Andi Bushati: Sa po i kushton Bashës foto me Trump?

30 Nëntor 2017, 13:46Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama i ka vënë në resht rilindasit e vet për të përdorur shumat marramendëse të paguara nga PD në ShBA, për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri, nga implikimi i njerzve të tij më të afërt me krimin dhe nga aferat e përgjimeve që po gëlojnë në të gjitha koridoret e politikës.

Mjafton të shikoje direktivën që kishin marrë këtë të enjte të gjithë deputetët socialistë, që flisnin për paratë e padeklaruara në KQZ, për 1 milionë USD e lobimit, për shumat e paguara nga parajsat fiskale për të kuptuar revanshin e tyre dhe mezipritjen për të ulëritur: “E shikoni, jemi të gjithë të përlyer”.

Por, çudia nuk qëndron këtu. Nuk ka forcë politike në botë që nuk do të godiste thembrën e Akilit të kundërshtarit, për të shpëtuar nga hallet e veta. Edhe PS këtë po bën. Ajo do të kërkon të dalë sa më parë nga gropa e zezë e imazhit ku është kyçur prej javësh dhe po qëmton me çdo kusht një fije ku të kapet.

Çudia në këtë rast është sjellja e PD që po reagon si një forcë e zënë me preshë në duar dhe që nuk i jep përgjigje asnjërës prej pyetjeve që ka ngritur publiku që pas publikimit të shkrimit të BIRN-it.

Fillimisht kur agjensia investiguese nxorri dokumentat se PD kishte paguar 675 mijë USD për lobing në ShBA, se një nga kontratat ishte fshehur deri në nëntor nga kompania amerikane, se një nga pagesat ishte bërë nga parajsat fiskale, selia blu foli për “mashtrime dhe shashka”. Njësoj si Rama që kur mbetet mat i kthehet togfjalshit “mediat e kazanit” dhe Basha nuk tregoi ndonjë kreativitet më të madh ndaj akuzave të BIRN. Dhe që nga ajo ditë, megjithëse vonoi gjatë që të pranonte një pjesë të pagesave (150 mijë USD), PD po e trajton këtë çështje si një histori të shpikur për të tërhequr vëmendjen. Ajo gjithmonë i shmanget thelbit të problemit. Ajo herë denoncon kohën në të cilën u hap ky “skandal” dhe herë merret me faktin se Rama ka vepruar po njëlloj, kur pagoi 80 mijë USD për të takuar Obamën.

Këtë bëri edhe Lulzim Basha në parlament, ku u tregua sypatrembur për një hetim ndaj tij, ku bëri thirrje të investigohej edhe nga FBI, por vetëm përgjigje nuk dha për gjërat për të cilat akuzohet.

Dhe akuzat janë të rënda. Në vrapimin e tij të çartur për të treguar se ShBA-ja është me të, se pas ngjitjes së Trump në fron situata do të ndryshojë, se Steve Bannon dhe media e tij “Breitbart News” nuk do i linin më të ngrinin kokë njerëzit e Sorosit në Ballkan, Basha dyshohet se ka paguar plot 675 mijë USD, për të kontaktuar zyrtarë të administratës së lartë, senatorë dhe kongresmenë, madje ndoshta edhe për të siguruar takimin fotografik me Donald Trump.

Dhe tani, kur këto kontrata janë depozituar në departamentin e drejtësisë në ShBA, kur BIRN i ka publikuar falsimilet e tyre edhe në Shqipëri, Lulzim basha nuk mund të fshihet duke thirrur se ky është një komplot për të tërhequr vëmendjen nga skandali Tahiri. Ai fillimisht duhet të përgjigjet, një për një, për kontratat e bëra publike. Ai duhet t’i sqarojë ato në detaje. Pasi ta ketë bërë këtë duhet të tregojë se si e kanë kapërcyer ato para Atlantikun dhe se si ka mundësi që shuma që pretendohet se është paguar të jetë sa dyfishi i asaj që PD ka deklaruar për gjithë fushatën.

Vetëm duke u përballur me këtë, Basha ka një mundësi t’a mbyllë aferën e parave të lobingut. Vetëm duke thënë të vërtetën (nëse ajo nuk ka konseguenca penale) ai ka mundësi ta shfryjë atë dhe mos të lejojë që përmes saj të eklipsohen skandalet e rilindjes me drogën dhe krimin.

Nëse është i paftë që të veprojë kështu, natyrisht që socialistët do ta përdorin këtë ngjarje si alibi. Dhe paradoksalisht, fotoja e tij me Trump, që mund t’i ketë kushtuar qimet e kokës përpara zgjedhjeve, mund të kthehet në mallkimin e tij pas tyre. Pikërisht tani kur u duk se po rikuperonte me shpejësi… /lapsi.al/

6 komente në “Andi Bushati: Sa po i kushton Bashës foto me Trump?”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Nje gje eshte me se e sigurt , nuk do gjesh ne gjithe europen part me te njollosur ne korupsion , me te ndyre ata kete ose nuk e shikojne , ose bejne sikur nuk e shikojne qe reshkasin ne tatapjete ne renie te lire . Keshtu qe ne cfare do lloj prizmi ta shikosh , ata jane negativ , jane te papershtatshem per shoqerine shqiptare ,

  2. Life is game says:

    Po or beqir i fisit te lavdishem te Capove.
    Po te ish Enveri ti ishe tani Anetar Byroje, me perspektive te ndritur. A lexon or ti, kur njerez te thjeshte ish komunist nxjehen fajtor dhe nuk flasin. Lere kete mut gazetarie dhe fillo mblidh kanoce. Trumpi keshtu e ka filluar.

  3. zi says:

    O sy pa trembur,
    po na sqaro ,na sqaro, se vetem nek ti besojme,
    o ju shpelafte mortja dhe ju hengshin krimbat,
    mbase u lahen dhe gjynahet.

  4. Edmond says:

    O andi i gjithe orizi te uron te qifshin te katermbedhjetat ty mut ster muti

  5. Kastrioti says:

    Kush kujdesej per gjyshin e tij, kriminelin Hysni Kapo, i cili ia çonte Enverit kokat e viktimave ne tepsi?
    Saliu!

    Beme gjysh te te ngjaj!

    Ik futu ne vrimen miut or ndyresise, pjelle kriminelesh, se na e shpifet si para, edhe pas ‘90-tës!

  6. albaniafirst says:

    Te krahasosh te ashtuquajturen “Ceshta Tahiri” me korrupsinin e PD-se eshte vertet per te qeshur e njekohesisht per te qare. Se pari, per Tahirin ka dyshime per perfshirjen ne trafikun e droges, por zoti Andi nuk eshte gjykates qe te vendose ne se Tahiri ka kryer apo jo krimin per te cilen ka dyshime. Ne ndryshim nga kjo e Tahirit, Basha eshte kapur me presh ne duar, pasi ka thyer ligjin duke mos deklaruar fondet e perdorura per lobim gjate fushates elektorale dhe ca me keq nuk ka treguar dhe nuk po tregon se nga kane dale keto para. Pra zoti Andi, me siguri qe nje “analist i zoti” si puna jote, duhet te jete ne gjendje te beje dallimin midis dy rasteve qe na ke marre si shembull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje