Basha: Pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Rama dhe Ahmetaj, kanë plan të inportojnë mbetje nga jashtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sot atë që e quan skandalin e ndërtimit të tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Përmes një deklarate për median Basha tha se prapa ndërtimit të këtyre inceneratorëve që sipas tij janë në dëm të shëndetit të shqiptarëve, qëndrojnë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

Me tëj Basha tha se Rama ka në plan që të inportojë plehra nga vendet e tjera dhe t’i përpunojë në këta inceneratorë.

“200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.

Inceneratorët janë shkatërrues për shtetin. projekte te  inceneratorëve janë zbuluar si afera korruptove dhe kriminale. Mediat kanë zbuluar dhe kanë venë në dispozicion dhe shihet që janë nga i nijeti person. duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

4.8 milion euro i kanë thënë incenerëtorit të Fierit pa filluar asnjë punë. Në total janë 400 milion euro që do të shpenzohen për 10 vitet e fundit.

Bëjnë një kontratë me privatin dhe privati nuk merr asnjë rrisk. po përpiqen të bëjnë një në Korçë, një tjetër në Rrogozinë ku të gjitha janë ngritur në protestë. Po fshehin pronarët e vërtetë. Është një aferë kriminale një aferë mafioze. I bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që të filloj hetimet për këtë rast.

Është faqja tjetër e medaljes së kanabizimit të Shqipërisë. Me kanabis është eksporti, ndërsa me inceneratorët do të importohen mbetjet. Duhet të nisën me njëherë hetimet, pasi po dëmtohet shëndeti i njerëzve”, deklaroi Basha. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Basha: Pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Rama dhe Ahmetaj, kanë plan të inportojnë mbetje nga jashtë”

  1. kalciani says:

    Eshte e turpshme te jesh shpifarak dhe legen nga mengjesi ne darke.Shqiperia po mbytet nga plehrat ne cdo ane,ato digjen vend e pa vend dhe po na helmojne cdo dite, por me logjiken e Lulashit , duhet te presim qeverine e tij per te shpetuar nga plehrat.Si ka mundesi qe nuk e gjetet njehere gjuhen per gjera te mira ne dobi te ketij populli ore edepseza.Paguani para te pista vetem qe ti nxini faqen ketij vendi neper bote,ky je ti pacavure Lulash, qe sa qe minister transporti vodhe nga parate e popullit rrugen e kombit, ndersa si minister i brendshem, vrave kater njerez te pafajshem, te tjerat jane dokrra.Mjere Ne po qe se Ti vjen ne pushtet nje dite,je nen nivelin mesatar te gjykimit.

    1. eltoni says:

      ju si parti demokratike kete pune keni te pergenjeshtroni lajmet ne 26 vite nuk keni dhene asnje kontribut te hajrit per vendin dhe mos flisni shume se shqiptaret e dine shume mire se sa mireqenie kishte ne kohen tuaj… e dine shume mire qe paguanin me te dobtit si taksat si energjine dhe mireqenie kishte vetem soji juaj, doni sdoni ju gjerat ne kete vend do ecin dhe lerini keto mashtrime se skane me lezet ka ardhur koha per bashkepunim e jo llafe e mashtrime

  2. eltoni says:

    ju si parti demokratike kete pune keni te pergenjeshtroni lajmet ne 26 vite nuk keni dhene asnje kontribut te hajrit per vendin dhe mos flisni shume se shqiptaret e dine shume mire se sa mireqenie kishte ne kohen tuaj… e dine shume mire qe paguanin me te dobtit si taksat si energjine dhe mireqenie kishte vetem soji juaj, doni sdoni ju gjerat ne kete vend do ecin dhe lerini keto mashtrime se skane me lezet ka ardhur koha per bashkepunim e jo llafe e mashtrime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *