Censusi i vitit 1901: Ja sa shqiptarë jetonin në Itali, shqipja flitej në 47 komuna

30 Nëntor 2017, 08:59Politika TEMA

NGA: Aurenc Bebja, Francë
Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot ‘Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë’, 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në ‘Bulletin international de l’Institut de la statistique’, Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).
Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit. Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.
Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar.

Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e:
Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna
Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna
Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna
Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale. Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.
Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

‘Këta shqiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI’. Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos. Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

Burimi:https://www.darsiani.com/la-gazette/popullsia-e-komunitetit-shqiptar-ne-itali-ne-vitin-1901/

16 komente në “Censusi i vitit 1901: Ja sa shqiptarë jetonin në Itali, shqipja flitej në 47 komuna”

  1. toni says:

    dhe thone pastaj cne mafia ne jug te italise..

    1. Flutura says:

      Fantastik Toni.

  2. fantoma says:

    “Fashati shqiptar, quhej Piana dei GRECI…???!!! Debila, idiotë….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Sara says:

      Idiot je ti qe s’njeh historine e popullit tend…. pse greket cfare jane sipas teje… Gavril Dara (plaku e i riu) dhe Jeronim de Rada, qe rizgjuan ndjenjen e atdhetarizmit te harruar, jane pasardhes te atyre arberesheve qe iken nje pjese nga Greqia (Peloponez, Atike, Beoti e ishuj), ata qe mbeten aty bene revolucionin e 1821 dhe Evropa e Rusia i shfrytezoi per te bere shtetin grek e per te dobesuar daljen e “te semurit te Bosforit” ne mesdhe…

  3. mik says:

    Nuk quhet ma ‘ Piana dei Greci ‘ por, Piana dei Albanesi. Ka vite qe asht korigjuar.
    Piana dei Greci asht emeru gabimisht, duke ju referuar fese ortodokse, me mendimin se jane greke.
    Gjithesi, keshtu e kam lexuar diku.

    1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

      ”greci” dhe ”albanesi” jane aderfia orthodhoxoi kshq nuk eshte se u emerua gabim.
      gabim eshte te mendoi dikush se sumqiret sunitoshqipfoles jane ”albanesi”!!!!

      1. ben says:

        mutofagos-me siguri qe se di nga bie as “Piano dei greci” apo sic quhet sot “Piano degli albanesi”. Nje idjot si puna jote di te haje mut sic e ke dhe emrin “mutofagos”.

  4. sadna babul ka bidai says:

    PER ZOTIN ATO TE MBAJNE FORTE NGROHTE ,ME ZOR I KANE HEQ DISA BERKUSHET ME PA KALAMAJT E VET ME I PA SE I KISH MARRE MALLI SHUME .TE KEQEN TATA ,HAJDENI TE SHPIA SE ME ZOR I HEQ LALA BERKUSHET .O ‘TATE A’DO ME QENE MIR TI APO JO ,PRANDAJ HIQI E ‘ES ‘ME ‘MU .DHE KESHTU PERPARESIA BEN MREKULLI NGA FEMIJET

  5. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    ”………….turistet kane vizituar fshatin e bukur shqiptar ”Piana dei Greci”!!!!!!!!!!!????
    imagjinoni sikur keta ”shqiptare” ne ”platia ton ellinon” te ishin muslimon brothers nga soi i Zike sumqirit……….!
    mjafte me o beqira,te citoni sunitet e sotem si shqiptare apo arbereshe pasi nuk kane asnje lidhje gjaku,thjesht beheni me te peshtire me keto pretendime………

    1. Sara says:

      Idiot je ti qe s’njeh historine e popullit tend…. pse greket cfare jane sipas teje… Gavril Dara (plaku e i riu) dhe Jeronim de Rada, qe rizgjuan ndjenjen e atdhetarizmit te harruar, jane pasardhes te atyre arberesheve qe iken nje pjese nga Greqia (Peloponez, Atike, Beoti e ishuj), ata qe mbeten aty bene revolucionin e 1821 dhe Evropa e Rusia i shfrytezoi per te bere shtetin grek e per te dobesuar daljen e “te semurit te Bosforit” ne mesdhe…
      Por flasin te njejten gluhe si ne e per fat te mire nuk i ka detyruar m,e dhune kush t’a harrojne apo mos t’ua mesojne femileve se ndryshe nuk jane shtetas te vendit te vet sic ndodh ne Gerqi. perkundrazi, seminari i Kozences pergatiti edhe mesuesit e pare te shqipes.. merreni vesh njehere e mire historine e lerini prallat e mitet o korofillake, sa per myslimane e orthodokse kesaj race s’i ka henger palla kurre, se nuk jemi race e shpikur qe s’dime nga koqet e kujt kemi dale e per kete arsye duam t’u vjedhim pas vdekjes topemedhate e trimave te te tjereve si Ju!!!!

      1. ti je muslimon,mos komento per arbereshet apo arvanitet,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

        fal koqeve te sulltan Muratit,sot toka shqiptare qelbet nga 90% dobica turkoshqipfoles…………….

  6. tz says:

    piana dei greci o Fantoma dhe te gjithe ishin shqiptare te ardhur nga Greqia dhe ishin te ritit ortodoks.Jo me kot DUCE i ndrron dhe shume emra nga grek ne shqiptare

    1. Fotaqi says:

      Nuk ishin allvanoze por greke te cilet me vone e mseuan shqipen kur rane ne kontakt me shqiptaret e vjeter qe jetonin aty.Prandaj quhet piano dei grecci.Kishat Jane te gjitha greke.

      1. ben says:

        Fotaqi-provo tu thuash arberesheve te Piano degli Albanesi qe jane greke dhe ta shikosh se cfare do te te bejne. Kishat e arberesheve ne Itali jane te vetmet kisha ortodokse te njohura dhe te lejuara nga Vatikani si kisha shqiptare dhe jo greke sic thua zotrote.
        Zaten per te shtremberuar te verteten jeni kampione ju te shiturit tek greket, njesoj sic bejne dhe padronet tuaj qe kane mbushur boten me fake news. Sufllaqexhinjte e Greqise tu fallen shqipove nga mengjezi deri ne darke se po te ishte per to, do ishin akoma duke i ferkuar hallatet e Erdoganit.

      2. undefined says:

        Por perse e “mesuan” shqipen keto “greke” more Fotaq kkk apo per sport hahahaha a i peshon mendimet kur i shkruan more carac apo te flet goja perpara mendjes si nuk doli nje i hajrit nga tufa e Anastas buces por vetem toca kkk .Cmenduri

  7. erzen says:

    Ore ”byth pamuk” kush të ka thënë që muslimanët shqiptar janë turq pi**i sat’ëme , sepse e kishte nga përvoja personale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje