur me kohë fatin e saj dhe që përpara se të bjerë nën presën e “llogaritarit çalaman” duket e vdekur dhe e pakallur?

A ka ende Shqipëria fuqinë të ringrihet për të vënë në rregull një vend që duket se ka vdekur bashkë me klasën e saj politike?

A mjaftojnë shembujt e shkëlqyer individualë, që pavarësisht çfarë ndodh në vendin e tyre të bekuar, vazhdojnë me mund e përpjekje titanike të arsimojnë fëmijët e tyre dhe të ndërtojnë diçka të vogël e të ndershme, që i ushqen e i bën të shkojnë përpara?
Ky është problem real i Shqipërisë dhe jo klasa e vdekur politike, që dhe nëse do të shpëtojë pjesërisht nga Vetting-u, ka vdekur më parë se ai të veprojë mbi të. E kjo thjesht edhe për shkak të babëzisë dhe paditurisë së saj…/konica.al/

Llogaritari çalaman, Kryeprokurori dhe vdekja e klasës politike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Llogaritari çalaman, Kryeprokurori dhe vdekja e klasës politike”

  1. kleptofagos says:

    Fatkeqesite kane qene bashkeudhetare te historise per shume vende dhe popuj, por gjithmone jane kapercyer dhe vendet e goditura kane mbijetuar dhe jane bere me te sigurta kundrejt tyre. Ndersa ato natyrore thjesht jane kapercyer dhe nuk ka pasur nevoje per gjyqe apo cdemtime, ne rastin e fatkeqesive te shkaktuara nga njerezit, sidomos nga ata qe qeverisin, rimekembja nuk mund te kryhet e plote, apo e pjeseshme, po nuk u denuan shkaktaret e vetdijshem dhe te padijshem, duke filluar nga kreu. Klasa jone politike, pa perjashtime, duhet hetuar, gjykuar dhe sekuestruar ne menyre shembullore qe te gjithe shqiptaret te marrin per te ardhmen mesimin e madh te Ligjit dhe te Demokracise. Por kjo nuk mund te behet vetem nga shqiptaret, sidomos nen udheheqjen e kesaj klase te degjeneruar politike. Le te shpresojme sikurse Nazarko, se te Huajt do ta marrin seriozisht kesaj radhe.

  2. pro says:

    ..çdo kohe ka korifejte e vet..neqoftese ne tregohemi filozofe duke riprodhuar ate qe kane thene..X,Y..njerez ne shekujt e kaluar..kjo nuk eshte zgjidhje..sot kerkohet zgjidhje aktuale ,per çdo superstrukture qe nuk e ka haberin ,se perse e paguajne dhe a e meritojne vendin qe kane…mua personalisht me duket analiza si qesendisje.Une ju lexoj vazhdimisht.,

  3. Mir says:

    Sakte. Ne vazhdojme te ecim kuturu, Jo vetem politikisht por ne te gjitba fushat, ne ekonomi, ne kulture, u hapen universitete kuadrot e te cileve do I kemin ne administrate per dekada. Teritorin e shkaterruam, sidomos bregdetin, reren dhe fushat I beme te paperdoreshme. U ndertuan shtepi e pallate ne rere dhe ne keneta, pastaj per keto zona kerkojne investime se permbyten. Nje rremuje e pafund.
    Pa harruar nentoken, minierat dhe mineralet qe nuk dihet cfare behet me keto pasuri. Eshte makuteria jone, se pari e politikaneve qe e shqyen kete vend. Piramidat ishin nje e keqe e vogel krahasuar me demet ne administrimin e ketij vendi.

  4. Po te ishte koha e Hoxhes asnje nuk do guxonte te vinte dore tek pasuria qe u vu me djerse e mund.
    I shikon keta politikan zarbo hajdut komunista,ne kohen e enverit vetem duartrokisnin dhe serviloseshin dhe spiunonin dhe denonin popullin e thjeshte kurse sot jane kthyer ne hajdut dhe trima qe shajne soc dhe prap ja kan hipur popullit.
    E shikoni ate sali berishen sa trim eshte bere shpellari,ai servil i bllokut qe bente cmos te zinte miqesi me bllokmenet,sot i shan dite e nat dhe ja ka kaluar ne te gjitha drejtimet bllokmeneve.

  5. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
    – To be or not to be !? Demokraci apo DEMOSALI…?
    Kjo eshte ceshtja !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare periijj te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Perndryshe Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu do te kthehej ne nje komedi tragjike ala “ Shume zhurme per asgje” te Shekspirit per shqiptaret e Shqiperine !
    Perndryshe demokracia shqiptare do te shnderrohej ne nje DEMOSALI !
    Perndryshe shqiptaret dhe Shqiperia do te gjendesh perballe “ To be or not to be “, te jesh apo te mos jesh… kjo eshte ceshtja !
    Larg qofte !

  6. Nemezi says:

    Po te ka mbetur ora ke shekulli i 19-te o Laçko. Nje e dy e Balzakun permend. Mesadkjet e ke pasur me dettrim ne shkolle dhe me vone s je hedhur kendej nga shekulli XX, lere me ke ky aktuali s’ po ta kerkoj se je plak e s ke me takat.
    Qe te te vij ne ndihme per te kursyer kohe po te thom se Balzaku e Çehovi kane mbi nje shekull qe kane vdekur dhe bota ka kexuar kryeveprat e plot te tjereve: Nuk po fus poezite, po romanciere ke me kile
    Prusti
    Kafka
    Romen Roland
    Anatol Frans
    Tomas Man
    Xhojsi
    Uilljam Folkner
    Hemingueji
    Kamy
    Sartre
    Stajnbek
    Sokolov
    Solzhenicin
    Pasternak
    Markez
    Sol Bellou
    Umberto Eko
    Norman Majler
    Filip Roth
    Vargas Lloza
    Siç e sheh te vura vetem meshkujt, pjesa derrmuese fityes te Nobelit. Nuk te ngaterrova me grate se nos peefubdoje ne keq dhe humbisje toruan
    Te uroj shendet se keshtu mund te lexos sa me shume ne te mire te kombit

  7. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Shpetim Nazarko une te adhuroj per llogjiken e ftoft dhe arsyetimin e thelle profesional
    Per mua je Presidenti shpirtnor i shqiptarve.
    Falemders qi shkrun ne Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *