Rekordi i De Geas, 14 pritje vendimtare vetëm ndaj Arsenalit

3 Dhjetor 2017, 13:19Sport TEMA

Jo më kot Reali i Madridit prej gati dy vitesh kërkon me çdo kusht të sigurojë shërbimet e portierit të Manchester United, David De Gea, kartonit i të cilit tashmë vlerësohet 80 milionë euro.

Në takimin ndaj Arsenalit, që “Djajtë e Kuq” e fituan bindshëm me rezultatin 3-1, portieri spanjoll ishte ndër më të mirët në radhët e United. Në sfidë, që u zhvillua në “Emirates”, u shënua një statistikë interesante: De Gea kreu 14 pritje vendimtare, si asnjë tjetër më parë në historinë e Premier League-s.

Jose Mourinho duhet të ndihet me fat, sepse pa një portier si De Gea, rezultatet nuk do të ishin kaq pozitive. Me spanjollin mes shtyllave, skuadra është e e qetë psikologjikisht dhe më rezultative në fazën sulmuese.

De Gea sigurisht që nuk është i prerë për të shënuar, por një pritje e tij vendimtare është e barabartë me një gol të realuzuar në portën kundërshtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje