Shiu në jug dëbora në veri, 300 familje në Dukagjin të izoluara nga bora: Jemi në terr prej 5 ditësh

3 Dhjetor 2017, 11:04Kronika TEMA
Shiu në jug dëbora në veri, 300 familje në Dukagjin të

Veriu i vendit është përfshirë tashmë nga rreshjet e dendura të dëborës.

Mësohet se rreth 300 familje janë  izololuar totalisht në Dukagjin nga Mali Shoshit deri në Qage-Thore nga bora. Të dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjanin janë bllokuar.

Ndërkaq në aksin Qafë Thore-Theth ka rreth 60 cm borë dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhirë dhe as në këmbë.

Po ashtu në aksin Breg Lumi-Mali Shoshit ka rreth 40 cm bore dhe rruga është bllokuar.

Banorët thonë për news 24 se prej 5 ditësh janë pa energji elektrike për shkak se është bllokuar kanali qe furnizon me ujë hidrocentralin e fshatit Nderlyse nga i cili marrin energji elektrike fshatrat e tjerë. Ata apelojnë për ndihmë.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje