Klubi i Teutës heq dorë nga objektivat e këtij sezoni

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ecuria e mirë në startin e sezonit bëri që tek Teuta euforia të ishte tepër e madhe duke shkuar deri aty sa objektivi kryesor të ishte fitimi i një titulli.

Por, me kalimin e javëve skuadra bregdetare nuk ka bindur në lojë pasi rezultatet kanë qenë negative.

Një fakt i tillë është pranuar dhe nga ana e klubit të Teutës, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare shprehen se objektivat e shpallura në fillim të sezonit kanë ndikuar në ekip.

Gjithashtu, theksohet se edhe merkato e verës nuk ka qenë e sukseshme pasi disa lojtarë nuk kanë bindur sidomos në fazën sulmuese.

“Qetësia që ka pushtuar klubin duket se i ka bërë mirë fushës së lojës.

Fillimi i sezonit ishte shumë entuziast dhe drejtuesit ndoshta kaluan në eufori duke trumbetuar objektiva që gjithsesi duheshin marrë në rezerva, ndërkohë që gjithashtu trajneri ka pranuar se një nga arsyet e rezultateve jo të mira ka ardhur dhe si pasojë e disa gabimeve të bëra në merkaton e verës, sidomos në vijën e parë të sulmit.

 Tani Teuta ka vendosur që të heqë dorë nga deklarimi i objektivave dhe deri në mbylljen e gjysmës së kampionatit të menaxhojë me kujdes situatat dhe rezultatet, në mënyrë që diçka të korigjohet në merkato dhe ekipi ta rifllojë 2018-ën me një marsh tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit të Teutës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *