REPLIKAT/ “Mjerë njerëzit, leri përrallat ke lënë këtë popull për gjynah të zotit”, Rama: Zoti duhet të vërë dorë në ty se…

Edhe pse rreshjet e shumta dhe përmbyetjet kanë përfshirë vendin ku i gjithë shteti është në këmbë, kryeministrit Edi Rama i është dashur t’iu përgjigjet edhe kritikave dhe komenteve nga ndjekësit e tij në “Facebbok”.

Shumë prej qytetarëve i kërkojnë llogari Ramës për gjendjen duke bërë përgjegjëse qeverinë për përmbytjen.

Por kryeministri nuk i ka lënë pa përgjigje.

REPLIKAT

Komentues 1: Me gjithë respektin që kam për ju zoti Kryeministër, lërini zbukurimet e qyteteve mënjanë për momentin dhe përqendrohuni te kanalizimet dhe sistemi i kullimit… të paktën brenda qytetit në mënyrë që mos të përmbyten sa herë bie një shi.

Edi Rama: Desita, a e mban mend 2015?! Jo me siguri! Reshjet janë në atë nivel ndërsa dëmet deri tani janë shumë nën atë nivel! Në 2015 qyteti i Fierit ishte komplet në ujë nga qendra deri në çdo cep, po ashtu Vlora e me radhë! Sot jo! Pse?! Sepse kemi punuar pikërisht për ato që sugjeron ti! Të shohim deri në fund, sepse priten prurje masive nga Vjosa, por të siguroj që nëse niveli i reshjeve nuk do të jetë më shumë se sa çfarë parashikohet, atëherë ke për të parë që dëmet do jenë më pak! Pse?! Sepse…

Komentues 2: Edi Rama kena qenë në kohën qepës edhe s’ka pas këta përmbytje futju punës edhe punës pastro kanalet kullues hap pompat e hidrovorve Erzeni jonë u bo 30 vjet që nuk pastrohet! Lëri llafet se populli po të paguan taksat edhe jena pa ujë edhe drita!! Jena në 2018 zoti Rama nuk jena në kohën e qepës.

Edi Rama: Klodjan në kohën e qepës nuk mbilleshin ndërtimet si qepë buzë lumit dhe as mbi kanale e para dhe e dyta dritat ikin edhe në Amerikë kur ka mot të keq, apo edhe Amerika është në kohën e qepës sipas zotnisë tuej?! E fundit, e mban mend dy vjet më parë se çfarë hoqëm?! Sot është po ai nivel reshjesh, por dëmet janë shumë pak deri tani! Si e shpjegon mendja jote këtë pune?! Unë shpjegimin tim e kam dhe e në përgjigjen e komentit të Desitës, lexoje po pate kohë dhe durim. Ne po bëjmë e do bëjmë maksimumin e mundshëm, pa asnjë merak për këtë.

Komentues 3: Boll me shkronja pompoze por dilni nëpër zonat e thella, se njerëzit hallexhinj nuk kane facebook që të marrin optimizëm këtu

Edi Rama: Po ti që flet në emër të hallexhinjve pse nuk shikon hallin tënd që s’di çfarë flet?! Unë jam në makine duke u kthyer nga zona të prekura dhe po e bëj punën time, pa merak Bora de Bora për këtë pjesë!

Komentues 4: Leni përrallat por mobilizo ushtrinë e emergjencat se e ke lënë këtë popull për gjynah të zotit se dhe këtë kishin mangët në këtë varfëri që është vendi.

Edi Rama: Përrallat t’i kam lënë ty Edi i vogël me mendjen sa një gogël, ndërsa ushtria dhe emergjencat janë krejtësisht të mobilizuara për popullin që s’ka mbetur të të vijë ty gjynah për fat të mirë!

Komentues 5: Mjerë njerëzit që mbetën tu lundru dhe tu mbijetu. Dhe kur të kthehen do detyrohen të blejnë mobilie. Të gërmosh dalin halle të tjera. O Zot ndale dorën.

Edi Rama: Zoti duhet të vërë dorë në ty Denisa, të të sjellë pak drite mbi fillin e arsyes po edhe ti duhet ta ndihmosh duke u shkolluar që të kuptosh çfarë flet, se kështu thonë se thotë Zoti, më ndihmo të të ndihmoj!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-fb-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-fb-2.png","attachment_id":"806785"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-fb-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-fb-1.png","attachment_id":"806786"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-komente-3-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Rama-komente-3.png","attachment_id":"806784"}]

1 komente në “REPLIKAT/ “Mjerë njerëzit, leri përrallat ke lënë këtë popull për gjynah të zotit”, Rama: Zoti duhet të vërë dorë në ty se…”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Edvino, po ti e ke pergjigjen gati per te gjithe keta robt e pakenaqur, thuju:

    “Po te mos binte shi, a do te kishte permbytje? Jo. Atehere cfare doni?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *