Artan Fuga përgjigje të ashpër Luan Ramës: Je fatkeqësi kombëtare, politikan në opozitë gjoja që bën si gazetar

Nga Artan Fuga

Meqë kryesia e akademisë së shkencave është vetëizoluar, dhe nuk ndihet të mbrojë akademinë e shkencave, po reagoj si akademik si më poshtë :

Cfarë fatkeqësie kombëtare t’a masësh cilësinë e një akademie shkencash me faktin nëse ajo organizon ose jo një festë përkujtimore për themelimin e saj, a thua se është njeri që feston datëlindjet e veta! Politikë e mësuar me qoka!

Cfarë fatkeqësie kombëtare të zhytesh thjesht në një një nostalgji për diktaturën dhe kohën kur shkencën dhe arsimin e dhunonte ideologjia! Thurr lavde pa renditur asnjë kufizim!

Cfarë fatkeqësie kombëtare ku arrin një individ pa asnjë titull a punim shkencor të fyejë dhjetra akademikë! Termin “mjeran” mbaje për vete!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur dikush që tre javë më parë ngrinte lavde për një akademi shkencash, sot vetëm sepse nuk e përdor dot për qëllime politike, e hedh në lumë duke e quajtur mjerane! Je i djeshmi apo je i sotmi?

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush pa ditur asgjë për takimin midis kryeminstrit dhe akademikëve, pa qenë prezent, deklaron duke gënjyer se akademikët nuk e thanë atë që kishin për të thënë! Të gjitha u thanë! Askush nuk pati frikë, as ndroje!

Cfarë fatkeqësie kombëtare, kur dikush që përfaqësohet si deputet, në vend të njohi kritikat brenda akademisë dhe të vendosi gishtin te përgjegjësit e gjendjes aktuale që mbronte deri para një muaji, nuk pipëtinte kur hidheshin kritika mbi ta, tani nuk flet për reformim, por i hedh gurin një institucioni si akademia e shkencave!

Cfarë fatkeqësie kombëtare kur politikanë të ndryshëm mbajnë qendrime ndaj arsimit, shkencës, pa i njohur fare ato, pa pasur haberin ndaj tyre, por vetëm në funksion të ambicieve të tyre politike! Një herë votojnë për ligjin për arsimin e lartë dhe një herë lajnë duart duke e kundërshtuar atë.

Cfarë hipokrizie???

Cfarë fatkeqësie kombëtare që një politikan në opozitë gjoja, në vend të vijë të takojë akademikët dhe të njihet me revendikimet e tyre, preferon të bëjë gjoja gazetarin duke harruar deputetin për të cilin paguhet, duke botuar komente dhe opinione jashtë çdo profesionalizmi që kërkon gazetaria më minimale, pa njohur faktet dhe pa balancuar as qendrimet!

*Lidhur me shkrimin fyes të z. Luan Rama : Akademikët ikën! 

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Artan Fuga përgjigje të ashpër Luan Ramës: Je fatkeqësi kombëtare, politikan në opozitë gjoja që bën si gazetar”

  1. Semiramisi says:

    Pershendetje Profesor,
    Ka raste qe edhe ndaj mendim ndryshe me ju. Por kete radhe e ke qare shkrimin. Kur flet Luan Rama, qe nuk di te shkruaje e jo me te beje artikull apo punim shkencor. Profesor e keqja nuk eshte se çfar tha e shkruajti per Akademine Luani, e keqja eshte se Luani e ca si Luani na drejtojne, apo me mire drejtojne Shqiperine. Nje halif matrak te flase per Akademine e Akademiket. Nje njeri qe me parti ka kaq vjet qe merr page. O zot, profesor ku jemi.

  2. Ani says:

    Z.FUGA
    MOS E UL VETEN TË DEBATOSH ME NJË FARË TË NEVERITSHME POLITIKANI SI AI,QË EDHE VET NUK I BESON ATO QË THOTË,POR JA DO PARTIA.
    S’KA BËRË ASGJË NË JETË,POR KA VEGJETUAR.!👎👎

  3. Monda says:

    Luan Rama,paterica e Metës,është ai çunaku bosh,i
    konkurseve të Enverit që mësonte pëmendësh fjalët e xhaxhit.
    S’ka njeri respekt për të.
    Do hajë dhe ca nga paratë tona,sa ta thyej qafën
    LESHELIJA.🤣🤣🤣👎👎👎

  4. ladi says:

    O Rrot kari po ti je akademik i vetemeruar.mendoj se Luan rama eshte me i zgjuar se ti o kopil ,i komunizmit,o jashteqitja e saliut dhe Lylezimit.

    1. ÇUNI says:

      Luan Rama, po ç’ fare bole je ba mar servil e i pa burre , ti je nje zog gomarit qe nuk e ke shokun

  5. Shoku " Shpati " says:

    Profesor , jep shembullin ti I pari dhe rrefuzoje kete titull . Akademia e shkencave ka vetem nje merite ,eshte vetem nje objekt inert I cili sherben si pike referimi per dy persona kur lene nje takim – Ku do takohemi ? Te akademia ! Akademiket shqiptar duhet te ishin busulla e orientimit per cdo qeveri , politik e jashtme , e brendshme etj etj . Kur nuk I pjerdh njeri do bejne mire te shohin punen e tyre . Te shkruajne kujtimet…

  6. Tjetri says:

    Akademiku shkruan:Cfare hipokrizie???
    Di ndonje qe se ka mbaruar unversitetin te na thote se ku eshte pyetja ketu?!
    Akademik…cfare hipokrizie= me tre pikecuditse,he tu befsha,he te keqen,he o akademik qe rrije ne çader.

  7. Dulla says:

    Po ky Ladi eshte bolja e djathte apo e majte e Luan Rames?

  8. Vjosani says:

    Te dy jane idiote te padurueshem, te dy jane njesoj, edhe ky qe shkonte ne cader tek Luli, edhe ky Luani qe i ben buzet si bythe pule pas pjelljes se vezes….

  9. joel shkodra says:

    Akademik Fuga! Po gjuhen shqipe e duhet ta dine me mire se te tjeret akademiket? E pra, ne shkrimin tuaj ka disa gabime, bile edhe te renda. Po i rendis: “t’a masesh” shkruhet pa apostrof “ta masesh”; “thurr lavde” shkruhet me nje r “thur lavde”, “tre jave” thuhet “tri jave” (sepse “jave” eshte femerore);”te njohi kritikat” dhe “te vendosi gishtin” duhen “te njohe kritikat” dhe “te vendose gishtin”; “ne vend te vije” duhet “ne vend qe te vije”; “revendikimet” duhet “rivendikimet” (te pakten keshtu e ka fjalori i botuar nga akademia e juaj). Dhe pastaj ankohemi per gabimet qe bejne gazetaret, folesit e radios e televizionit, parlamentaret, ministrat e deri te kryeministri.

  10. a.f. says:

    Mut njeri, kake tjetri…..dhe budallenj ne qe i lexojme dhe i paguajme per pune qe nuk i bejne..

  11. saimir says:

    e ke qa shkrimin profesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *