FOTOT/ Aksident në Korçë, përfshihen dy makina të eskortës së Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy automjete të eskortës së kryeministrit Edi Rama janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit.

Në aksident janë përplasur 3 automjete, dy prej tyre të eskortës së Ramës.

Makinat e përfshira në aksident janë një “Honday” dhe një “Mitsubishi” me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë).

Ka qenë fillimisht “Mitsubishi” i cili ka goditur një “Golf 2”, ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe “Honday” e cila ka përfunduar në kanal.

Bëhet e ditur se tre punonjës të Gardës kanë mbetur të lënduar si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Golf”.

Shkak i aksidentit dyshohet që të ketë qënë prezenca e lagështisë në rrugë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me atë të  Kosovës. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “FOTOT/ Aksident në Korçë, përfshihen dy makina të eskortës së Ramës”

  1. Terri Verri says:

    Per shkak te rreshjeve?!
    Po te ishim ne,do ishte per shkak te shpejtesise!
    Ore keta te gardes perse ecin sikur jane skizofren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *