“1 milion dollarë për lobing”, Basha i përgjigjet Ballës: Ju tregoj ajzbergun e zi në Rumani

30 Nëntor 2017, 11:32Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Më herët ky i fundit i kërkoi llogari Bashës lidhur me paratë e investuara në kompanitë e lobimit të cilat nuk janë regjistruar në KQZ.

“Kjo është një furtunë në gotë, që Edi Rama të mos i përgjigjet akuzave të faktuara për Saimir Tahirin, për Habilajt, për Balilajt, për vëllain e Fatmir Xhafës, për llogaritë off shore, për të cilat e ka akuzuar OSBE me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro.

Për të akuzuar PD-në Rama zgjodhi Ballën që ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron as imuniteti parlamentar as fjalimet e stisura. 
Edi Rama bën mirë të pyesë Drejtorin e tij të Policisë se ç’ka bërë Balla një muaj më parë me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani. Kjo është maja e ajsbergut të zi për axhendën e vet politike. 

PD ka deklaruar në KQZ çdo shpenzim sipas ligjit. 

Balla tha se do të më kallëzojë të hënën në Prokurori. I thashë të mos presë të hënën, por ta çojë që sot në prokurori. T’ia çojë edhe FBI-së në Ministrinë e Brendshme.

PD nuk ka asgjë për të fshehur.

Njeriu që fsheh milionat, miliardat e zeza të parave të krimit është vetë Edi Rama. Është shenjë e dëshpërimit dhe panikut, që Rama fshihet pas një njeriu që duhet të ishte dhe me siguri është nën hetim pë pastrim parash,” tha Basha.(TemA)

8 komente në ““1 milion dollarë për lobing”, Basha i përgjigjet Ballës: Ju tregoj ajzbergun e zi në Rumani”

  1. Tringa says:

    Te gjithe thone : “une kam vjedhur KAQ” ama “ti ke vjedhur KAQ +1” e me rradhe “kaq +2”,asnje nuk thote qe nuk kam vjedhur KAQ.Lufte hajdutesh qe i japin ndonje kocke (pa palce) popullit.

  2. sadna babul ka bidai says:

    SI DY ZOGJ TE MREKULLUSHEM JENI ,NJE HERE I MAJTE E NJE, HERE I DJADHTE PERPARESIA JUAJ NA DUKET PER SE MBARI PER BREZIN E ARDHSHME RESPEKTE

  3. like says:

    Mire e ka Luli! po pati gje Balla pse nuk ia çon prokurorise e FBI? edhe Luli njesoj le te beje!

  4. salem says:

    Zoti Basha, per shpifje je nenkampion (se kampioni eshte Berisha) ,po pate dokumenta si c’ka kunder teje,coi ne prokurori ; pa ato “ajsberget ” e tu jane pa fund.
    Shko tek Berisha tani dhe do gjesh te “ekonomisti digital” i shpifjes berishjane miliaeda euro .
    Dokumenta a ke? Te tjerat jane pallavrat e tua te zakonshme qe s’i ha me njeri.

  5. spartaku says:

    Ato pordhe mbaji dhe haji per vehte ti o LulBasha,por thuaja popullit troç,pse ke paguar nje miljon dollar ne Amerike.Ato qe llap ti dhe me ato kercenime,nuk tremb njeri se jane shpifje,Edi Rama e ata qe akuzon, ti nuk jane te verteta,por i inkriminuar je ti ma Berishen.Ju te gjithe ti rr….i l…t Rames.Ter jeten keshtu u ka njohur populli juve,si mashtruesa,shpifarak,sharlatan e njerez te paskrupullt.

  6. basha-lobimi says:

    dihet qe te gjithe politikanet kane ber lobime per zgjedhjet po nxorren kete te bashes se duan te mbulojne dicka tjeter terheqin vemendjen, sepse nuk ka mundesi ne politiken shqiptare nuk flitet asnjeher per rendin e dites te parlamentit si po zhvillohet kush jane problemet, po gjithmone droga lobimi, vjedhje, duke ber keshtu dhe njerezit ndikohen te keto gjera nuk kane kurre mire siguri po as shpresa per asgje, nese ai ka ber lobim dhe nuk deklarohet ka gjykata prokurori, nje prokuror zhvillon hetimet dhe hapet nje ceshtje gjyqesore ne momentin qe deklarohet i fajshem nuk mund te kete me asnje post publik pervec denimit qe i takon. Jane mesuar ne shqiperi e bejn gjyqin vete per cdo gje duke i paraprire gjykates qe vendimin qe do marri te jete konform atij vendimi qe ka marre parlamenti e politikanet, pastaj ankohen gjykatesit te korruptuat.
    me poshte gjeni shkrimin pse i ka marr basha ato leke, qellimi i lobimit keni dhe shkrime mbi jeten e lulzim bashes.
    http://spiderinformazione.blogspot.de/2017/11/lobimi-ne-shba-prokuroria-cfare-po-ben.html

  7. Epo kjo pune! says:

    po akoma me plehrat e serbit e grekut merreni, ata e kane treguar me vepra qe jane te shitur… kerme e bene kete vend 30 vjet dhe tani llapin se nuk ka shprese!!!! Merreni per veshi dhe ne biruce e kane vendin

  8. Tnt says:

    Bashen po e justifikojne Salianjasi dhe Visi i 55. Une e besoj, se nje njeri qe vetem fle gjume nuk ka se si ti harxhoje 1 million dollare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje