Buxheti/ Rama akuza PD-së: E vetmja gjë që mund të bëni është çorapi, ja se ç’më tha Saliu në vitin 1991

30 Nëntor 2017, 12:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar më tepër vëmendje për Buxhetin e vitit 2018.

Ai ka analizuar amandamentet e paraqitura nga Partia Demokratike duke deklaruar se ato janë përsëritje e programit elektoral të vitit 2005.

“Amendamentet e PD tregojnë se kjo parti s’ka asnjë vizion alternativ; asnjë program për të ardhmen e vendit; asnjë ide tjetër përveç atyre të programit elektoral të vitit 2005, që rezultuan dëshira elektorale 8 vite rresht në qeverisjen e dështuar të kësaj force politike,” shprehet Rama.

Ai  ka hedhur edhe një sërë akuzash ndaj PD-së duke thënë se e djathta nuk ka ditur që të formojë shtet.

“Kur e kam takuar për herë të parë Sali Berishën më 1991 më tha: “Ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet. Ne jemi të ndarë përjetësisht nga ai llum. E ka kthyer PD-në në një karagjozllëk kombëtar,” tha Rama.(TemA)

6 komente në “Buxheti/ Rama akuza PD-së: E vetmja gjë që mund të bëni është çorapi, ja se ç’më tha Saliu në vitin 1991”

  1. Vedi says:

    Tamam Saliu i vertete; asgjesoi te djathten reale te persekutuar burgjeve dhe ne mergim, duke luajtur me hipokrizine qe e karakterizon, rolin e te Djathtes.

  2. sadna babul ka bidai says:

    NE FAKT REPTESIA ESHTE NJE HAP I MIRE ,PER POPULLIN SE BEN VEZHGUZ VEZULLUES PER VENDIN E TIJ ,SEPSE NUK GJEN SHESH E BEN PERSHESH

  3. saliu dihet boterisht qe eshte nje komunist ekstremist dhe persekutor i te djathtes shqiptare,zbatuesi i vendime ogurzeza te Katovices dhe kale troje,agjent i sigurimit te shtetit komunist-enverist

  4. spartaku says:

    Zoti Rama mos i pyt fare keta maskarenj te pd-ke,se jane budallenj.Na ka gjetur belaja nga keta budallenj,si nje familje qe ka nje pijanec ne shtepi.Kur mendon koketrashin Flamur Noka,kuptyon se kushe eshte pd-ke.Buxhetin miratojeni edhe pa votat e maskarenjeve,e maskareshave.

  5. pedro i ri says:

    Edi.
    Je legjendar

  6. Paqesori says:

    Ketu me pelqeve ! Sakte , nuk kam se ku te kap kesaj here….me la ne balte dhe Luli vocerr…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje