“Inceneratorët” Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Ja si qëndron e vërteta, ti pse nuk flet për 1 milion dollarët e lobimit?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Finacave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të Bashës, ku ky i fundit tha se Ahmetaj dhe Rama qëndrojnë mbrapa ndërtimit te tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Përmes një delarate për median Ahmetaj,  thotë se Basha nuk flet asnjë fjalë për 1 milionë dollarët e lobimit në kanalet e zeza jashtë sistemit ligjor, por flet për incineratorët.

Gjithashtu Ahmetaj tha se kjo afere korruptive e Bashës per 1 milionë dollarën nuk mund të mbyllet me raporte mjekësore.

Më tej Ahmetaj sqaron për opinionin publik, se …”brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve”.

Reagimi i plotë i Ahmetaj:

Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.

Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.

Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.

Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.

Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine. (TemA)

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Inceneratorët” Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Ja si qëndron e vërteta, ti pse nuk flet për 1 milion dollarët e lobimit?”

  1. fiona says:

    Bravo zoti Arben shume e drejte kjo qe thoni, basha perpara se te hedhi akuza ben mire qe si fillimin te sqaroje publikun rreth akuzave te veta nje afere prej 1 milione dollaresh nuk eshte e paket duket sheshit qe jane para te fituara ne rruge korruptive, prandaj perpara se te akuzoje te tjeret vben mire te shohi veten pastaj te hedhi vrere mbi cdo pune te mire qe behet.

  2. niku says:

    po cmerreni me te lereni te llomotiti nga mengjesi deri ne darke po njerezit e dine shume mire cfare dembeli e mashtruesi eshte luli e ka vertetu edhe fakti qe hesh per akuzat e veta tregon shume qarte se eshte i implikuar per aferat qe akuzohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *