Luli dhe “shokët” e tij!

1 Dhjetor 2017, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka të paktën dy shokë të spikatur të Lulzim Bashës qysh kurse është kthyer nga emigrimi në Shqipëri në vitin 2005, të cilët ngjajnë aq shumë me njëri tjetrin. I pari është Damir Fazlliç dhe i dyti Kamil Ekim Alptekin. Të dy nëse kërkon emrin e tyre në google quhen “biznesmenë kontravers”, të dy kanë kompani biznesi dhe konsulencash, të dy janë lobues pushtetesh nga vendet e Lindjes drejt Uashingtonit, të dy përfundojnë në biznese energjish dhe armësh dhe në fund të dy janë shokë të Lulzim Bashës. Biles shumë të ngushtë. Ndajnë pushtet dhe para së bashku.

I pari u prish me të, ndërkohë që PD po ikte nga pushteti në Shqipëri pas shumë pazaresh me njëri tjetrin, dhe tani nëse e takon gjëkundi nuk të lë të ikësh, pa të shpjeguar “të zezat e Lulzim Bashës të Shkëlzenit, të Kunatit” etj.

Por i dyti është mik me të dhe sot është në qendër të vemendjes botërore.

Kamil Ekim Alptekin, shoku më i ngushtë aktualisht në botë i Lulzim Bashës, është pronar i kompanisë “Inovo BV” e themeluar në Hollandë, në 8 gusht 2005, në javën që Lulzim Basha e kishte marrë vesh emërimin e tij të parë si Ministër Transportesh në Shqipëri. Ai ishte një shok shkolle i ngushtë i Lulzim Bashës në Utrecht, por edhe pse ishte zhvendosur në Turqi, çuditërisht kompaninë e konsulencës për biznes dhe lobim e hapi në Hollandë. Aty afër ishte ende shtëpia e Lulzim Bashës.

Në Shtator të vitit 2014, Lulzim Basha ishte dëshmitar i dasmës së tij në një nga resortet turistike të njohur në Suada. Biznesmeni Alptekin festoi atje martesën e tij me gruan Nigar Talibzade si dhe ditëlindjen e fëmijëve binjakë. Çifti që ishte martuar një vit më parë, rinovoi martesën e tyre me pjesëmarrjen e miqve të ngushtë, ndër të cilët në krye ishte Lulzim Basha. Çifti sipas gazetës turke “Sabah”, së pari i pranoi dhuratat që sollën për fëmijët binjakë, dhe pastaj martesa vazhdoi në kompleksin e pishinave.

Lulzim Basha si deshmitar ne dasmen e Ekim Alptekin

Besoj se foto e kësaj ceremonie dhe vetë konfidenca e Lulzim Bashës me të, është shteruese lidhur me miqësinë mes tyre.

Interesant është fakti, që edhe pse Alptekin ka pasur një jetë shumë aktive në Turqi deri si eminecë gri e Erdoganit, edhe pse ka krijuar plot OJQ , kompaninë e tij në Hollandë, e ka përdorur për të nënshkruar një kontratë me Michael Flynn, një javë pas grushtit të shtetit në Turqi, me qëllim që të përhapte opinione negative kundër Gulenit dhe pastaj ta rrëmbenin atë forcërisht për ta çuar në Turqi. Fillimisht ai i ka paguar gjysmë million dollarë, por kontrata referuar shtypit amerikan shkonte në 15 milionë dollarë, nëse do të realizohej rrëmbimi. Është e çuditëshme se si një kompani konsuencash në Hollandë mund të gjente kaq shumë para, pa bërë ato shërbime që bënte. Dhe në fakt ndër skandalet që ju zbuluan Michael Flynn, hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse kontrata e konsiderueshme e Flynn me Alptekin “ka luajtur ndonjë rol në vendimet e tij si këshilltar i Presidentit”, duke përfshirë lëvizjen e tij të raportuar për të bllokuar një operacion ushtarak të SHBA kundër ISIS-it që Turqia kundërshtoi.

Siç shihet gjërat kanë shkuar larg, jo vetëm në një operacion pro-ISIS, por dhe në influencën ruse. Siç raporton  “Politico” Alptekin ka punuar ngushtë me biznesmenin e lindur në Ukrainë, Dmitri “David” Zaikan, për të koordinuar përpjekjet e lobimit turk në Uashington D.C dhe të dy burrat kanë negociuar marrëveshje biznesi me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sot, një gjykatë në SHBA e shpalli fajtor Michael Flynn, ish këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, për përfshirjen e tij në ndikimin rus në SHBA.

Dhe kur e mendon gjithë këto lëvizje që ka bërë Alptekin me një kompani konsulence regjistruar në lagjen ku ka jetuar me Lulzim Bashën në Utrecht, e kupton sa lehtë e ka pasur ai të çojë Lulzim Bashën për një foto me Trumpin, në përpjekje për ta nxjerrë nga situata në Shqipëri.

Përfshi këtu dhe faktin që djali i Michael Flynn ka punuar në UNMIK me Lulzim Bashën dhe bashkë me Alptekinin ishin garantët që ai do ta “kapte” një foto me Trump

Tani Lulzim Basha jo vetëm që duhet t’i nënshtrohet hetimit, por paraprakisht duhet të deklarohet për disa çështje me interes publik në Shqipëri që lidhen me këtë njeri.

Së pari ai vetë, pastaj hetimet, duhet të na sigurojnë që nuk ka pasur ndonjë lidhje kjo kompani konsulence në Hollandë, me kontratën e “Bektel Enka” qoftë dhe si nënkontraktore e konsulentit zyrtar po ashtu hollandez. Jo për gjë, por Alptekin në atë kohë duket që ka qenë afër afër punëve okulte të shtetit turk, sidomos në fushën e ushtrisë, ku ENKA ka operuar, sa mund ta ketë kapë “ndonjë stërkalë nga 1.2 miliardëshi i eurove” të “Rrugës Kombit”, siç thotë Doktori në këto raste. Po ashtu Lulzim Basha në fillim, dhe pastaj hetimet, duhet ta pastrojnë historinë e mundësisë së pagesave që kjo kompani e regjistruar nga shoku i tij, tek lagjia e tij në Hollandë, për kompaninë off-shore që ka bërë pagesën në emër të PD në Uashington.

Dhe derisa të hetohen të gjitha këto, Lulzimi është mirë të përqëndrohet dhe një herë tek letrat që ka dorëzuar në KQZ dhe gjurmët që ka lënë rrugëve me shokët e tij, se nga “ferra e vogël mund të dalë lepuri i madh”. Jo vetëm ky që ngrënë 1 milionshin e fundit.

 

 

16 komente në “Luli dhe “shokët” e tij!”

  1. Gazi says:

    Bera nje kerkim te vogel Zoti Baze dhe keto qe ti shkruan jane te sakta.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Përmbytje, një shtet i tërë në provë u vu
      Dhe PëDë-ja nisi refrenin e saj të bërë bozë …
      Por shyqyr Zotit, nuk eshtë më shkaktare Hëna Blu
      Dhe ishalla nuk “është” as Hëna Rozë” …

  2. mb says:

    Dy gjera,
    Demir Fazlic, e ka skok apo e ka pase shok?
    Michael Flynn, eshte fajtor se ka rrejt e jo per perfshirjen e tij…

  3. Shefit de Balzac says:

    luliqim fterbitha kurdoher ka qenenjepyzevengfterdhjame

  4. kashi says:

    https://www.nrc.nl/nieuws/2017/04/07/het-westen-begrijpt-niets-van-de-turkse-couppoging-8013344-a1553744
    nje artikull ne nje nga gazetat kryesore hollanndeze ku Kamil Ekim Alptekin ka paguar generaal Michael Flynn per te mbledhur informacion per Gylenin dhe rembimin e tij per ne turqi gje qe nuk u realizuar

  5. Gri says:

    Z.Mero te falenderoj per kete analize.
    Por…me duket se po le pa pune prokurorine!
    Nuk e kuptoj se cfare hetimi duhet te bejne? E
    Ja ke vendos ne sini ceshtjen! Ai prokurori qe do te merret eshte me fat. Vetem per ta cuar ne Parlament dhe ne gkykate i mbetet. Je shume bindes!

  6. Tarrasi says:

    Lere Lulin ne punen e tij mero, por lejoji gazetartet e Temes te shkruajne ndonje rresht per gjendjen e ujit “te pishem” ne Tirane.
    Po behet tashme kronike qe nje shi mesatar ne Tirane, turrbullon ujin e Bovilles. …?!
    Mose e mbro kaq hapur ate “Supermenin” e Tiranes, se po e shnderron vehten ne xhuxh.
    Tung.

    1. lavdosh says:

      akoma me politike per cdo gje? Bovilla eshte rezervuar dhe kur ka derdhje me aluvione (balte nga gerruerja e tokes) uji tirbullohet. shiko nje pellg ne avlline tende per ta kuptuar. Duhen sisteme filtrash per ta pastruar dhe qe bllokohen kur ka shume balte. Pse duhet politizuar cdo gje?

  7. ben says:

    Ha ha ha ha .
    Mbasi e beri shqiperine nja nga qendrat e xhihadisteve ne bote
    Mbasi prishi nje kishe shqiptare dhe ndertoi nje xhami turke.
    Mbasi sulmoi cdo gje te krishtere ne kete vend
    Mbasi nuk la bastard turk te vinte ne shqiperi e te ofendonte gjergj kastriotin ne shtepine e tij.
    Mbasi solli mesuesin e bin ladenit te pelliste dhe te ngrinte bythen perpjete ne mes te tiranes.
    Mbasi vendosi ne keshtjellen e gjergj kastriotit pllakatin e sullatanit qe ka vrare me shume ne histori.
    Mbasi nuk la rreth prerje pa shkuar te erdogani.
    Mbasi solli erdoganin ne ahqiperi per te deklaruar se adriatiku eshte kufiri i osmaneve.
    Mbasi u be komplet zari i erdoganit pèr cdo gje.
    Na dilka se per te gjitha keto eshte faji i lulzom bashes .
    Gallate me te madhe hipokrizi me te papare se rilindja zor se gjen.
    PS: Dhe e ka nje arsye kjo kthese e timonierit te madh. Arsyeja eshte greqia qe ja ka zene koken me dere timonierit dhe nuk ka nga leviz. Per camet rilindja sikur nuk po degjojme gje . Cne apo e zgjidhet problemin.

  8. spartaku says:

    Bravo zoti Mero! Shume interesante qenkan lidhjet nen rrogoz te Lulzim Bashes,pikerisht ai qe thrret e gerthet si derr ne parlament e ne media.Ai me paturpesine me te madhe akuzon te tjeret,kur vete eshte i dhjere deri ne kryqe.Nuk kemi prokurori ne shqiperi,qe ta hetoi,se prokuroret jane te tyre,i ka vendosur Berisha me Bashen,per t’u shpetuar ketyre pislleqeve qe kane bere dhe bejne akoma.

  9. ILIRET says:

    Ky eshte nje fakt qe kryetaret e partive qe nje dite mud te behen kryeministra te shtetit shqiptar vendosen nga agjenturat e huaja.
    – Berishen e vendosi UDB – ja Jugosllave.
    – Ramen e vendosi CIA amerikane.
    – Bashen e kane vendosur serbet dhe turqit. Ju kujtoni se Berisha e do Bashen? Jooo. Por ate ja dergoi sherbimi sekret serb ne 2005 dhe e urdheroi t’i lere partine, duke e bere Berishen te qepe gojen nese nuk do te groposet duke i nxjerre letrat.

  10. Patriroti SHBA says:

    Kaq posht ka ren kjo prokurori, qe me te drejt paska qen dhe esht e kooruptuar, e degjeneruar. Si ka mundesi qe ky far Lulezim Basha te jet kaq i lidhur me keta trafikant, qe nese hetohet, se si avulluan mbi 230 million Ero ne rrugen e Kombit, qe esht ga me te shtrenjtat ne ballkan e me gjer, por qe u be jasht standarteve te BE, del se parat jan vjedhur nga trafikantet e mesiperm, ku ben pjes edhe Lulezim Basha, si ish minister i transporteve.
    Cfar pret kjo palo drejtesi qe i mbylli hetimet ne menyren me te shemtuar, vetem te mbroi Sali Berishen, si miku kryesor i Damir Fasllicit dhe Lulezim Bashen qe paska shok per kok nje turko shak, qe ben finnancime te paligjeshme, apo djalin e ukrainasit qe paskan qen shok shkolle me Bashen dhe paskan ber cmos qe vetem te dal ne fptografi Lulezim Basha me Presidentin Tramp, paguajn qindra mijra dollar, ne menyr te jashtligjeshme, te cilat Basha i paska deklaruar asgjekundi sic kerkon ligji. Cfar faktesh dhe prova duhen me shum se kaq per ta hetuar Lulezim Bashen, qe ga menjgjezi ne dark, flet per luften kunder krimit e koorupsjonit.

  11. Dukesha e Korces says:

    Eshte spiun rus. mos u hallakasni kot. Ka rene ne rrjete ne hollande dhe pastaj ka vazhduar lojen kudo ku e kane shpene. Spiun rus.

  12. syri blu says:

    Tarasi , ti shkruaj nje koment per temen qe eshte , pastaj be dhe nje kritike per ujin e bovilles qe turbullohet ,uji i bovilles nje moment do regullohet , kurse demi qe i ka shkaktuar ketij shteti Luli , po mbulohet .Ti si thua ?? Po ti veshe nevballance te dyja temat , kane te njejten rendesi ??? Sigurisht qe jo . Eshte shkruar per ujin e Bovilles, dhe qe u shkrua cu be ?? U regullua ?? Strazimiri nuk dinte nga binte Bovilla , Merua dhe gazetaret te shqetesojne ty ?? Deshira per ta regulluar temen e ujit nga politikanet dhe qeveritaret eshte primare , dhe jo vendosja e tyre ne gazete , mund te shkruaj gazeta shpesh here dhe mund te mos zgjidhet ceshtja , ama nga ane tjeter mund te zgjidhet ceshtja edhe pa u shkruar ne gazete , eshte deshira e qeveritareve per zgjidhje problemi , dhe e fundit gazetat jane per te dhene lajmin dhe jo te ushtrojne presion ne politikane dhe qeveritare ……….. keshtu qe ……………

  13. andromeda says:

    Si ka mundësi që ky palokryeministër vijon t’i shtrijë dorën këtij gangsteri të kollarisur. Fatkeqësi kombëtare që kemi në krye këta lloj matrapazësh.

  14. taraboshi says:

    Dy fjale per komentin e benit .Jan te vegjel shume Luli me shoke para Edi Rames por ne komentusit tjere po themi qe me gjithe keto qe po dalin ne medja pse prokuroria fle gjum dhe nuk fillon hetimet duke kerkuar edhe heqen e imunitetit se per ndryshe nuk shkon ne prokurori se nuk ka njeri ne bote qe po te kerkohet nga prokuroria vetem deputetet shqiptar nuk paraqiten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje