Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegu : Messi është lojtari më i mirë në histori

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, ka dhënë mendimin e tij në debatin e përjetshëm se a është Lionel Messi lojtari më i mirë në histori të futbollit.

“Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pajtohem me këtë”, ka thënë Lopetegui në një intervistë për kanalin argjentinas të sportit “TyC Sports”.

Po ashtu, ai ka theksuar se Argjentina është ndër favoritet për të fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi, dhe këtë falë yllit të Barcelonës.

“Messi luan për Argjentinën, ne i kemi lojtarët që i kemi”, ka shtuar ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *