VIDEO/ Invalidët protestojnë para bashkisë Kamëz, policët e Mziut i dhunojnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një grup personat para dhe tetraplegjike që jetojnë në Kamëz kanë protestur dje përpara kësaj bashkie, pasi sipas tyre iu janë vonuar pesionet dhe për disa problematika të tjera që ata kishin.

Por siç ata shprehen kryetari i kësaj bashkia Xhelal Mziu jo vetëm nuk i ka pritur në zyrë, por ka ushtuar mbi ta forcën e policëve për t’i larguar nga dera e këtij institucioni.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale shihet kafshëria e policëve të Xhelal Mziut të cilët teksa tentojnë të largojnë me forcë invalidët me karrige me rrota , njërin prej tyre e rrezojnë në tokë.

“Nisma, jemi nje grupim personash para dhe tetraplegjike qe jetojme ne Kamez dhe dje i kerkuam nje takim Kryetarit Mziu per nje barre me probleme qe kemi si vonesa e pensioneve, pagesa e plote e taksave edhe pse ne kemi status e perjashtohemi, mungesa e infrastruktures dhe injorimi qe na ben bashkia.

Kryetari nuk na priti dhe ne shenje revolte bllokuam deren e institucionit sepse ai ishte aty dhe fare mire mund te vinte e te fliste me ne pak minuta per te na degjuar.

Jo vetem qe nuk erdhi por dha urdher qe te rriheshim. Sic duket ne pamje policia njerin e hodhi ne shesh e mua tentuan por nuk ja dolen dot. Keta jane te forte me ne dhe lepuj me ata qe shkelin ligjin.

Turp! Sokol Murataj”- shkruajnë personat para dhe tetraplegjike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *