400 familje në situatë kritike në Darëzezë, Xhaçka: Situata nën vëzhgim

3 Dhjetor 2017, 12:30Kronika TEMA

Që prej orës 02:00 pas mesnate, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po ndjek nga afër situatën në hidrovorin e Darzezës në Fier.

Mësohet se aktualisht niveli i ujit ka rënë, por situata po mbahet në kontroll.

400 familje në fshatin Darëzezë të fierit rrezikohen nga përmbytja. Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, ka shkuar në mëngjes në këtë fshat me forca të Batalionit të Këmbësorisë, për të monituar në vend situatën.

“Niveli i ujit ka rënë, – u shpreh Xhaçka për mediat, – situata është kritike, por nën kontroll; por po punohet që hidrovori të mos dalë jashtë funksionit.”

40 forca të ushtrisë kanë hehdur thasë rëre përgjatë argjinaturës së lumit në Darëzezë, me qëllim që të çahet.

“Jemi në këmbë të gjithë për t’u siguruar që hidrovori mos dalë jashtë funksioni, argjinatura të përforcohet e të merren masa në rast emergjente për 400 familjet që preken të parat nga përmbytja e mundshme. Përgjegjësi maksimale për të parandaluar sa mundemi e për t’ju gjendur pranë gjithkujt që i rrezikohet jeta dhe prona”, tha Xhaçka.

FA jep ndihmë nga toka dhe nga uji për banorët e Darzezës. Pas dëmtimit të urës po ndërtohet një kalim provizor ndërsa ka nisur transporti i banorëve përmes motobarkave nga njëra anë e fshatit në tjetrën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje