Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë: Pas “Brexit” do shtojmë praninë në Ballkan. Reforma në drejtësi, kusht për investimet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman i ftuar në emisionin “PASSPORT” nga gazetari Arbër Hitaj thotë se pavarësisht “Brexit”, Britania do të mbështesë anëtarësimin e Shqipëri në BE, madje do të shtojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri.

Ambasadori Norman, argumenton se ardhja e investitorëve të huaj lidhet ngushtësisht me reformën në drejtësi, dhe më konkretisht me zbatimin e saj.

Biznesi kërkon garanci dhe shtet ligjor, ky është kushti kryesor për të ardhur në Shqipëri“, thotë ambasadori Norman.

“Ne flasim shumë për procesin e rivlerësimit- vettingun- duket sikur kemi dhjetëra vite që flasim për të. Por e vërteta është se tani është koha që ky proces të zbatohet dhe ne duhet te shohim gjyqtarë e prokurorë t’i nënshtrohen këtij procesi.

Opinioni im mbi këtë çështje është se hapi tjetër duhet të jetë zbatimi i mirëfilltë i këtyre planeve të mira, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit, në mënyrë që të çojnë drejt një gjyqësori më të mirë e më të pastër”.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës, ambasadori thotë se ky është një problem i përbashkët me të cilin përballet edhe Britania, ndërsa i vlerëson masat e marra nga qeveria shqiptare për të luftuar këtë fenomen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë: Pas “Brexit” do shtojmë praninë në Ballkan. Reforma në drejtësi, kusht për investimet”

  1. Raimond vlonjati says:

    SHUme mire
    Britania esht kyrye shtet demokratik

    Te afrohen keta ne Ballkan ndeyshon Ballkani si me magji

    Te krijojme Bre-Ballkan , ku Britania te imponoje sjelljen demokratike midis vendeve te Ballkanit , neoermjet investimeve dhe edukimit te te rinjve kokeqypa te Ballkanit ne Universitetet Britaniike

    Nderkaq kuksinaet ti beje te gjithe shtetas Britanike se s’ka lezet ndryshe lol

  2. X says:

    Po vijnë hutat (vultures) e kapitalit. Kush do na rrjepe me mire, Saliu, apo keta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *