Luftëtarët në Siri, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit përballë sfidës së integrimit të tyre në shoqëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse përgjatë periudhës së fillimit të luftës në Siri e deri në vitin 2015 për qeveritë e rajonit, përfshi edhe atë shqiptare, problem ishte parandalimi i shkuarjes së shqiptarëve për t’u radhitur në krah të të ashtuquajturit Shtet Islamik, tashmë sfidë kryesore është rikthimi i tyre në atdhe.

Bëhet fjalë për persona që kanë parë tmerre lufte, të cilët me një ideologji problematike mund të kthehen në një rrezik potencial për shoqëritë respektive.

Qeveritë rajonale, po ashtu edhe ajo shqiptare kanë përgatitur programe të cilat synojnë integrimin e pjesëmarrësve në luftën e Sirisë me shoqërinë dhe parandalimin e mundësisë që ata të radikalizojnë të tjerët, por edhe që të mos jenë potencialisht pjesëmarrës në konflikte të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Nga të dhënat e publikuara prej Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në Konferencën e Dytë Rajonale Koordinuese për Luftimin e Terrorizmit dhe Parandalimit të Esktremizmit të Dhunshëm në Europën Juglindore, organizuar në Brdo të Sllovenisë, nëse në konfliktin e Sirisë përgjatë viteve 2012-2017 morën pjesë 5 000 qytetarë të Bashkimit Europian, vetëm nga Ballkani Perëndimor shkuan atje plotë 1 000 persona.

Në këtë shifër përfshihen gjithashtu gra dhe fëmijë.  Nga këta, rreth 200 persona janë vrarë në zonat e luftës, 300 janë kthyer dhe 400 të tjerë vazhdojnë të qendrojnë atje.

Sipas të dhënave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të publikuara në këtë konferencë, nga viti 2012 deri në 2015, 148 shqiptarë të Shqipërisë morën pjesë në këtë konflikt.

Por, jo të gjithë ata kanë qenë luftëtarë pasi një pjesë e tyrë janë gra dhe fëmijë të shkuar nga Shqipëria pergjatë periudhës 2012-2015 si edhe të lindur aty.

Mësohet se aktualisht, 76 shqiptarë gjenden në Siri, nga të cilët 20 janë luftëtarë dhe 56 janë gra dhe fëmijë. Ndërkohë, 44 janë kthyer sëfundmi në Shqipëri nga të cilët 33 kanë qenë luftëtarë.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh humbën jetën gjatë pesë viteve të konfliktit në Siri. Të dhënat e rifreskuara nga institucionet e sigurisë kanë regjistruar 28 persona që kanë humbur jetën në zonat e konfliktit.

Lajm i mirë është fakti se që prej gjysmës së dytë të vitit 2015 dhe deri më tani asnjë shqiptar nga Shqiperia nuk ka mundur të shkojë në Siri apo Irak duke i lejuar autoriteteve që krahas pengimit të largimit për atje të ndërmartin iniciativa për integrimin e të kthyerëve përmes programeve të ndryshme.

Ashtu si edhe vendet e rajonit, Shqipëria ka kaluar nga parandalimi përmes formave represive siç është burgosja, në një “qasje më të butë” përmes ofrimit të mundësive të integrimit siç janë punësimi; zhvillimit ekonomik të zonave që kanë qenë më problematike për çështjen në fjalë dhe nxitjes së shpresës.

Shembull konkret është trajnimi i mësuesve në shkolla të ndryshme të vendit, të cilët duhet të përballen me fëmijet që kanë qenë në zonat e konfliktit.

Duke qenë se çështja e etstremizmit të dhunshëm ka qenë një tematikë më e mprehtë për Kosovën, ajo ka hedhur hapa më të shpejt në këtë drejtim krahasuar me qeveritë e rajonit.

Kujtim Bytyçi, nga Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës tha në konferencë se aktualisht nga Kosova ndodhën 60 burra, 44 gra dhe 29 fëmijë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Luftëtarët në Siri, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit përballë sfidës së integrimit të tyre në shoqëri”

  1. Alban Hamzai says:

    A eshte I vertete lajmi qe qeveria shqiptare ka rene dakort me nderkombetaret per te strehuar ne periferi te Tirane familje te luftetareve te ISIS ,qe jane nga vende te ndryshme te botes ,burrat e te cileve jane vrare ne Siri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *