Albright: Rugova na kërkoi që Kosova të bëhej shteti i 51-të amerikan

3 Dhjetor 2017, 09:51Rajoni TEMA

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright përshkruan takimet me Ibrahim Rugovën dhe zararin që kishte bërë politike amerikane, kur i kishte shtyrë liderët shqiptarë të takonin Slobodan Milošević-in. Si u ndreq pastaj ky zarar? Hollësi nga libri: Madeleine Albright «Madam Secretary: a memoir», Miramax Books, 2003.

Nga Shkëlzen Gashi

Për të mirën e tyre, shqiptarët vendosën t’i bënin ballë paqësisht shtypjes serbe, duke krijuar institucione paralele. Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ata ngritën me ngulm, por jo në mënyrë të dhunshme, çështjen e pavarësisë.

Qëllimi ynë ishte arritja e një zgjidhjeje përmes bisedimeve midis Milošević-it dhe shqiptarëve, e cila do t’i siguronte krahinës një shkallë të madhe vetëqeverisjeje. Për ta arritur këtë, së pari duhej të përcaktonim bashkëbiseduesit e shqiptarëve që kishin pikëpamje të ndryshme dhe ishin të përçarë. Ibrahim Rugova, udhëheqësi i zgjedhur i pushtetit të tyre në «hije», ishte një intelektual truphollë e i qetë, që njihej për shallet që mbante përherë në qafë dhe për namin si pacifist. Por, UÇK-ja që kishte armët, nuk do të pranonte që Rugova të hynte në bisedime në emër të saj. Këtë nuk do ta dëshironin as disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, të cilëve Rugova u dukej shumë pasiv ndaj serbëve dhe shumë i ashpër ndaj mendimeve të ndryshme në partinë e vet.

Rugova kishte kundërshtuar vazhdimisht të takohej me Slobodan Milošević-in, por në maj të vitit 1998 pranoi të kryesonte një delegacion të vogël që do të shkonte në Beograd për të diskutuar mundësinë e ndërmarrjes së një procesi politik (delegacioni i Kosovës përbëhej nga: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi – Sh.G.). Por, doli se ishte hap i gabuar. Shtypi serb e shfrytëzoi këtë rast dhe botoi fotografi të Milošević-it me Rugovën duke i buzëqeshur njëri-tjetrit. E botuar në një kohë kur policia serbe po plaçkiste fshatrat shqiptare, kjo fotografi e uli më shumë autoritetin e Rugovës para popullit të tij.

U përpoqëm ta ndreqnim zararin duke e ftuar atë dhe delegacionin e tij në Washington për t’i shprehur respektin tonë dhe për të nxitur unitetin. Gjatë takimit u zhgënjeva kur pashë mimikën e kolegëve të Rugovës, të cilët rrinin si të ngrirë, madje bënin edhe gjeste mosmiratimi gjatë kohës që ai fliste. Gjithsesi, Rugova foli hapur. Tha se kushtet në Kosovë po keqësoheshin çdo ditë e më shumë dhe kërkoi që NATO-ja të krijonte një zonë ndalimfluturimi, që të mos lejonte sulmet me helikopterë të serbëve. Ai vuri në dukje se qëllimi i shqiptarëve ishte pavarësia, por se mund të pranonin të kishin një status të përkohshëm si protektorat ndërkombëtar apo madje, bëri shaka ai, të bëheshin shteti i pesëdhjetëenjëtë amerikan. Unë i thashë se nuk mund ta mbështetnim pavarësinë, por do të bënim çmos për ta ndihmuar Kosovën të fitonte autonominë dhe sigurinë.¹

Kur mbaroi mbledhja, Rugova më dhuroi një gur të vogël gjysmë të çmuar nga Kosova. Një nga zakonet e çuditshme të udhëheqësit shqiptar ishte të dhuronte vazhdimisht gurë. Një ditë më parë Bill Clinton kishte marrë si dhuratë një copë kuarc gati 2.5 kilogramë. Kam njohur shumë disidentë gjatë jetës sime në Europën Lindore e kudo gjetkë. Zakonisht, e ndien menjëherë pasionin me të cilin kanë përqafuar kauzën e tyre. Kurse Rugova bënte përjashtim. Megjithëse shpesh ai të hutonte, u binda se njëra nga arsyet e forcës së tij ishte nënvlerësimi i vazhdueshëm prej të tjerëve. Njerëzit e shpërfillnin, por ai nuk dorëzohej, dhe në të vërtetë, kur kosovarët votuan, dhanë më shumë vota për të sesa për të tjerët.

Kur UÇK-ja ishte e fortë, shqiptarët nuk qenë të zotë të bisedonin me logjikë, sepse Rugova ishte shumë i dobët, e UÇK-ja shumë dogmatike. Guerilët po premtonin se do ta çlironin Kosovën nga Serbia pa bisedime dhe pa kompromise. Ata u zotuan gjithashtu se do të mbronin civilët në zonat që kishin «çliruar». Po kur serbët u hodhën në sulm, UÇK-ja ia mbathi. Fshatarët u trajtuan mizorisht nga serbët dhe u zhgënjyen nga të ashtuquajturit «mbrojtës të tyre». Si rrjedhojë, Rugova fitoi sërish aq nam sa i duhej për të formuar një ekip negociatorësh, pa marrë mbi vete damkën e tradhtarit. Megjithëse Milošević-it po i bëhej mjaft trysni për të biseduar me Rugovën për çështjen e autonomisë, dukej se kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta detyruar atë që të pranonte disa kushte të caktuara.

Delegacioni i Kosovës në Rambouillet që përbëhej prej 16 vetash përfshinte udhëheqësin e moderuar politik Ibrahim Rugova, gazetarin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, të pavarurit dhe UÇK-në. Papritmas ata zgjodhën si kryetar të tyre një komandant të UÇK-se, 29-vjeçarin Hashim Thaçi, i cili kishte një fizik të gjatë e thatim. Me të deri atëherë kishim pasë shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rënien e vazhdueshme të pozicionit të Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerje nuk e hapi gojën thuajse fare. Kur njëri nga diplomatët tanë e pyeti Rugovën se pse ishte aq i plogësht, ai u përgjigjë: «Ky është stili im». Termi «i ndryshëm» mund të ishte shpikur shumë mirë për këtë grup, i cili përbëhej nga enigmatiku Rugova, pragmatiku Surroi dhe problematiku Thaçi. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik.

¹ Mungesa e gatishmërisë sonë për ta miratuar pavarësinë nuk lidhej aq me parimet, sa me vlerësimin praktik të qëndrimeve në rajon. Maqedonia dhe Greqia kundërshtonin me forcë pavarësinë e Kosovës, sepse kishin frikë se kjo mund të nxiste ambiciet separatiste të popullsive të tyre shqiptare etnike. Edhe vende të tjera kishin pakica që ushqenin dëshira për pavarësi, si: çeçenët e Rusisë, abhazët e Gjeorgjisë, kurdët e Turqisë dhe baskët e Spanjës. Në një vështrim më të përgjithshëm, disa europianë kishin frikë se një Kosovë e pavarur do të bëhej një vatër e nxehtë e ekstremizmit islamik dhe krimit të organizuar. Pa mbështetjen e Europës nuk mund t’i realizonim qëllimet tona në Kosovë dhe, nga ana tjetër, po të përkrahnim pavarësinë e Kosovës, nuk do të kishim mbështetjen e Europës.

13 komente në “Albright: Rugova na kërkoi që Kosova të bëhej shteti i 51-të amerikan”

  1. beni says:

    Rugova ish një bajg e flliqesire e vegël e Amerikës! A shitet atdheu mor të dhjefsha varin turk i qelbur!

    1. Kuq e zi says:

      Uaaaa beni
      Rugova turk!!!
      Te dogji ajo fraza ku greqia kundershtonte pamvarsine e kosoves se kishte hallin e shqiptareve te saj etnik?????
      Po greqia ska shqiptare etnik ata jane arvanitas dhe jo shqiptar
      Tik-tak po troket ora

  2. selim paci says:

    e paska kuptu tamam se kush jan shqiptaret. jan ata qe qijn edhe veten e tyre e jo me qe lene ne balt shoshoqin ne momentet me t veshtira..
    si kta “luanet” e UCKs qe pasi I grricen bythen ujkut serb dhe pasi e zgjuan nga gjumi ate,iken me vrap si lepujt e eger ferrave…

  3. angjelini says:

    Beni, nje korrigjim te vogel. Rugova ka patur shum mangesi por Turk nuk ka qene. Ne fakt eshte me perendimori qe ka patur kosova deri me sot. Gjithsesi, pytja eshte nese punonte per pamvarsine e kosoves nderkohe bisedonte fshehtasi me antishqiptarin, Milosevic?

    1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      Hahahaha,,,,more Angjelini , a nuk e ndjen eren e Janulles ne dy komentuesit siper teje ?! Ere muti …..

  4. Mjer ti says:

    Kush jeni ju mor “beni”, I fshehur pas nje pseudonimi qe shani Ibrahim Rugoven. Me siguri nje injorant. Rugova ishte mendimtar dhe atdhetar. Por ne I duam patriotet vetem me pushke ne krah. Ai eshte njeriu qe nisi ceshtjen kosovare dhe e publikoi ate ne bote, qe bashkoi kosovaret rreth idese “Kosova Republike”, I hodhi ne aksion dhe e coi ceshtjen deri ne piken ku nisi zgjidhja me force.

    1. beni says:

      Rugova ish një hajdut që së bashku me Bujar Bukoshit ju merte 3%shqiptarve të diasporës!
      Ku jan parat e shqiptarve,në bankat e Amerikës?
      Rugova një sharlatan e bashkëpuntor i interesave të të tjerëve e jo të shqiptarve!
      Ky mut muti nuk shkeli njëher në shtetin mem shqypni!!!!!
      Ky bajge bënte gjoja se valla kish nderuar fenë e ish bër katolik,por emrin Ibrahim e mbante për turkun?
      Rugova ish hajdut i kosoves e tër shqiptarve!
      Rugova mbajti një pushtet të përjetshëm,njëlloj si tër sulltanët e diktatoret!

  5. jon says:

    Pra nga goja e kryediplomates del hapur se “pavaresia” e Kosoves ishte thjeshte lufte gjeopolitike. Pra njohja e Kosoves si shtet i pavarur eshte thjeshte ilusion. Pra kur Rrugova thote “beni cfare te doni me Kosoven, kthejeni ne protektorat apo shtet te USA” eshte shume e vertete,por zgenjim i madh. Fatkeqesia eshte se nje % e madhe mendojne se Kosova do jete me mire nene mbrojtjen e USA. E verteta eshte se jo vetem Kosova por edhe Shqiperia jane toka te pushtuara nga USA. Kejo eshte arsyeja qe ne jemi per faqe te zeze ne c’do sfere te jetes. Kur USA nderhyn ushtarakisht e di shume mire cfare do ndodhi. USA e ktheu Kosoven sic e pranon kryecifutja “ne vater te nxehte ekstemizmi dhe krimi te organizuar”. Kejo ishte e planifikuar dhe ky eshte vetem fillimi. Fatkeqesi te tjera do na ndjekin.

  6. Bozen says:

    Kjo ka qene loja e CIA-s Amerikane . Kjo zonja ben te pa dituren tani mbas vdekjes se Rugoves. Po ne Shqiperi kush e mbron Sali Berishen Serbia apo Amerika, apo te dyja bashke ?

  7. s.g. says:

    Para viteve 90 ka pasë rezoluta për Kosovën nga kongresi amerikan dhe parlamenti europian falë protestave të popullit dhe aktivitetit politik të pandërprerë të migracionit shqiptarë .Pas daljes në skenën politike në Jugosllavi të Ldk ndryshoi gjithçka çdo aktivitet politik aktiv në Kosovë cilsohej si punë e Udb intelektual me memdeme ndryshei i kompromitojshim rëndë si Adem Demaçin Rexhep Qosjen Ukshin Hotin Luljeta Pulen Gazmend Pulen e deri ma së randi Lëvizjen për Kosovën e veqanrisht UÇK u lidhën me parti me programe pasive politike të shqiptarve të Maqedonis M. Zi Serbië Sqiprinë e sulmonin rregullisht përveq Salih B. Serbinē kurrnjiherë dilte të premteve me deklarime qesharake thjesht ai s’e mbrojti popullin se populli e pagoi shtrejtë këte kvazi sovranitet ai mbrojti vehten dhe familjene tij etj. etj

  8. Bushi says:

    Ibrahim Rugova ishte ai qe ishte kundra marreveshjes ne Rambuje te Frances.Ne kohen kur luheshin fatet e Kosoves per pavaresi,ai ngerdheshej me Milosheviçin ne Beograd.Ai deri sot ngelet nje figure enigmatike,qe anaon me shume se ishte antishqiptar.Rugova dhe Sali Berisha jane dy armiqet me te medhenj te kombit shqipetar.Ata i mbijetojne politikes sot nepermjet intrigave,dhe dredhive armiqesore e antishqipetare.

  9. Mjer ti says:

    Rugova ishte Gandi Kosoves por jo kushdo e kupton rolin e tij historik. Nga menyra se si e organizoi dhe zhvilloi rezistencen popullore ne Kosove, Rugova eshte pararendes I metodave te sotme te luftes per liri e pavaresi. Organizimi nga Rugova I popullit kosovar, bindja qe krijoi tek ata per te drejten e vetvendosjes, demostratat pa dhune, kerkesa e theksuar “Kosova Republike” dhe fakti qe kosovaret e ndoqen nga pas e vuri Milloshevicin ne nje situate teper te veshtire. Si pasoje e kesaj levizje, perendimi mori vesh te verteten e kosoves nen Serbi, mori vesh qartasi krimet e Milloshevicit ndaj shqiptareve. I ballafaquar me kete gjendje, ne bisedat me perendimoret Milloshevici duhej te jepte sqarime, vec te tjetash, edhe per qendrimin ndaj shqiptareve. Levizja Rugova e pengonte Milloshevicin te avanconte planin e tij per Serbine e madhe pa lare hesapet me shqiptaret qe demonstronin cdo dite per te drejtat e tyre. Kjo beri qe Milloshevici te humbiste qetsine e sigurine dhe ta mbushte Kosoven me ushtri e polici, te ushtroje dhune por dhe te mos e prekte dot Rugoven. Si rrjedhoje ne Prishtine Milloshevici disllokoi dhe nje strukture ushtarake, Korpusin 52. Dhuna e ndermarre nen presionin e levizjes gandiste”, qe coi me pas ne aksione policore e ushtarake kunder shqiptareve dhe qe detyroi perendimin te nderhynte ushtarakisht, ishte dhe gabimi I madh I Milloshevicit. Nisur nga demonstratat disa vjecare dhe dhunes se ushtruar ndaj tyre Amerikanet hapen me Prishtine nje zyre dhe nisen te regjistronin te gjitha rastet e dhunes ndaj kosovareve. Amerikanet krijuan nje dosje me fakte nga te cilat Milloshevici nuk levizte dot dhe qe bindi boten per te sulmuar Serbise dhe clirimin e kosoves.

  10. beni says:

    Rugova është i nipi Xhafer daves nje vegl e fashizmit e Hitlerit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje