Balla tallet me “ngatërresat” e Bashës dhe këshillon demokratët: Mbahuni miq

28 Nëntor 2017, 15:15Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar Lulzim Bashën.

Në një status në facebook Balla thotë se Basha ka ngatërruar datën e Pavarësisë me atë të Çlirimit, e shkoi sipas tij, në varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë në vend që të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Gjithashtu Balla liston dhe disa “ngatërresa” të tjera që Basha u ka bërë demokratëve.

STATUSI I PLOTË

U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve.

Më tej akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhet të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Mbahuni miq demokratë se ngatërresat nuk kanë mbaruar dhe sinqerisht Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin! (TemA)

1 komente në “Balla tallet me “ngatërresat” e Bashës dhe këshillon demokratët: Mbahuni miq”

  1. Zigur Qarri says:

    E ka lënë Berishën,i është ndërsyer Bashës tani!!!
    http://www.gazetatema.net/2017/11/28/balla-tallet-me-ngaterresat-e-bashes-dhe-keshillon-demokratet-mbahuni-miq/
    Ndersa Taulant Palla,ngatrron tagër me tragetin
    “Kush janë këta prokurorë që kanë tragetin të falin pa hetuar veprën penale …”, thote Taulant Palla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje