Facebook paralajmërim të fortë: Do t'ju mbyllim llogaritë nëse nuk keni foton tuaj

30 Nëntor 2017, 20:52Hi-Tech TEMA

Facebook së fundmi ka paralajmëruar përdoruesit e tij se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion  nëse ata  nuk ngarkojnë një foto ‘të qartë’ të fytyrës së tyre.

Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e “bots” artificialisht inteligjente, aplikacionet softuerike që kryejnë detyra të automatizuara në internet.

Facebook është i shqetësuar për përhapjen e bots, pasi ata janë  të lidhur me përhapjen e të ashtuquajturave ‘Fake News’ dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së.

Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat fallco.

Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook “të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend”, tha një zëdhënës i kompanisë për revistën Wired.

Ai nuk pranoi të ndante detajet se si funksionon procesi i verifikimit, për të parandaluar manipulimin e sistemit, por tha se kjo gjë do i ndihmonte shumë pasi fotoja do jetë unike.

Pasi të jetë kontrolluar fotografia, adresa përkatëse do të fshihet përgjithmonë nga serverët e Facebook-ut.

Facebook la të kuptohet se testi i fotos do të përdoret vetëm kur “aktiviteti i dyshimtë” zbulohet në sistem, për shembull, kur dikush që zakonisht poston nga Nju Jork papritmas fillon postimin nga Rusia.(Bota.al)

6 komente në “Facebook paralajmërim të fortë: Do t’ju mbyllim llogaritë nëse nuk keni foton tuaj”

  1. Kuq e zi says:

    Mos valle fb ka te gjitha passportat e tyre

  2. Egli says:

    Fytyra ime si e qarte e pa qart eshte me e bukur se aplikacioni Facebook, me bukur se surrati I Zukenbergut DHE pleqve cifut qe bejne ligjin ne Amerike. Fjalet I kam te qarta,te mprehta si tehu I shpates.

  3. Tirona ime says:

    Facebook eshte ne dore te Mosadit dhe CIA-s . Mua me kane hapur llogari sikur jam une. Facebook dhe google duhet te bllokohet ne Evrope. Hapin vetem probleme .jane te cmendur u duken te gjithe spiuna dhe agjenta se jane vete te tille.

  4. pfff. says:

    FB eshte shndruar ne nji Monster qe gllaberon Daten
    dhe nqs do realizohej kjo qe deklarohet ne kte media rrumpall,
    se anonimati do zhdukej si option …
    do na bente nji nder te madh ,duke na hequr jo pak shtres ne nji pjesmarrje
    ku vetem absurditeti hipokrizia maskat vallezojne ne boten e vet ,
    dhe e gjitha kjo ,vecanarishte ne faqet shqiptare natyrishte
    ku exzistojn vetem budalliqe ,keqkuptime ,abuzime ,pafytresi etj .
    Personalishte do clirohesha nga nji stress i madhe ,nqs ky ligj do vendosej edhe ne te gjitha Mediat WC -Shqiptare ku gjithcka eshte e padurushme e merziteshme stresuse ordinere

  5. Elda says:

    mua me.eshte bllokuar adresa ime me thot ju nuk mund te futeni ne adrese tuaj dhe pse vura foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje