Buxheti/ Balla i përgjigjet Bashës: Ngatërrove demokratët me skemë pastrimi parash, lojë qesharake amendamentesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të 16 amandamenteve të PD-së për buxhetin e vitit 2018.

Deputeti socialist e cilëson këtë si një lojë amandamentesh duke thënë se kryedemokrati Lulizim Basha kërkon të ngatërrojë Partinë Demokratike.

Më tej ai i kujton Bashës edhe skemën e pastrimit të parave me kompanitë off-shore.

“Lulzim Basha pasi e ka ngatërruar Partinë Demokratike në një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, sot e ngatërroi përsëri partinë në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018.

Kur Buxheti erdhi në Kuvend Lulzim Basha tha se PD nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe u larguan nga mbledhja. Gjate javëve që Buxheti shqyrtohej në komision apo kur Buxheti u votua në parim në seancë, Lulzim Basha tha se Buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës, madje rrëshqiti deri në pikën sa akuzoi edhe bankat.

Ndërsa sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit dhe të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha u kujtua të bëjë amendamente.

Ose më saktë dikush i’a kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut,” thotë Balla. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *