FOTOT/ Magjia e papërsëritshme e Emeli Sande dhe si i përshëndeti shqiptaret me simbolin e shqiponjës

30 Nëntor 2017, 11:45Sociale TEMA
FOTOT/ Magjia e papërsëritshme e Emeli Sande dhe si i

Qytetarët e Tiranës, por edhe ata që kishin ardhur nga rrethet për të kaluar Natën e Bardhë në Tiranë, patën mundësi mbrëmë që të ndjekin nga afër një nga zërat më të mirë të momentit, këngëtaren britanike, Emeli Sande. “Clown”, “My kind of love”, “Hurts”, “Read all about it” ishin disa nga magjitë e Emeli Sande që ndezën Sheshin Skëndërbej.

Natyrisht që momenti që ngriti pesh mijëra të pranishmit që kishin mbushur si rrallë herë Sheshin Skënderbej, ishte ai kur këngëtarja e njohur bëri shqiponjën dy krenare, simbolin që përfaqëson tashmë shqiptarët anembanë botës.

Natyrisht, në një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët siç është festa e çlirimit edhe këngëtarja me origjinë skoceze duket se është ndjerë po aq shqiptare sa edhe të gjithë ata që kishin mbushur sheshin për të ndjekur koncertin e saj.

Nuk munguan në këtë koncert edhe interpretimet e këngëtarëve shqiptar, Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.  

1 komente në “FOTOT/ Magjia e papërsëritshme e Emeli Sande dhe si i përshëndeti shqiptaret me simbolin e shqiponjës”

  1. sonila says:

    Jemi kaq pordhacë e debila, sa që besojmë dhe dokrra të tilla, se “Emeli Sande, ndjehet shqiptare, sepse bëri shqiponjën…”(???!!!) Kur të tërë e dimë që shqiptarët, jemi si delja e zezë nëpër botë, ne sërish “pordhojmë” (pa brekë në bythë), se jemi “më të mirët”, “më të bukurit”…! Hahahahahahahahahaaaaaaa………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! , të qesh, apo të qaj…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje