Vangjel Dule: R-EXIT është e vetmja zgjidhje për Ramën

30 Nëntor 2017, 16:13Politika TEMA

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule thotë se Rama ka vetem një mundësi dhe ajo është ikja.

“E nisi me mbetjet e bitisi me narkotikët. Dhe tashmë sërish me të parat. Në emergjencën e krijuar në vend nga skandalet e tij dhe të të vetëve, Ramës i ka mbetur vetëm një mundësi: EXIT! Sa më shpejt, aq më mirë për vendin, aq më çlirues edhe për të vetë!”, shkruan Dule, pas polemikes qe kishte në Kuvend me kryeministrin Rama.

5 komente në “Vangjel Dule: R-EXIT është e vetmja zgjidhje për Ramën”

  1. Fa says:

    O xhel! Aman tregoji ate vidion e himares me Nerinx. Ku gelon populli qe ta exitim Romen. Po perpara se ta besh shko ke griki dhe t’ja rruash ate gjene poshte. Sala psh ja u nxorri me foto per Pd me pd. Tregoja dhe ti grekerve dhe partise fantazme. Ajo godina seli tek policiaja shof 1 vite. Si eshte puna. Apo pune thriller. CAO good boy of Greece from Turkey.

  2. Arjan says:

    Si eshte e mundur qe shteti i shteti Shqiptar lejon ne parlament plehra te tille qe flasin para nje flamuri antishqiptar ,para nje flamuri qe mban mbi supe krime te shemtuaru kundrejt nje popullsie te pafajshme “vorioepiriote”.

  3. Theatrical says:

    ”exit..sa me shpejt,aq me mire per vendin (dhe per Greqine)..”hahahaha
    ta ka qefi o kurd i zi i anastasit?!

  4. Alban Dega says:

    Mendime mbi fakte

    VETEM TRI PYETJE VELLAZERORE PER ZOTIN VANGJEL DULE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me 2 nentor 2017 ndoqa pamjet makaber te protestave te organizuar nga PBDNJ e Vangjel Dules , Omonias nga biznesmenii e deputeti i LSI-se Neranxi ne Himare dhe perkahur haptazi nga kope deputetesh kamikaze te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Flamur Noka e co.
    Nuk ishte aspak e veshtire te kuptoje se ajo proteste ishte me teper nje biznes politik per te fituar votat e minoritareve pa pase asnje fushate zgjedhjesh dhe sigurisht edhe perkrahjen e Athines per llogari te bizneseve te veta si nga PBDNJ edhe nga PD-ja e LSI-a kunder Edi Rames dhe PS-se.
    Preteksti ishte gjoja diskriminimi i Minoritetit Grek ne Shqiperi…
    Tani po degjoj kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule qe po thote ne Emisionin e Arjan Canit ” Zone e e Lire ” se qeveria e sotme shqiptare kishte derguar fadromat per te shembur nje pike furnizimi me benzine ne qytetin e Himares qe kishte qene i tille qysh ne kohen e komunizmit dhe disa ndertesa te tjera te ngjashme qe i prek plani i urbanizimit te fshatit- qytet te Himares.
    Ne baze te ligjit pronaret e sotem e kishin perfituar ate ne demokraci.
    Demshperblimi qe kishte afruar qeveria e sotme ishte 20 milione leke per piken e furnizimit me hidrokarbure.
    Nderkohe pronari i saj vetem taksa i paguante shtetit shqiptar 20 000 Euro ne vit !
    Pra me shume demtohej qeveria shqiptare se pronari gjoja minoritar
    Deri ketu gjithcka eshte e qarte si drita e Diellit !
    Keto prishje po behen ne emer te urbanizimit, qe po te perkthehet ne shqip do te thote ne kthimin ne qytet, pra ne qyteterimin e Himares.
    Qe te kete diskriminim te nje qyteti apo popullsie qofte edhe minoriteare apo jo duhet qe ai te jete trajtuar jo barabar me qytete te tjera shqiptare per aresye kombesie apo cfare lloj aresyeje tjeter.
    Besoj se edhe Zoti Dule pajtohet me kete percaktim logjik krejt te thjeshte ,

    Cila eshte e verteta lakuriq ?

    Po e filloi nga kambana. Himara gjithnje si ne historine shqiptare ose evropiane ka qene nje qytet me shumice te cilesuar shqiptare. Ka dokumente qe nga arkivat e Londres, Parisit, Stambollit, Konstandinopolit, Shen Peterburgut qe deshmojne per kete fakt. Me siguri ato gjenden edhe ne arkivat greke nese nuk jane zhdukur qellimisht.
    Ketu bie poshte disrkiminimi per shkak grupi etnik ose kombesie.
    Himara nuk eshte qyteti i pare as i vetem ku po behet qyteterimi i bidonvileve dhe qyteteve as fshat as qytet, edhe fshat edhe qytet.
    Ishin pikerisht Edi Rama si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe Ilir Meta si kryeminister i Shqiperise qe nje gje te tille e filluan me qytetin e Tiranes qysh ne vitin 2000 kur u shemben ndertesa jo me taksa 20 000 euro ne vit per shtetin por edhe deri edhe 5, 10 e me shume milione euro vlere reale .
    Nga nje nevojtore masive e Sali Berishes, Sali Kelmendit, Arben Brojkes… Tirana u be dhe cilesua si nje metropol evropian per here te pare ne historine e Shqiperise.
    Kryebashkiaku Edi Rama mori titullin e Nderit si Kryebashkiaku me i Mire ne Bote.
    I vetmi rekord Boteror i nje politikani shqiptar ne historine e Shqiperise !
    Kete nisme qe e nderpreu ne gjysem te rruges Lulezim Basha me vota te vjedhura haptazi ne syte e shqiptareve e nderkombetare ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, me pak se kater muaj pas 21 janarit tragjik, iku pa lene asnje gozhde te ngulur diku ne Bashkine e Tiranes.
    Hyri si hajdut doli si m… ut prej saj !
    Sali Berisha u mor me rruge , autostrada te mega vjedhura nga banda e tij ne nje kohe qe i la rrase ne diell bashkite e qyteteve fshatra pa plane, pa koke e pa kembe, rremuje…

    Qyteterimi i gati qyteteve

    Sic e thashe me siper urbanizim do te thote qyteterim. Ate qe zbatoi ne Tirane si kryebashkiak, sapo mori mandantin e pare si kryeminister i Shqiperise Edi Rama vendosi ta shtrije ne mbare Shqiperine, qe nga Konispoli e Saranda, Gjirokastra e Vlora e deri ne Lezhe, Kukes e Bajram Currin e Sali Berishes, i cili e gjeti ate qytet alpin shume simpatik e te paster ne qershor te vitit 1992 edhe e la Kandahar ne shtatorin e vitit 2013.
    Pra nuk ka as diskriminim qytetar por investime multimilioneshe per qyteterimin e mbare qyteteve pa qytet te Shqiperise.
    Vetem Lungomarja e Vlores ka kushtuar sa qimet e kokes !
    Urbanizimi i Tiranes po shtrihet ne cdo lagje e cep te kryeqytetit shqiptar dhe sheshi Skenderbej eshte nje kryeveper arti dhe mendjeje qytetare ne saje te kesaj politike dhe mendjes se ndritur e kraheve te lehte te kudondodhurit Erjon Veliaj.
    Qyteterimi i qyteteve po shtrihet edhe neper fshatrat e Shqiperise, cka ia ka gati dyfishuar vleren e pronave dhe bizneseve aty kur dje kishte djerrina e coftina.
    Nje perfitim teper i vlefshem jo vetem per shtetin, por se pari per qytetaret shqiptare apo minoritare, perfshi edhe ata te pakices kombetare greke kudo qe jetojne si te barabarte me te bartin me vellezerit e tyre shqiptare.
    ” Une nuk i ndaj shqiptaret ne shqiptare dhe te tjere” deklaroi kryeministri shqiptar para Kuvendit te Shqiperise ku ishit edhe ju e faqe tere Botes !

    Antiqyteterimi kunder qyteterimit

    Greqia e lashte ka qene dhe mbahet edhe sot si djepi i demokracise ku lindi kjo fjale ne qytetin- shtet te Athines se Lashte.
    Po ashtu edhe vendlindja e qytetit shtet, pra qyteterimit, qe ia kalon vetem ai kinez, indian, romak, egjiptian, pers …
    Po aq ne mos edhe me i lashte eshte qyteterimi Ilir me Durrahun, Apollonine, Beratin, Shkodren …
    Universitetet me te njohura ne ate kohe ndodheshin ne Apolloni e Durres, ku studionin edhe ilire, edhe greke, edhe romake e nga mbare Mesdheu.
    Fakti qe lufterat greko- romake u zhvilluan kryesisht ne trojet ilire tregon se Iliria ishte edhe me e pasur, me e begate, me e bukur se te dyja. Perndryshe pse do duhej qe dy superfuqite e asaj kohe ne kontinentin evoprian te ndesheshein me njera tjetren ne nje e per nje toke te pavlere!
    E nuk ka asnje fakt historik qe iliret te kene sulmuar shtete apo qytete te te tjereve, perfshi edhe greket. Nena natyr eu kishte dhene me bollek gjithcka u duhej per nje jete normale ne atebote !
    Luftrat dhe dhuna jane nena e te gjitha te keqijave gjithnje e kurdo. Jane sinmptoma antiqyteterimi pasi shkaterrojne gjithcka, se pari jeten e mijera e mijera njerezve qofshin luftetare qofshin qytetare krejt te pafajshem. Lufta sjell rrenim dhe vdekje…

    Biznes donkishotesk

    Zhurmen e Himares beri me te madhe politika “albanus adversus albanus” ” shqiptaret kunder shqiptareve ” se sa cenimi apo diskriminimi i munguar e minoritetit grek ne Shqiperi qe gezon me shume te drejta se cdo minoritet jo grek ne Greqi dhe kudo tjeter ne Ballkan pervec edhe Kosoves !
    Karantina greke ndaj vizitave te cameve ne trojet, rrenojat e shtepive te pareve te vet te vrare e sakatuar, te masakruar e deportuar nga vendlindja e tyre Cameria eshte nje njolle turpi per Greqine !
    Mjafton qe nje pasaporte shqiptare te kete qofte edhe nje emer fshati apo qytet cam qe mbartesi i saj te kthehet mbrapa. Jo vetem minoritaret por asnje qytetare grek jo vetem nuk kthehen mbrapa por mirepriten si mysafire kudo ne Shqiperi nga Konispoli ne Prishtine, nga Lugina e Presheves ne Leskovik.
    Me ligjin e fundit per minoritetet qe miratoi me shumice dermuese Kuvendi i Shqiperise i dha nje leksion demokracie nenes se fjales demokraci qe eshte shume larg politikes greke ndaj jo vetem cameve. por edhe imigranteve shqiptare qe detyrohen deri te nderrojne emrat, fene, identitetin ndryshe sikterrisen nga shpikesit e “fshesave” te policise dhe asfalise greke …
    Cfare nuk thane e cfare nuk shane, Me shume deputetet e PD-se e LSI-se se vete ata te PBDNJ-se e Omonias apo nje grup minoritaresh.
    Se sa tragjikomik ishte ky biznes politik per karrike e pushtet te PD-se se per te drejta te pacenuara e tregoi me se miri vete deklarata e Z. Vangjel Dule ne emisionin ” Zona e Ndaluar” te gazetarit Arjan Cani sonte kur nuk solli asnje fakt per diskriminimin e minoritetit grek as ne Himare dhe askund ne Shqiperi… Pse ? Sepse ato nuk ekzistojne.

    Shembulli i demokracise reale amerikane

    Cfare do te ndodhte ne SHBA me piken e furnizimit me benzine te Himares!? Sic pashe nga kamerat ajo ishte krejt afer shtepive te banimit dhe qendrave social- tregetare te qytetit fshat Himare.
    E para kurre nuk do te lejohej te hapej nje pike e tille minimumi 100 metra larg banesave apo bizneseve social- tregtare dhe 5- 10 fishin me larg shkollave apo institucioneve me me shume se 25 veta.
    Pse!? Sepse pikat e furnizimit apo stacionet e hidrokarbureve jane teper te rrezikshme jane si superbomba qe ne rast te nje aksidenti apo shkendije elektrike …. rrenojne gjithcka perreth duke rrezikuar jeten e qytetareve.
    Nese dikush, qofte pronari apo lejedhenesi i tyre shkel kete ligj ai mbyllet menjehere dhe i jepet nje gjobe mbreselenese si njerit dhe tjetrit.
    Se dyti, i jepet nje afat deri ne dy jave per ta cmontuar dhe kthyer ne identitet me harxhimet e veta.
    E treta, shkelesit te rregullit apo i ligjit i hiqet pergjithmone e drejta e hapjes se nje stacioni te tille brenda territorit amerikan.
    Kjo eshte demokracia e vertete amerikane. Mbi ligjin dhe rregullin nuk ka as ligj , as Maliq , as Saliq, as Dulic !
    Me 2 nentor PDSH, PBDNJ, OMONIA, LSI shkelen ne menyre flagrante ligjin dhe mashtruan ne menyre te paskrupullt per biznes politik e qellime komplotuese krejt ne kundershtim jo vetem te interesave jetike te minoritetit grek por edhe te mbare shqiptareve.
    Po ashtu ata demtuan edhe me marredheniet tashme mjaft te demtuara nga Athina zyrtare me qeverine dhe popullin shqiptar!

    Diskriminim i shkalles madhore i Shqiperise !

    A ka diskriminim me madhor ndaj nje populli e shteti sovran si shqiptaret e Shqiperia se te mbash ne fuqi gjendjen e luftes me nje nje popull e shtet ish- te pushtuar nga i njejti armik si fashizmi italian qe para se te sulmonte Greqine kontrollonte e qeveriste ne cdo hallke te shtetit shqiptar.
    A ka diskriminim e racizem me te madh ndaj shqiptareve se bijte e bijat e tij ti imigrante ti detyrosh te nderrojne kombesine e fene kur ata derdhin djersen e mundin e tyre ne pune te dores se qyte e te trete qe asnje qytetar grek nuk pranon ti kryeje!?
    A ka racizem me te qarte se pas cdo krize qofte edhe te sajuar nga vete qeveria greke ne marredheniet me Shqiperine te veproje fshesa e policise dhe Asfalise greke kunder qindra imigranteve shqiptare!?
    A mund te quhet miqesi e jo armiqesi qe per cdo kerkese te papranueshme e ultimatumeve ndaj nje shteti sovran te autoriteteve greke, perfshi edhe Presidentin e Ministrin e Mbrojtjes se Greqise…. europarlamentare greke kercenojne e bejne shantazh se do te bllokojme anetaresimin e Shqiperise ne BE kur vete Greqia eshte e Semura e tij per shkak te korrupsionit dhe keqqeverisjes se vetvetes nga dy ish- partite e medha !?

    Tri pyetje vellazerore per Z. Vangjel Dule dhe Anastasios Janullatos

    Te drejtohem jo si Vangjel por si kryetari i PBDNJ-se dhe si ish – nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise e sot deputet i tij :
    E para, si e ndjen veten si bir i djepit te demokracise Boterore si fjale me teper se si veper kur ke pare me syte e tu e degjuar me veshet e tu me mire e me qarte se une ketu ne Nju Jork pjestare te forcave speciale, elites se ushtrise greke, kur kendojne kengen ultra raciste e mega makaber
    …. Shqiptare… shqiptare
    me zorret e tuaja
    do te bejme litare…. !?
    E dyta , si kryetar i Partise se Bashkimit te Drejtave te Njeriut a ke bere ti partia juaj ose OMONIA, nje shoqate greke ligjore ne Shqiperi, qofte edhe nje deklarate apo nje reagim kunder ketyre thirrjeve 24 karat ala Ku Klus Klan, ala SS naziste , e thene bute, te vellezerve tu, elite e ushtrise greke, kunder popullit te nje vendi aleat ne NATO e qe ka derdhur gjak e dhene heronj ne luften per liri e pavaresi te Greqise !?
    E treta, a e ke informuar Presidentin , Kryeministrin , Ministrin e Mbrojtjes, Prokurorin e Pergjithshem te Greqise, Parlamentare greke per keto akte terrori verbal e psikologjik kunder nje populli mik si shqiptaret !?
    Nese jo , vellazerisht dhe pa asnje urrejtje njerezore kam vetem nje lutje ndaj teje : nderro emrin e Partise Bashkimi i te Drejtave te Njeriut.
    Eshte emer jo i vertete, jo real, eshte mashtrim.
    Te drejtat e Njeriut jane te drejta universale pavaresisht nga shtetesia, pavaresisht nga kombesia, pavaresisht nga feja , pavaresisht nga raca, pavaresisht nga kufijte midis shteteve!
    Nuk mund te mbroje as bashkoje njerez nje parti qe nuk mbron te drejtat e cdo njeriu e populli kunder racizmit, diskriminimit per aresye race, feje, kombesie, ideje, perkatesie politiko- sociale !
    Te njejtat pyetje i kam edhe per Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse ne Shqiperi, Hiresine e
    tij Anastasios Janullatos !.
    Nese e keni bere kete detyre njerezore e hyjnore dhe jo te kunderten u kerkoj falje publike me perunjesine e nje miku te popullit grek me te cilin na bashkon jo vetem historia e gjeografia por edhe lidhjet e gjakut dhe djersa e mundi i perbashket ne te miren e Greqise dhe Shqiperise !
    Te dy si ti edhe Janullatos jeni shtetas shqiptare dhe shtetas greke.
    Nuk mund te jesh grek i mire pa qene edhe shqiptar i mire e anasjelltas !
    Si Shqiperise edhe Greqise nuk u duhet zorre litare por miqesi, barazi, vellazeri !

  5. vk says:

    O Dule pse sthua ata skafistet e himares ishin grek apo shqiptar. Se Himara nuk behet greke kur ju do suma juj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje