Patozi ironizon analizën e Bashës për humbjen në zgjedhje: Çoje partinë tek “Check Up-i" i Ramës

5 Dhjetor 2017, 14:35Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka ironizuar analizën që është duke u bërë nga strukturat e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i drejtohet liderit të PD-së duke e këshilluar që të çojë partinë te “Check Up’ i kryeministrit Edi Rama.

ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS

I dashur Lulzim,

Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”.

E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje