“1 miliardë lekë për lobim”, PS: Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati vijoi akuzat ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me pagesën e tij për lobim në SHBA prej 1 miliadë lekësh.

Përmes një deklarate për median Bushati tha se …“Lulzim Basha shmanget të përgjigjiet për 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA”.

Më tej ai tha se qëndrimi i Prokurorisë është i dyshimtë, pasi ende nuk ka nisur hetimet.

Gjithashtu ai shtoi se organi i akuzës duhet të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha se ku i gjeti paratë e paguara për lobim.

“Lulzim Basha shmanget të përgjigjet për 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA.

Basha nuk jep përgjigje për kompaninë offshore. Me kë bashkëpunoi Basha për këtë skemë mashtrimi? 

Prokuroria nuk flet për këtë abuzim, nuk ka nisur hetime dhe kjo krijon dyshime”,  tha Bushati.

FJALA E PLOTË
Burime te caktuara bejne me dije: se parate e perdorura nga PD, per te paguar artikuj qe nxijne Shqiperine dhe terhequr vemendjen e administrates amerikane, duke e kthyer ne gogol qeverine socialiste – i perkasin nje fondi te zi aferash korruptive te administruar nga nje person shume i afert me Lulezim Bashen.

Ky fond eshte krijuar ne nje ishull (offshore) per te fshehur gjurmet qe cojne tek Lulezim Basha, i cili vazhdon t’i shmanget pyetjeve direkte per perdorimin e ketyre parave ne emer te Partise Demokratike.

Nderkohe qe ka ngritur nje furtune ne kazanin e akuzave per pergjimin e dy krimineleve dhe arrestimin e nje biznesmeni me 830 mije euro cash ne makine, duke bere prokurorin e gjykatesin pa dashur te prese drejtesine te thote fjalen e saj; Lulezim Basha refuzon te thote fjalen e tij per firmen e tij dhe per vulen e partise se tij, qe kane vene ne levizje 1 milione dollare para te zeza.

Ku i ka gjetur Lulezim Basha keto para? Kush i ka cuar keto para ne nje ishull offshore per t’i ikur radareve te ligjit? Cilet jane shtetasit e huaj me te cilet Lulezim Basha ka bashkepunuar per kete afere te paligjshme? 

Lulezim Basha nuk flet. Nderkohe prokuroria ende nuk e ka thirrur Lulezim Bashen si person te dyshuar per nje skeme mashtrimi prej 1 milione dollaresh dhe kjo hedh nje hije dyshimi serioz mbi vullnetin e prokuorise.

Ne i bejme thirrje prokurorise te mos lejoje qe hija e dyshimit te bjere mbi te dhe te veproje pa humbur kohe per te zbardhur kete afere te zeze mashtrimi qe mban firmen e kryetarit te opozites dhe vulen e keqperdorur te partise me te medha te opozites ne vend.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““1 miliardë lekë për lobim”, PS: Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën”

  1. kombi says:

    KA KALUAR NJE JAVE NGA KY SKANDAL DHE PROKUORIA NUK E KA MARRE NE PYETJE LULZIMEN ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *