Zbulohet sponsori i PD, Rama: Njihuni me njeriun që përfitoi tenderat kur Basha ishte kryebashkiak

30 Nëntor 2017, 13:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sponsorin e Partisë Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit ai pyeti të gjithë nëse e njihnin shtetasin Rrok Gjokën.

Sipas tij, Gjoka ishte sponsori për fushatat elektorale të PD duke përfituar tendera.

“Kë mbaruat mor, ju ka mbaruar vaji i kandilit. Rruga e Arbrit e cila ishte 27 km, dhe propozimin e ka bërë Rrok Gjoka. E njihni ju?

Ju të republikës së re mos shihni, se nuk e njihni. Ai është themeltar i PD. Është sponsori i PD në çdo fushatë elektorale.

Është përfitues i tenderave, të kryetarit të PD kur ishte kryetar i bashkisë së Tironës tonë. Ato para po pastroni? Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash.”, tha Rama.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje